Kanë vazhduar edhe sot aktivitetet në kuadër të “Javës Çame”, e organizuar nga shoqata kulturore “Vizion-M”. Në kuadër të kësaj jave, në mënyrë të organizuar është bërë nisja për në Shqipëri, ku në Kllogjër do të vizitohen varrezat çame. “Java Çame”, e cila ka filluar nga dje, ku disa pjesë të Shkupit u zbukuruan me banderola “I love Çamëria”, do të zgjasë 7 ditë. Ndërkohë janë paraparë një sërë aktivitetesh tjera. Siç njoftojnë organizatorët, në ditën e diel dhe të hënë do të mbahet një turnir i futbollit dhe basketbollit, ndërsa të martën, do të bëhet prezantimi i librit nga…
Author: Jeta almakos
“Më shumë ministri dhe më pak gra, staf i Gruevskit, shumë fjalë e pak të thënë, të gjitha gënjeshtra të zbuluara, ky është vlerësimi i Programit dhe i përbërjes së Qeverisë së re. Është pak hipokrite të flitet për interesat strategjike të vendit dhe kandidati për ministror të jetë mbështetës i regjimit të Putinit“, tha sot deputetja e LSDM-së Slavjanka Petrovska në seancën e votimit të Qeverisë. Ajo tha do të fillojnë me demaskimin e gënjeshtrave të VMRO-DPMNE-së që shërbyen vetëm për të ardhur në pushtet.
Hristijan Mickoski do të jetë kryeministri i 13-të dhe do të udhëheqë qeverinë e 20-të që nga shpallja e pavarësisë së vendit. Qeveria e re e propozuar nga Mickoski do të ketë 24 anëtarë. Përveç kryeministrit do të jenë edhe 23 zëvendëskryeministra dhe ministra të tjerë, 20 prej të cilëve kanë portofol. Në qeverinë e re do të jenë 20 burra dhe vetëm tre gra. Mosha mesatare e anëtarëve të qeverisë është 47 vjeç. Më i madhi është 66 vjeç dhe më i riu 33. Pesëmbëdhjetë anëtarë janë nga koalicioni i udhëhequr nga OBRM-PDUKM, gjashtë nga koalicioni Vlen dhe dy…
Kryeministri në ardhje, Hristijan Mickoski, sot në Kuvend prezantoi programin e ri të qeverisë. “Po vjen ora kur atdheu duhet të bëjë më shumë për qytetarët. Secili prej jush ka bërë gjithçka për atdheun tuaj, tani është koha që ajo të bëjë për ju. Situata në vend është afër vdekjes klinike, institucionet janë çuar në rrënim dhe mosfunksionim. Ne do të përgjigjemi me vendosmëri dhe publiku do të informohet për gjithçka. joftoj menjëherë nisjen e furishme të investimeve. Nga e martja njoftoj një investim prej 400 milionë eurosh dhe më pas do të ulim taksat dhe do të rrisim pensionet”, u…
Shkupi nga e hëna do të jetë pa kompani private. Arsyeja që kompanitë private do të ndalojnë transportin e pasagjerëve nga ora 10 e së hënës është se nuk kanë ndërmend të operojnë më. Ata thonë se kanë marrë paradhënie vetëm në pesë javët e para pas arritjes së marrëveshjes dhe më pas asgjë për gati një vit. Nuk bëhet fjalë vetëm për pagat, thonë transportuesit, por edhe shpenzime të tjera për trafikun në linjat e qytetit në Shkup. Prandaj, nga mëngjesi i së hënës do të fiken dhe qyteti do të mbetet sërish pa transportues privatë. Më shumë se…
Programi i Qeverisë dhe konceptet e partive që janë pjesë e mazhorancës janë të ndryshme nga premtimet që u janë bërë qytetarëve dhe çështjet që janë hapur në të kaluarën në mënyrë manipulative dhe i janë imponuar opinionit nuk janë fare, tha deputeti i LSDM-së dhe koordinator i grupit parlamentar Oliver Spasovski sot në Kuvendin e Maqedonisë gjatë debatit për zgjedhjen e Qeverisë. “Nëse i shikoni deklaratat para zgjedhjeve, në të cilat shpallni se nuk do të përdorni emrin kushtetues ose se nuk do të përdorni mbiemrin, sot keni deklaruar se do ta bëni. A është ky koncepti i ri?…
Në seancën e sotme në Kuvend, deputeti nga rradhët e VLEN-it Halil Snopçe, në një replikë ndaj Skender Rexhep Zejdit, tha se BDI-ja duhet japi përgjigje për disa çështje, përfshirë moslirimin e të burgosurve politikë dhe ligjin e 20 për qindëshsit. Ai gjithashtu theksoi se nuk duhet gjykuar e kaluara për veprimet qëdo të realizojë qeveria në të ardhmen. Ai shtosi se Maqedonia e Veriut ka qenë ndër vendet më të korruptuara, dhe me parametrat më të këqija demokratike gjatë qeversijes së BDI-së. “Po filisni në emër të personit që nuk ka përfaqësim të duhur, apo në emër të personit…
Ivan Stoillkoviqin nuk e sollëm ne, por e gjetëm nga BDI”. Kështu deklaroi kryetar i Lëvizjes Demokratike Izet Mexhiti, për akuzat e partisë tashmë opozitare, për propozimin e VMRO-së që Ministër i Marrëdhënie mes Bashkësive të jetë Ivan Stoilkoviq, i njohur për qëndimet e tij kundër Kosovës, masakrës së Srebrenicës dhe mbështetës i politikës ruse. Mexhiti shtoi se nuk janë të kënaqur me këtë propozim, por e pranojnë sepse është propozim i dhënë nga partnerët e tyre të koalicionit. IZET MEXHITI, KRYETAR I LËVIZJES DEMOKRATIKE ”Nuk jemi shumë të kënaqur që Stoilkoviq do të jetë koleg i joni në Qeveri,…
Pas deklaratave të ish-kryeministrit grek, Aleksis Tsipras, se nëse nuk do të ishte nënshkruar Marrëveshja e Prespës në vitin 2018, do të kishte pasur presion ndaj Greqisë që ta njohë Republikën e Maqedonisë me atë emër, ka njoftuar në rrjetet sociale ish-kryeministri maqedonas, Nikola Gruevski. Ai ka shkruar se asnjëherë nuk ka qenë pro ndryshimit të emrit dhe se pretendimi i tij është vërtetuar i saktë. “Shumë njerëz thanë se nuk kishim zgjidhje tjetër veçse të pranonim propozimin grek për ndryshimin e emrit, historisë dhe identitetit. Nuk e kam menduar kurrë. Këto ditë, kryeministri grek Tsipras, gjatë kohës së të…
Arben Taravari nga koalicioni VLEN i është përgjigjur BDI-së për akuzat që kjo e fundit i bëri në lidhje me heqjen e mekanizmit të Balanserit. “Është interesante se si BDI-ja dhe mediat e saj akuzojnë Qeverinë e re se nuk ka mbajtur premtimet… Kam një informacion të thjeshtë për ta: Ende nuk jemi mandatuar, ne nuk mund të realizojmë pa filluar punën ato që BDI-ja për 22 vjet nuk i bëri dot”, ka shkruar Taravari në reagimin e tij.
Një ushtar profesionist 25 vjeçar ka ndërruar jetë mbrëmë pas përkeqësimit të gjendjes gjatë kursit 24 ditorë në Batalionin për Forca Speciale “Ujqit”. Shtabi i Përgjithshëm ka njoftuar se gjendja e tij është përkeqësuar rreth orës 18:30 minuta, ndërsa me ndihmën e parë ushtarake është dërguar në Negotinë dhe më pas në Kavadar. Nga aty është nisur për Shkup, por me të arritur në hyrje të Klinikës Intensive është konstatuar vdekja e tij. Por pse në gjendje të tillë nuk ka pasur në ndihmë një helikopter për ta dërguar në spital. Shtabi Përgjithshëm thotë se nuk kanë helikopter që i…
Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot ka realizuar takim me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Anxhela Ageler. Në takim, kumtuan nga kabineti i Siljanovska Davkovës, është biseduar për mundësitë për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, për integrimet euroatlantike të Maqedonisë, si dhe për potencialin që ofron Dialogu Strategjik për konkretizimin e bashkëpunimit dypalësh ndërmjet dy vendeve. Presidentja Siljanovska Davkova u falënderua për mbështetjen e gjithanshme nga SHBA-ja dhe e theksoi gatishmërinë për thellimin e mëtutjeshëm të miqësisë SHBA-RMV dhe mbështetjen e ndërsjellë në drejtim të realizimit të qëllimeve të politikës së jashtme të Maqedonisë. Në këtë kontekst, Siljanovska-Davkova…

