Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtu në kryeqytet ku dyshohet se një pacient është hedhur nga dritaret e spitalit ushtarak këtu në shkup. Ekipi ynë tentoi të kontaktojmë me drejtorin e spitalit por i njejti i kishte dyert e mbyllura. Policia e terrenit e cila ishte duke monitoruar situatën i tha Klan Maqedonisë se pacienti ka disa kocka të thyera dhe lëndimë trupore, ndërsa nga drejtori i spitalit nuk kishte asnjë informacion shtesë pasi I njejti nuk u përgjigj as në thirrjet telefonike. Në mengjes në redaksinë e Klan Macedonia kishin arritur pamje ku shihen mjekët teksa i jepnin…
Author: Jeta almakos
Kryeministri Hristian Mickoski duke komentuar vendimin që duhet të merr Gjykata Kushtetuese lidhur me ligjin për Gjuhet dhe akuzat e BDI, thotë se BDI po kritikon gjykatësit të cilat I ka zgjedhur vet kur ishë pjesë e pushtetit. Ndërkaq, sa I përket sigurisë në vend, ai njoftoi se nuk ka asnjë rrezik të mundshëm dhe as nuk do të lejojmë të ketë. “Ata janë gjykatës të kushtetueses që janë zgjedhur nga shumica që udhëhiqej nga LSDM-BDI. Tani as që I njoh ata gjykatës, e as që e di se kush janë, përkundrazi disa prej tyre I kemi sulmuar. Por, të…
BDI: NËSE SHKELEN ARRITJET E MO PASOJAT DO TË JENË TË PARIKUPERUESHME MEXHITI: KUSH PREK MARRËVESHJEN E OHRIT PREK MARRËDHËNIET NDËRETNIKE Partitë politike shqiptare kanë ngritur alarmin drejt gjykatës Kushtetuese për një vendim të drejt për Ligjin për gjuhet. Sipas BDI-së nëse Gjykata Kushtetuese vendos të shkatërrojë arritjet e Marrëveshjes së Ohrit, pasojat do të jenë të parikuperueshme. Edhe Zv.kryeministri Izet Mexhiti i bëri thirrje Gjykatës Kushtetuese për qasje serioze sipas tij, Ligji i Gjuhëve del nga Marrëveshja e Ohrit, e cila është shtyllë e Kushtetutës dhe nuk do të lejohet të preket një gjë e tillë. Në pritje të vendimit të…
Kisela Voda subvencionon vaktin ditor të fëmijëve me status te dobët social nga shkolla dhe qëndrimin e tyre në kopshte. Komuna e Kisella Vodës edhe një herë subvencionon vaktin ditor të fëmijëve me status te dobët social nga shkollat dhe qëndrimin e tyre në çerdhe nga kjo pjesë e qytetit. Përmes thirrjes publike në të cilën përcaktohen kriteret për aplikim nga familjet në nevojë sociale të cilat kanë një fëmijë me qëndrim të zgjatur në shkollat fillore apo kopshtet e zonës së komunës dhe gjatë qëndrimit përdorin vakt të ngrohtë. Sipas Rregullores për subvencionimin e faturave mujore për ushqimin ditor…
Biznes informues është në dispozicion për komunitetin e biznesit nga komuna e Kisella Vodës. Ai është vendosur në ueb faqen e komunës dhe në një vend, ofron informacione kyçe për të mbështetur bizneset përmes shërbimeve apo iniciativave specifike. Është pilot projekt i realizuar nga Komuna e Kisella Vodës së bashku me Projektin e USAID-it për forcimin e kapaciteteve për shfrytëzimin e resurseve. Ky mjet interaktiv u ofron subjekteve të biznesit të regjistruar në portalin GIS një gamë të gjerë shërbimesh mbështetëse dixhitale dhe administrative. Përmes tij, subjekteve afariste u mundesohet akses i shpejtë dhe i lehtë në informacionin e…
Kryetari i komunës Orce Gjorgjievski dhe kryetari i Shoqatës së punëtorëve social Trbojeviq hapën zyrën për përkrahje sociale të çifteve të reja të martuara nga komuna e Kisella Vodës. Kjo zyrë është e para dhe e vetmja e këtij lloji në Maqedoni dhe do të ofrojë mbështetje profesionale dhe këshilla falas për tejkalimin e vështirësive dhe ruajtjen e komunikimit të shëndetshëm mes çifteve të ardhshme të martuara, gjë që është çelësi i stabilitetit të çdo familjeje. Kjo iniciativë është rezultat i bashkëpunimit me Shoqatën e Punëtorëve Socialë, e cila siguron ekipin profesional, ndërsa komuna ka siguruar hapësirën. Zyra u…
Deklaratat e qeverisë për bashkimin e ASK-së dhe AI-së janë vetëm vazhdimësi e asaj ku kishte mbetur në vitin 2016 kur kishte mosrespektim dhe shkelje të plotë të të gjitha lirive dhe e para nga pushteti i asaj kohe, tha deputeti i LSDM-së, Oliver Spasovski. “Vetë njoftimi i drejtorit të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare së fundmi në Facebook, se kjo do të jetë ditëlindja e fundit e Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, tregon për faktin se shërbimet do të hiqen, pra bashkimi dhe formimi i një shërbimi të ri. Askush nuk po e kërkon këtë tani nga Maqedonia, sepse reforma ishte…
Kështu dukej aksi “Strazhë” këtë mbrëmje. Reshjet e borës bllokuan qarkullimin. E nga LAAM dolën me njoftim se në aksin rrugorë Gostivar-Kërçovë nga ora 21.40 ka ndalesë për qarkullim të automjeteve të rënda transportuese./tv21.tv
Zëvendës-kryeprokurori Xhelal Bajrami ka demantuar zërat se personin e dyshuar për zjarrëvënie në veturën e tij dhe veturave të tjera e ka familjarë, transmeton TV21. Bajrami i tha TV21 se të njëjtin nuk e ka familjarë dhe siç shtoi nuk e ka takuar asnjëherë. “NUK ËSHTË E VËRTETË se të dyshuarin për zjarrvënie të veturës sime dhe veturave tjera e kam familjar dhe se të njëjtin asnjëherë të vetme nuk e kam takuar në jetë, sidoqoftë le tu mbetet në nderin e atyre që kaq lehtë shpifin dhe rrejnë paturpësisht në këso fatkeqësi, (e kam fjalën për partitë politike)”, tha…
Koordinatori i Grupit Parlamentar të Frontit Europian, Blerim Bexheti nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook ka reaguar në lidhje me deklaratën e zëvendëskryeministrit të parë Izet Mexhiti ku ky i fundit sot deklaroi se pritet që gjykatësit shqiptarë të mos marrin pjesë në seancë, me çka cili do që të jetë vendimi, i njëjti nuk do të ketë legjitimitet. Bexheti shkruan: A e kuptoj më në fund Izet Mexhiti se nuk bëhet fjalë për TRE NENE por për Ligjin për përdorimin zyrtar të Gjuhës Shqipe në TËRËSI?! A e “kthjelli” rendi i ditës i Gjykatës Kushtetuese për mbledhjen e…
Zëvendësministri i Jashtëm Zoran Dimitrovski po merr pjesë në Këshillin Ministror të OSBE-së që mbahet në Maltë, me pjesëmarrjen e ministrave dhe përfaqësuesve të lartë të 57 vendeve pjesëmarrëse dhe 11 partnerëve të bashkëpunimit aziatik dhe mesdhetar. Takimi po zhvillohet në një kontekst jashtëzakonisht kompleks gjeopolitik, i shkaktuar nga agresioni rus kundër Ukrainës. Dimitrovski, në cilësinë e kryesuesit të OSBE-së në vitin 2023 dhe anëtar i Trojkës së OSBE-së kryesoi seancën e dytë të Këshillit të Ministrave. Duke iu drejtuar ministrave, duke dënuar agresionin, Dimitrovski iu bashkua thirrjeve që Federata Ruse të tërheqë forcat e saj nga Ukraina dhe t’i…
Në më pak se katër ditë, të paktën 11 gjimnazistë përfunduan me lëndime dhe fraktura vetëm në spitalin Naum Ohridski, duke ndjekur trendin “superman” tiktok. Është një sfidë e rrezikshme mes gjimnazistëve, por edhe nxënësve të shkollave fillore, e cila është gjithnjë e më e pranishme nëpër shkolla. Në Zelenikovë të Shkupit, afër shkollës fillore, një baba ka raportuar në polici se djali i tij ka pësuar lëndim të rëndë nga kjo sfidë. Sfida është që dikush të kërcejë me një krah të shtrirë si personazhi i librit komik Superman dhe grupi hedh në ajër djalin ose vajzën e sfiduar.…

