Author: Jeta almakos

Reagime të shumta para mbajtjes së seancës së Gjykatës Kushtetuese, kur të mërkurën në rend të ditës do të jetë debati për dispozitat e Ligjit për gjuhët. Udhëheqësia e ngushtë e BDI-së mbrëmë mbajti takim ku është vlerësuar se këto veprime janë pjesë e fushatës së orkestruar të Qeverisë jolegjitime dhe paraqet kërcënim serioz për stabilitetin e shtetit. Ata dërguan letër deri te SHBA-të, BE-ja dhe NATO, me të cilën i bëjnë thirrje që të ndërmarrin aksion për, siç thuhet, të parandaluar groposjen e paqes dhe destabilizimin e vendit. “Më 11 dhjetor, Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut pritet të…

Lexo më Shumë

Ish-zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka përshëndetur nismën e mbi 250 akademikëve shqiptarë kundër tendecave të Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e gjuhës shqipe. Grubi shkruan se të njejtin shqetësim e ndajnë qytetarët pa përjashtim, mirëpo zanafilla e kësaj problematike është prej më 8 maj kur nuk u respektua as vullneti i popullit dhe VLEN u bënë pjesë e qeverisë së re. Grubi shkruan se kur flitet për gjuhën shqipe nuk ka parti por vetëm komb. Regimi i plotë: Përshëndes guximin akademik dhe kombëtar të intelektualëve shqiptar kundër tendencave sistematike për të zhbërë çdo të arritur kombëtare në aspektin e barazisë…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti u ka bërë thirrje  qytetarëve për qetësi dhe gjakftohtësi. ai ka theksuar se Qeveria ka punuar dhe po punon për të tejkaluar sfidat dhe për ulje të tensioneve. Postimi i plotë i Mexhitit Për çështjen e gjuhës shqipe ne jemi në të njejtën anë me të gjithë shqiptarët. Askush të mos ketë as dilemën më të vogël lidhur me këtë! Të drejtat e fituara nuk mund të suprimohen dhe as të abrogohen. Për këtë jemi garantues ne, përfaqësuesit e popullit në institucione. Si Qeveri po punojmë në gjetjen e zgjidhjeve afatgjata për problemet e krijuara e të…

Lexo më Shumë

Krenar Lloga akuzoi pushtetin s epo tentojnë siç thotë, të mjegullojnë dhe normalizojnë idenë se se do të hiqen vetëm 3-4 nene nga Ligji për Përdorimin e Gjuhëve që Lloga thotë se, këto nene përbëjnë vetë thelbin e ligjit, i cili garanton përdorimin e gjuhës shqipe, përcjell TV21. Lloga tha se, Gjykata Kushtetuese duhet ta kuptojë se Kushtetuta nuk është thjesht një akt juridik, por edhe akt politik, ekonomik dhe shoqëror, që reflekton realitetin multietnik të vendit, që siç thotë, vendimet që anashkalojnë këtë realitet, sjellin asoja të rënda në unitetin dhe stabilitetin e shtetit “Nënvetëdija i tradhtoi Mickoskin dhe…

Lexo më Shumë

“E përshëndes dhe mbështes qëndrimin e më tepër se 250 intelektualve dhe profesorëve universitar”, ka shkruar nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi. “Shqiptarët po bashkohen dhe ky bashkim po bëhet vetëm për të mbrojtur të arriturat që i kemi shënuar së bashku nga viti 2001 e këtij. Nuk bëhet fjalë për 2-3 dispozita, siç tentuan të manipulojnë opinionin. Nuk bëhet fjalë për vërejtjet e opinionit të Komisionit të Venecias. Bëhet fjalë për shfuqizim të shqipes si gjuhë zyrtare. Ashtu siç e kemi parë, një prej iniciativave më voluminoze kundër gjuhë shqipe është iniciativa e VMRO-DPMNE-së. Me atë iniciativë kërkohet shfuqizimi i…

Lexo më Shumë

Mbi 250 intelektualë dhe profesorë universitar shqiptarë u nënshkruan në një letër publike drejtuar Gjykatës Kushtetuese, të cilës i kërkojnë të mos e shfuqizojnë përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe. Rektori i UEJL-së Abdulmenaf Bexheti, rektori i Universitetit të Tetovës Jusuf Zejneli dhe i “Nënë Terezës” Izet Zeqiri, janë në mesin e atyre që e kanë nënshkruar këtë letër. Ndërsa, në të njejtën letër janë nënshkruar edhe dekanë, profesorë e intelektual tjetër shqiptar si: Jeton Shasivari, Mersim Maksuti, Agni Dika, Ruzhdi Matoshi, Fati Iseini e të tjerë. Akademikët shqiptarë i thonë Kushtetueses se dyshojnë që do të bëhen pjesë e realizimit…

Lexo më Shumë

“Kemi informacione operative se një ish-kryetar komune i BDI-së ka qenë drejtpërdrejt i përfshirë në organizimin e ngjarjeve të 28 nëntorit”, kështu tha ministry I Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski për të cilën reagoi Bashkimi Demokratik për Integrim, përcjell TV21. BDI tha se, Toshkovski gjatë gjithë kohës ka treguar mungesë profesionalizmi dhe kredibiliteti dhe shtoi se, ministri për të mbuluar dështimet e tij, përfshinë ish-kryetar komune nga BDI në organizimin e incidenteve të Ditës së Flamurit. BDI tha se, Toshkovski ka humbur besimin e qytetarëve dhe kërkoi nga ai që të dorëhiqet. “Është ironike dhe e papranueshme që Ministri i…

Lexo më Shumë

Më datë 06.12.2024 rreth orës 16:45 në Sektorin për Punë të Brendshme Shkup, nga Poliklinika Çair është raportuar se tek ata është sjellë një foshnjë dhjetë muajshe pa shenja jete. Një mjek ka deklaruar vdekjen, pa shenja dhune të dukshme. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë i foshnjës së ndjerë është dorëzuar për obduksion.

Lexo më Shumë

Seanca për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit të Gjuhëve do të mbahet më 11 dhjetor. Ndërsa, dy gjykatësit shqiptar Osman Kadriu dhe Naser Ajdari kanë konfirmuar se nuk do të marrin pjesë. Zëvendës kryeministri, Izet Mexhiti, këtë herë është treguar i rreptë me gjykatësit kushtetues. Thotë se kushdo që prek Marrëveshjen e Ohrit ka prek marrëdhëniet ndëretnike dhe stabilitetin e këtij shteti. Izet Mexhiti, zv/kryeministër “Ftoj gjithë institucionet dhe qytetarët të marrin me qetësi këtë punë, e ftoj edhe Gjykatën Kushtetuese ta sheh këtë si çështje politike jo vetëm juridike. Për shkak se ligji i gjuhëve del nga Marrëveshja e…

Lexo më Shumë

Në bazë të aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore Publike Shkup dhe pas procedurës gjyqësore, Gjykata Themelore Penale Shkup sot ka nxjerrë aktgjykim të shkallës së parë me të cilin LJ.K. nga Stajkovci e shpalli fajtor dhe e dënoi me 20 vjet burg për kryerjen e dy veprave – Vrasje nga neni 123 paragrafi 2 pika 1 të Kodit Penal. Në korrik të këtij viti, Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka ngritur aktakuzë me të cilën i pandehuri akuzohet se në mënyrë mizore dhe gjatë dhunës në familje më 14.05.2024 me dashje i ka marrë jetën vëllait të tij dhe…

Lexo më Shumë

Koalicioni VLEN sot në konferencë për media i bëri thirrje Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) që problemet e tyre familjare të mos i shpalosin si probleme shtetërore dhe të mos ngritin pluhur në opinionin publik rreth tensioneve ndëretnike. “BDI edhe kësaj radhe si çdo herë deri më tani dështoi për të ngritur tensione ndëretnike në vend. Ata për një javë rresht gënjyen opinionin duke fabrikuar lajme të rreme se gjoja djegia e veturave dhe lokalit në Kumanovë kanë prapavijë etnike. Kështu ata tentuan të hedhin vrer mbi koalicionin VLEN ku edhe inicuan interpelancë mes tjerëve edhe mbi zëvendësministrin Astrit Iseni”,…

Lexo më Shumë

“Superman”, është sfida në Tik Tok, që ka lënduar 11 nxënës. Nxënësit që kanë kërkuar ndihmë mjekësore në  Klinikën për Sëmundje Kirurgjike, janë të moshave nga 10 deri 16 vjet. E pyetur se çfarë do të ndërmarr Ministria për këtë situatë shqetësuese që po ndodh, ministrja e Arsimit dhe Shkencës u kërkon nxënësve që në vend se të garojnë për sfida tik tok-u, të bëjnë gara në mësim. Vesna Janevska, ministre e Arsimit dhe Shkencës “Ju bëjë thirrje nxënësve të shkollave të mesme që në vend se të bëjnë gara Tik Tok-u të bëjnë gara në arsim dhe shkencë. Telefonat…

Lexo më Shumë