Author: Jeta almakos

Deputetët e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, pjesëmarrës të programit të IVLP sot janë takuar me ambasadoren e SHBA-ve në vendin tonë Angela Aggeler. Këtë e ka bërë të ditur deputetja e Frontit Europian Arbana Pasholli. “Si pjesëmarrëse e programit IVLP, sot në Kuvendin e R. të Maqedonisë së Veriut bashkë me kolegë të tjerë deputetë pjesëmarrës në programe të ndryshme të mbështetura nga Departamenti i Shtetit Amerikan, dhe Ambasada e SHBA në Maqedoninë e Veriut, patëm mundësinë dhe kënaqësinë të takohemi me Ambasadoren Angela Aggeler për të shkëmbyer rreth përshtypjeve dhe përvojës së fituar gjatë qëndrimit tonë në SHBA”,…

Lexo më Shumë

Inspektorati Shtetëror i Arsimit përgënjeshtron ministren Vesna Janeva e cila tha se një prej mësueseve organizatore do të mbajë përgjegjësi për manifestimin e 28 Nëntorit në shkollën “7 marsi” në fshatin Çellopek, ku u shfaqën fëmijë të veshur me uniforma të UÇK-së dhe me armë plastike në duar. Inspektorati kumton se vetëm shkolla do të marrë masë disiplinore. Ministresha e Arsimit Janevska dje e pyetur rreth inspektimit të bërë në shkollën “7 marsi” tha se raporti për mbikëqyrjen në Çellopek është kryer dhe Inspektorët kanë konstatuar parregullsi, për çka përgjegjëse do të mbahet një mësuese. E pyetëm drejtorin e shkollës…

Lexo më Shumë

Lajmi i Televizionit Klan dhe gazetarit Nevrij Ademi detyroi drejtorin Agim Berisha të ndërpresë dhe të prishë marrëveshjet me kompaninë e nuses së djalit të tij, të cilës i kishte dhënë afro 300,000€. Në faqen zyrtare të prokurimeve publike, sot të dy tenderët rezultonin të prishur. Por kjo nuk e zhvesh Berishën nga përgjegjësia. Sot kemi pyetur Prokurorinë Themelore Publike se a ka paraqitje dhe a është duke u ndjekur rasti. Nga atje na janë përgjigjur: “Të nderuar, deri në Prokurorinë Themelore Publike në Tetovë është dorëzuar paraqitje nga një person, e cila tanimë i është dhënë prokurorit publik me…

Lexo më Shumë

E ardhmja e Maqedonisë është vërtet e ndritur dhe SHBA-të do të qëndrojnë me ju, për të përmbushur synimet tuaja, për një demokraci plotësisht të integruar në BE, tha zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Aleksandar Kasanoff gjatë takimit me kryeministrin Hristijan Mickoski. Kasanoff tha se SHBA-të e shohin sinqeritetin e autoriteteve maqedonase, jo vetëm në atë që thonë, por edhe në atë që bëjnë për integrimet evropiane. Aleksandar Kasanoff “Rikonfirmuam mbështetjen e SHBA-së për aspiratat për integrim të plotë euroatlantik.  Ne i njohim sfidat me të cilat u përballët për t’u bërë anëtare e NATO-s dhe…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri për qeverisje të mirë, Arben Fetai, mori pjesë në Samitin e BE-Ballkani Perëndimor – Një qasje e rinovuar në rajon. Fetai foli për rikthimin e besimit të qytetarëve në institucionet e vendit, forcimi i sigurisë, lufta efektive kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, sigurimi i pavarësisë gjyqësore dhe ruajtja e shtetit të së drejtës — këto janë prioritetet kryesore strategjike të Qeverisë së re të Maqedonisë së Veriut. Ai vuri në theks se Qeveria e re e kupton që pa një sistem të fortë, të transparencës dhe të përgjegjshmërisë, shoqëria jonë nuk mund të përparojë. “Një fushë kyçe ku…

Lexo më Shumë

Kush është shqiptari më i pasur në botë kanë qenë gjithmonë shumë pyetje në rrjetet sociale, në kafene dhe në odat e burrave. Janë përfolur shumë emëra dhe janë paragjykuar të tjerët, dikush ka thënë Bexhet Pacolli, dikush Zamir Mane e dikush Lazim Destani apo djali i tij Nazif Destani. Portali TetovaSot ka biseduar me ChatGPT duke e pytur se cili është shqiptari më i pasur në botë. Sipas ChatGPT shqiptari më i pasur në botë është Nazif Destani nga kompania ECOLOG edhe atë me një pasuri 3 miliardë dollarësh, nuk dihet nëse mund të jetë e saktë, por TS…

Lexo më Shumë

Interpelanca e paralajmëruar nga Bashkimit Demokratik për Integrim disa ditë më parë, për 4 ministrat të qeverisë aktuale, ka përplasur zv/kryeministrin e parë Izet Mexhiti me ish partinë e tij. Mexhiti thotë se BDI duhet ta kuptojë se në qeveri shqiptarët i përfaqëson VLEN-i dhe se është thyer miti se BDI do të jetë përjetësisht në pushtet. IZET MEXHITI,ZV/KRYEMINISTËR I MAQEDONISËS SË VERIUT “Duke ngritur interpelancë përpara Kuvendit për punën time, BDI po mundohet në të gjitha mënyrat të paraqitet si faktor relevant dhe të diktojë kursin politik në vend. Por, sa më shumë që mundohen ata, aq më e…

Lexo më Shumë

Sipas Ligjit për Festat, 8 dhjetori, kur festohet Shën Klimenti i Ohrit, është festë shtetërore dhe ditë pushimi për të gjithë qytetarët. „Duke marrë parasysh se këtë vit data e festës bie të dielën, dita e pushimit është e hëna (9 dhjetor). Kjo do të thotë se fundjava që vjen do të jetë e zgjatur dhe do të zgjasë tri ditë“, njoftojnë nga Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë.

Lexo më Shumë

Ky person në video është 35-vjeçari me inicialet F.A., i dyshuar për zjarrvënien e disa ditëve më parë në Kumanovë. Sipas pamjeve filmike që siguroi ALSAT, nga kamerat me qark të mbyllur, 35-vjeçari shihet teksa vrapon menjëherë pas aktit të vënies së zjarrit ndaj Zyrën për kontabilitet dhe përkthime gjyqësore përball Gjykatës Themelore në Kumanovë, nën emrin e Mentor Jakupit, vëllai i këshilltarit të BDI-së në Kuvendin Komunal të Kumanovës, Fitor Jakupi. Disa metra më lart, përballë lokalitetit “Garnizon” ai i ka vënë flakën edhe makinës së prokurorit të lartë, Xhelal Bajrami. Në fotografitë që siguroi Alsat nga vendi i…

Lexo më Shumë

Kriptomonedha Bitcoin ka kaluar 100,000 dollarë për herë të parë, duke shënuar një rekord të ri mes një mitingu euforik të shkaktuar nga fitorja zgjedhore e Donald Trump, përcjell TV21. I pyetur nëse Qeveria ka plan për ndonjë ligj që do të rregullonte kriptovalutat, kryeministri Hristijan Mickoski tha se duan që të gjitha t’i kanalizojnë ligjërisht dhe se po i harmonizojmë ato çështje për të arritur rezultatin përfundimtar. “Unë nëse ju kujtohet, që nga koha kur kemi qenë opozitë kam folur për “block chain” teknologjitë, për tregti me kriptomonedha, banka digjitale, këmbimore digjitale, etj. Kjo ishte temë bisede edhe me…

Lexo më Shumë

LSDM nuk do t’i mbështesë interpelancat e BDI-së, sepse ato nuk përfaqësojnë zgjidhje të krizës në këtë moment, ishte konstatuar në mbledhjen e parë të përbërjes së re të Këshillit Ekzekutiv e cila u mbajt sonte. Në mbledhje ishte theksuar edhe se LSDM është në mënyrë kategorike kundër rritjes së moshës për pensionim. Këshilli Ekzekutiv, siç qëndron në kumtesën e partisë, ka vlerësuar se “mospranimi i takimit të liderëve nga ana e pushtetit dërgon sinjal të keq dhe e vërteton tezën se dukshëm partitë në pushtet dhe BDI-ja nuk kanë interes për destabilizim, që është shumë e rrezikshme për shtetin”.…

Lexo më Shumë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha më 4 dhjetor se gjatë takimeve që ka zhvilluar në Bruksel me zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian ka kërkuar bashkëpunim dhe që fokusi të jetë në parandalimin e “sulmeve të reja terroriste”, pas sulmit në Zubin Potok. Më 29 nëntor, kanali i Ibër-Lepencit në Zubin Potok u sulmua me mjete shpërthyese. Kosova e ka cilësuar shpërthimin si sulm terrorist dhe e ka fajësuar Serbinë për të. Beogradi ka mohuar përfshirjen dhe e ka dënuar sulmin. Edhe Bashkimi Evropian e ka cilësuar “akt terrorist” dhe “akt sabotues” sulmin ndaj infrastrukturës kritike të Kosovës. Osmani…

Lexo më Shumë