Presidenti sirian Bashar al-Assad mund të ketë vdekur në rrëzimin e aeroplanit që ai u ngrit këtë të diel nga Damasku, raporton Reuters, duke cituar burime siriane të paidentifikuara. Avioni i Sirisë Air u ngrit nga aeroporti i Damaskut rreth kohës kur u njoftua se rebelët kishin pushtuar kryeqytetin. Avioni fillimisht fluturoi drejt një rajoni të Sirisë që është shtëpia e bastionit të sektit alavit të Asadit, por më pas bëri një kthesë të fortë dhe fluturoi në drejtim të kundërt disa minuta përpara se të zhdukej nga radarët, raporton Reuters, duke thënë se nuk mundit menjëherë të përcaktonte se…
Author: Jeta almakos
Luftëtarët nga forcat anti-qeveritare pushtuan Damaskun, duke i dhënë fund sundimit të Bashar al-Asad. Në krye të ofensivës ishte Abu Mohammed al-Jolani (ai që vjen nga Lartësitë Golan), i cili kryeson Hayat Tahrir al-Sham (Hts), një grup që është bërë forca më e fuqishme e armatosur e opozitës në Siri. Themeluesi i HTS, al-Jolani ka kërkuar të distancohet nga forcat e tjera të armatosura në lidhje me operacionet ndërkufitare, duke u fokusuar në krijimin e një “Republike Islame” në Siri. Që nga viti 2016, ai dhe grupi i tij e kanë vlerësuar veten si “kujdestarë të besueshëm të një Sirie…
Turqia po vepron me kujdes për të siguruar që terroristët e DEASH-it dhe PKK-së të mos shfrytëzojnë situatën në Sirinë pas rënies së regjimit të Asadit, tha sot ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan, raporton Anadolu. Gjatë luftës civile siriane mbi dhjetëvjeçare, dy grupet terroriste kanë përdorur mungesën e një administrate efektive për të pasur mbretërim të lirë, me PKK/YPG-në që kërkon të krijojë një korridor terrorist përgjatë kufirit me Türkiyen, dhe trupat turke të dislokuara për të parandaluar atë kërcënim. Në një konferencë për mediat në Doha, duke theksuar se zyrtarët turq janë në kontakt me homologët e tyre…
LSDM arriti ta mposht regjimin e Gruevskit kur arriti të krijojë një platformë të gjerë qytetare, së cilës iu bashkuan një numër i madh votuesish të pavendosur, aktivistë civilë, të rinj të pavarur, pikëpamjet dhe idetë e të cilëve u pranuan, por LSDM harroi disa premtime kyçe që duhet ti mbante, si “Nuk ka drejtësi, nuk ka paqe”, tha nënkryetarja e Lidhjes Socialdemokrat të Maqedonisë, Fani Karanfilova Panovska, në një intervistë për të përjavshmen Focus. “LSDM harroi disa premtime kyçe si ai që kishte “pa drejtësi, nuk ka paqe” nga Revolucioni Shumëngjyrësh, në valën e shpresave dhe pritjeve të të…
Deputeti nga radhët e koalicionit VLEN, Bekim Qoku thotë se nuk duhet mbështetur asnjë vendim i kësaj Gjykate kushtetuese që po përdoret nga BDIja për të nxitur trazira ndëretnike. “Nuk mbështesim asnjë vendim të Gjykatës Kushtetuese që mbivoton anëtarët shqiptarë të gjykatës. Vendimet njëetnike janë të papranueshme dhe s’kanë të bëjnë me drejtësi, veçanërisht ata që prekin të drejtat e shqiptarëve. Nuk duhet mbështetur asnjë vendim i kësaj Gjykate kushtetuese që po përdoret nga BDIja për të nxitur trazira ndëretnike sepse ajo është tani në opozitë. Nuk duhet mbështetur kjo Gjykatë Kushteruese e Salim Muratit dhe e gjykatësve të saj…
Bashkimi Demokratik për Integrim ka njoftuar se sot në orën 16:00 do të mbajë konferencë të jashtëzakonshme për media, që siç tha, konferenca do të mbahet përpara ndërtesës së Gjykatës Kushtetuese “Të nderuar, Ju ftojmë të merrni pjesë në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), e cila do të mbahet sot, e diel, më 8 dhjetor 2024, në ora 16:00, përpara ndërtesës së Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në njoftimin e BDI-së.
Rebelët sirianë pretenduan herët në mëngjesin e kësaj të diele se kanë marrë nën kontroll kryeqytetin, Damaskun, pas një ofensive të shpejtë të nisur ditëve të fundit. “Damasku është tani i lirë nga Assadi”, thanë rebelët në një deklaratë të publikuar në rrjetet sociale. Dhjetëra sirianë të mbledhur në qendër të Damaskut rrëzuan dhe shkelën një statujë të babait të presidentit Bashar al-Assad, Hafez. Grupi i rebelëve Hayat Tahrir al-Sham, i drejtuar nga Abu Mohammad al-Jolani, u bëri thirrje sirianëve të zhvendosur jashtë vendit që të kthehen në një “Siri të lirë”. Ndërkohë, Presidenti i sapozgjedhur amerikan Donald Trump, sipas…
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka postuar një fotografi në Facebook, ku shihet mes presidentit të zgjedhur të SHBA-ve, Donald Trump, dhe presidentit të Francës, Emanuel Macron. “Aleanca euroatlantike”, ka shkruar Osmani krahas fotografisë së postuar. Osmani ka marrë pjesë në rihapjen e katedrales Notre Dame në Paris.
Paraditen e sotme ka pasur temperatura minus pothuajse në të gjithë Maqedoninë. Më i ftohti ka qenë në Kodrën e Diellit -7 gradë. Në Shkup ishte -4 gradë, në Kumanovë dhe Krushevë -3, Petrovec -3 Kumanovë, Krushevë -2 Shkup-Zajçev Rid, Shtip, Veles, Prilep, Demir Kapi, Kriva Pallankë, Tetovë, Mavrovë -1 Strumicë, Kavadar Berovë 0, Manastir, Dibër, Pretor 1 Ohër, Vinicë, Gjevgjeli. Shtresa e mbulesës së borës në vendet malore është 37 cm në Kodrën e Diellit, 35 në Mavrovë dhe 15 në Krushevë.
Sundimi 61-vjeçar i Partisë Baath në Siri ra sot kur kryeqyteti Damasku doli nga kontrolli i regjimit, raporton Anadolu. Partia Socialiste Arabe Baath kishte ardhur në pushtet në Siri në vitin 1963, me një grusht shteti. Në vitin 1970, Hafez al-Asad – babai i Bashar al-Asadit, udhëheqësit të saporrëzuar të Sirisë – mori pushtetin në një grusht të brendshëm partiak dhe u bë president në vitin 1971. Pas vdekjes së babait të tij në vitin 2000, Bashar al-Asad mori përsipër regjimin Baath. Sundimi i Asadit dhe regjimit Baath përfundoi kur grupet kundër regjimit hynë në kryeqytetin Damask, duke mbyllur një…
Presidentja e vendit, Gordana Siljanovska Davkova nuk do të merr pjesë në ceremoninë e hapjes së Katedrales së rinovuar Notre Dame në Paris. Nga presidenca bëjnë të ditur se ajo nuk ka shkuar në Francë. “Kabineti i Presidentes Gordana Siljanovska Davkova e ka njoftuar kabinetin e presidentit të Francës, Emmanuel Macron, se nuk është në gjendje të udhëtojë për shkak të mosfunksionimit të aeroplanit qeveritar me të cilin planifikonte të udhëtonte për në Paris”, thonë nga atje.
BDI, në vend që të fillojë të veprojë si një opozitë reale, merret me shkrimin e letrave”, ksëhtu tha VMRO-DPMNE pasi BDI u dërgoi letër ndërkombëtarëve në lidhje me situatën në vend. VMRO tha se, BDI duhet të ndalojë të keqpërdorë shqiptarët në Maqedoni për të shpëtuar nga aktivitetet kriminale. “BDI, në vend që të fillojë të veprojë si një opozitë reale, merret me shkrimin e letrave. Në BDI duhet ta kuptojnë se shkrimi i letrave me ankesa drejtuar përfaqësuesve ndërkombëtarë nuk do t’i bëjë ata evropianë. Kur bëhet fjalë për BDI-në, një gjë është e qartë: ata janë krijuesit…

