Parlamenti Europian do ta ndihmojë Maqedoninë e Veriut por Maqedonia duhet të kalojë nëpër disa procese të rëndësishme siç janë çështje politike, çështje të sundimit të së drejtës dhe ndryshime në sistem, të cilat janë hapa të rëndësishëm për anëtarësim në Bashkimin Europian, u shpreh kryesuesi i delegacionit te komitetit te përbashkët parlamentar të BE-së dhe RMV, Karlo Ressler. Duke u përgjigjur për kontestin me Bullgarinë, Ressler tha se Parlamenti Europian mund ta relaksojë situatën. Ai shtoi se edhe Kroacia si një shtet anëtar i BE-së është e disponueshme si mik i Maqedonisë së Veriut që ta përkrahë vendin dhe…
Author: Jeta almakos
Ka përfunduar takimi i stërzgjatur mes presidentes Gordana Siljanovska Dafkova dhe kreut të opozitës, Venko Filipçe. Pas daljes nga takimi në një prononcim për media Filipçe tha se pret që takime të këtilla me presidenten të jenë më të shpeshta. Tha se është i hapur për takime edhe me kryeministrin. Mes tjerash tha se e ka njoftuar presidenten me rezikun që i kanoset vendit në rast bashkimit të agjencisë për zbulim dhe kundër zbulim dhe Agjencionit për Siguri kombëtare dhe politizimit të tyre. Në konferencë ai tha se LSDM-ja do të mbështes çdo propozim të Qeverisë me të vetmin qëllim…
Së bashku me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Afrim Gashi, po marrim pjesë në manifestimin për shënimin e Ditës së Alfabetit Shqip. Komuna e Gazi Babës, sipas përbërjes së saj multietnike, është sinonim i respektit dhe bashkëjetesës, dhe diversiteti është ajo që na bën më të fortë. Në komunë jetojnë qytetarë nga bashkësitë e ndryshme etnike, maqedonas, shqiptarë, turq, romë, vllehë, boshnjakë e të tjerë, dhe më e rëndësishmja është që të respektojmë njëri-tjetrin! Si njësi përgjegjëse e vetëqeverisjes lokale, ne realizojmë projekte për përmirësimin e jetës së qytetarëve në të gjitha vendbanimet, pa dallim etnike, fetare apo…
Gazetari i FAZ, Michael Martens, ka zbuluar detaje nga libri i ish-kancelares gjermane, Angela Merkel, të cilat lidhen me rajonin e Ballkanit Perëndimor. Martens thotë se nga 700 faqe kujtime, është vetëm një politikan i gjallë nga Ballkani Perëndimor të cilin Merkel e përmend në mënyrë eksplicite, shkruan Gazeta Express. Gjithashtu thotë se ka përmendje të tjera nga rajoni më i gjerë ku përfshihen dy politikanët rumunë Raian Basescu dhe Nicoal Ceausescu, gjithshtu nga Serbia, Sollobodan Millosheviq. Gazetari gjerman thotë se ajo që është e jashtëzakonshme në librin e Merkel është sea jo s’përmend fare në kujtimet e saj as…
Sot në Kabinetin e presidentes është mbajtur seanca konstituive e përbërjes së re të Komisionit për Falje, pasi kryetarja Gordana Siljanovska Davkova mori vendim për përbërjen dhe emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të komisionit. Kryetare e Komisionit të Faljes është emëruar Milka Ristova, ndërsa për anëtarë janë emëruar Oliver Bacanovic, Aleksandra Gruevska Drakulevski, Blerta Ahmedi, Dragana Batic, Afet Mamuti dhe Doan Suleimanoski. Në seancën e parë të përbërjes së re të Komisionit për Falje mori pjesë presidentja Siljanovska Davkova, e cila anëtarëve të komisionit u uroi punë të suksesshme, duke shprehur besimin se komisioni me punën e tij, duke respektuar…
Kryetari i Institutit të Mendimit Islam (IDE), Prof. Dr. Mehmet Gormez, gjatë një ligjerate të tij para disa ditëve, ka theksuar se shoqëria islame më shumë është e fokusuar në fuqinë politike se në jetën morale. https://www.facebook.com/Almakos1/videos/1739959076802074/?mibextid=rS40aB7S9Ucbxw6v
Kënaqësia jonë është që përfaqësues të shoqatës tonë, Jeton Idrizi dhe Rahim Adili, morën pjesë në Panairin e 4-të Ndërkombëtar të OJQ-ve, i organizuar nga IDSB në Stamboll. Ky eveniment ka qenë një mundësi e mirë për të prezantuar punën dhe iniciativat e shoqatës tonë, si dhe për t’u njohur me organizata të tjera dhe projektet e tyre që kontribuojnë në zhvillimin e shoqërive dhe komuniteteve. Një moment i veçantë ishte edhe prezantimi i Presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, i cili nderoi panairin me pjesëmarrjen e tij dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar midis OJQ-ve. Ky aktivitet ka…
16 vjet nga vrasja në parkingun e Fakultetit Matematiko-natyror në Shkup. Rasti “Alfa” për të cilin Agim Islami vazhdon të vuaj dënimin me burg dhe Rexhail Qerimi vdiq duke pritur drejtësi akoma mbetet i pazbardhur. Familja e Agim Islamit thonë se janë dëshpëruar nga premtimet e rrejshme për drejtësi. “Ish zëvendëskryeministri Artan Grubi e kishte pranuar se Agimi është i pafajshëm në burg. Të gjithë e dinë se Agim Islami është i pafajshëm në burg. Neve bëmë edhe ekspertizën e cila e vërtetoi si dëshmi kryesore për gjykatën se Agimi nuk gjendet në atë ngjarje dhe është i pafajshëm”, deklaroi…
Kryetarja aktuale e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska nuk do të kandidoj për një mandat të ri. Në deklaratën për media dhënë sot pas pranimit të gjashtë autobusëve të rinj ekologjikë për nevojat e NQP-së, Arsovska tha se gjendja në vend është tejet e polarizuar dhe se nuk planifikon të bashkëpunojë me njerëz që dinë vetëm të sabotojnë dhe bllokojnë. “Do doja që së paku një herë të tregojnë para qytetarëve se atë që thonë, do të mund ta realizojnë në mënyrë që në zgjedhjet e ardhshme të kenë mbështetje. Kur kam kandiduar për kryetar komune kam pasur mbështetjen e…
Pretendimet e Koalicionit VLEN se eksponentë të lartë të BDI-së kanë pasur një plan për rikthimin e ish kryeministrit Nikolla Gruevskit nga Hungaria në Maqedoni, kundërshtohen kategorikisht nga deputeti Blerim Bexheti. Ai tha se nëse nuk do t’i kërkohet falje publike, do të padis për shpifje sikur Koalicionin VLEN ashtu edhe mediat që kanë transmetuar lajme të pa verifikuara. “Unë nuk kam marr pjesë në asnjë takim dhe as që kam informacion që ka pasur ndonjë takim të tillë. Kjo është një tentativë e vasalëve të VLEN-it, në këtë rast të gjitha aludimet më çojnë tek krye-hyzmeqari Izet Mexhiti, që…
Mjeku spcialist i kirurgjisë deigjestive, Bujar Osmani ka njoftuar se po qëndron në Oslo të Norvegjisë, për trajnim në kirurgjinë robotike. Osmani thotë se po trajnohet për trajtimin e kancerit në spitalin Ulleval në Oslo. “Mirënjohës për mundësinë e trajnimit në kirurgjinë robotike për trajtimin e kancerit në spitalin prestigjioz Ullevål në Oslo. Kjo teknologji moderne po revolucionarizon saktësinë kirurgjikale dhe shërimin e kancerit”, ka shkruar Osmani.
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, sot realizoi takim me Delegacionin e Komisionit për Punë të Jashtme, Dhoma e Deputetëve të Parlamentit të Republikës Çeke, të udhëhequr nga deputeti Radek Vondraçek, zëvendëskryetar i Komisionit. “Procesi i integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut ishte në fokus të bisedimeve të Kryetarit Gashi me deputetët çekë, ku u theksua mbështetja e Republikës Çeke, si dhe e gjithë Grupit të Vishegradit, së pari për anëtarësimin e vendit tonë në NATO, si dhe logjistikën e vazhdueshme për anëtarësim të plotfuqishëm në Bashkimin Evropian”, njoftoi shërbimi për informim i Kuvendit. Kryetari…

