Author: Jeta almakos

Zv.kryeministri Arben Fetai, përmes një reagimi në rrjetet sociale ka akuzuar BDI-në se ka degraduar statusin e gjuhës shqipe në Maqedoni. “Ata që kanë degraduar statusin e gjuhës shqipe nuk kanë të drejtë morale të flasin për të. Statusi zyrtar i gjuhës shqipe, i fituar me sakrificë dhe gjak, është degraduar nga DUI përmes lëshimeve të dëmshme dhe kompromiseve të njëpasnjëshme. Këto veprime e kanë releguar shqipen në një gjuhë lokale, të përdorur sipas dëshirës së zyrtarëve shtetërorë. Kjo dëshmohet më së miri nga neni 3 i Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve. Ky nen, që rregullon komunikimin zyrtar, jo vetëm…

Lexo më Shumë

Dogana e Maqedonisë së Veriut njofton se ekipi lëvizës i tyre ka konfiskuar goma të përdorura për vetura të cilat kanë qenë të destinuara për në Maqedoninë e Veriut. Siç bëjnë të ditur nga Dogana e Maqedonisë një pjesë e mallit është konfiskuar për shkak se nuk kanë pasur deklaratë doganore. “Ekipi ka sekuestruar goma të përdorura, destinuar për importues nga Shkupi, pasi është konstatuar se një pjesë e mallit nuk është e mbuluar me deklaratën doganore”, thonë nga Dogana e Maqedonisë së Veriut. Nga Dogana gjithashtu njoftojnë se në pikën kufitare “Belanoc” kanë konfiskuar 2.108 copë mjete piroteknike, si…

Lexo më Shumë

VMRO i është përveshur punës për zgjedhjet lokale, që pritet të mbahen në vjeshtën e këtij viti. Emrat e kandidatëve për kryetarë komunash nga radhët e VMRO-së, do të publikohen në gjysmën e dytë të muajit maj. Kështu bëri me dije sot kryeministri Hristijan Mickoski, gjatë një promovimi të një çerdhe dhe salle sportive, në komunën e Shtipit. Ai tha se ende nuk kanë vendim konkret për emrat e kandidatëve për kryetarë komunash, por siç u shpreh, janë duke i bërë diskutimet brenda partiake dhe se nga ana e komiteteve të komunave tashmë kanë arritur propozim-emra, të cilat duhet të…

Lexo më Shumë

Opozita shqiptare edhe sot ka vazhduar me reagime për Ligjin për mbrojtjen e fëmijëve, gjegjësisht për licencat e edukatorëve të kopshteve në dy gjuhë. Sipas BDI-së, deklarata e djeshme e kryeministrit zbuloi qartë synimin e tij për të degraduar statusin zyrtar të gjuhës shqipe, duke e kthyer atë siç thonë në një formulë të tejkaluar dhe të papranueshme, siç ishte në Ligjin e vitit 2008, ku shqipja siç shtojnë, përdorej vetëm me kërkesë të shqiptarëve dhe përmes plotësimit të formularëve të veçantë Amir Shabani, BDI ”Kjo është një përpjekje e hapur për të zhbërë të drejtën e gjuhës të garantuar…

Lexo më Shumë

Drejtori i Klinikës për Sëmundje të Fëmijëve në Shkup, Rexhep Memedi në një deklaratë me shkrim të dhënë për TV Klan Maqedoni, ka njoftuar se gjatë festave të fundvitit por edhe tani është rritur ndjeshëm numri i fëmijëve të cilët kanë kërkuar ndihmë mjekësore në klinikën për fëmijë. Sipas Memedit, numri i pacientëve që kanë kërkuar ndihmë mjekësore shkon deri në 200. Tregon edhe simptomat nga të cilët vuajnë më shpesh pacientët që janë trajtuar. “Në periudhën e fundit, veçanërisht gjatë festave të fundvitit, është rritur dukshëm numri i pacientëve fëmijë që kërkojnë kujdes mjekësor në Klinikën për sëmundje të…

Lexo më Shumë

Universiteti i Tetovës ka larguar nga puna Artan Grubin. Lajmin e bëri të ditur Dekani i Fakultetit Juridik, Safet Emurlli, i cili për MIA- njoftoi se përfunduar procedura për shkarkim dhe e njejta është dërguar me postë dhe në mënyrë elektronike në e-mailin zyrtar, LIGJI PËR MARRËDHËNIE TË PUNËS “Në përputhje me nenin 82 të Ligjit për Marrëdhëniet e Punës, thuhet se punëdhënësi mund t’ia anulojë kontratën e punës punëmarrësit pa paralajmërim në rast të shkeljes së rendit dhe disiplinës së punës ose mospërmbushjes së detyrimeve të punës të përcaktuara me këtë ose ligj tjetër, kontrata kolektive, rregullat për rendin…

Lexo më Shumë

Zëdhënësi i Komisionit për Sëmundjet Infektive, Zllate Mehmedoviq, ka komentuar virusin e ri meapneumovirus, pas shfaqjes së një rasti në Greqinë fqinje. Mehmedoviq thotë se virusi është i vjetër dhe nuk ka vend për panik. “Virusi është i vjetër. Zakonisht qarkullon në muajt e dimrit. Nuk duhet të presim që ky të jetë Covid-19 i ri dhe nuk duhet të kemi panik se kjo do të jetë diçka që do të përsëritet sërish ngjashëm me atë që ndodhi në vitin 2020 kur po përhapej Sars-kov-2”, thotë Mehmedoviq për AIM-në. Ai tregon se nuk ka vaksinë për këtë virus dhe thekson…

Lexo më Shumë

Vazhdimi i rrugës europiane dhe hapja e negociatave me BE-në janë top prioritetet e kësaj qeverie. Më pas janë decentralizimi, zhvillimi ekonomik dhe lufta kundër korrupsuionit. Kështu ka deklaruar zëvendëskryeministri për qeverisje të mirë, Arben Fetai në paraqitjen e tij në emisionin ZOOM në TVM2. Ai madje foli edhe për ndryshimet kushtetuese ku tha se po punojnë vazhdimisht për të tejkaluar edhe pengesën e fundit drejt hapjes së negociatave me BE-në. “Kur jemi te ndryshimet kushtetuese, kemi parasysh se jemi qeveri e je tanimë gjashtë muaj. Ndryshimet kushtetuese kanë qenë prioritet edhe i qeverisjes paraprake, ata për çdo vit kanë…

Lexo më Shumë

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deponuar në mënyrë të shkruar deklarimin e tij rreth aktakuzës së re të ngritur ndaj tij nga Zyra e Prokurorit të Specializuar të Hagës, shkruan Gazeta Express. Thaçi është deklaruar i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës së re që është ngritur ndaj tij. “Rrjedhimisht, në pajtim me rregullën 92 të Rregullores së Punës dhe Provave, deklarata me shkrim e z. Thaçi për deklarimin si pafajshëm për secilën pikë dhe akuzë në aktakuzë i bashkëngjitet parashtresave aktuale”, thuhet në dokumentin që mban nënshkrimin e avokates Nina Tavakoli.

Lexo më Shumë

Këshilltari special, Jack Smith, ka thënë të martën se ekipi i tij është duke finalizuar një raport me dy vëllime mbi hetimet e tij ndaj presidentit të zgjedhur, Donald Trump, dhe se të paktën një vëllim i tij mund të publikohet nga Departamenti i Drejtësisë të premten. Njoftimi erdhi si përgjigje ndaj një kërkese të avokatëve mbrojtës, të paraqitur në gjykatë dhe në një letër drejtuar Prokurorit të Përgjithshëm, Merrick Garland, për të bllokuar paraprakisht raportin nga bërja publike, raporton AP. Raporti pritet të përshkruajë vendimet e marra gjatë hetimeve të veçanta nga Smithi për grumbullimin e dokumenteve të klasifikuara…

Lexo më Shumë

Punonjësit e Prokurorisë së Shtetit nga nesër hyjnë në grevë derisa të marrin shtesën e kërkuar prej 30 për qind. Nga Sindikata e Punonjësve Gjyqësor dhe Administrativ thonë se të martën e ardhshme, pra më 14 janar do të nisin protestat në të paktën katër ministri me të njëjtën kërkesë. Deri më tani është konfirmuar se do të ketë protesta në Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës, Drejtësisë, Administratës dhe Mjedisit. Protestat do të zgjasin gjysmë ore, nga ora 11:30 deri në mesditë, ndërsa punonjësit do të protestojnë para godinave të ministrive të tyre. Vendimi për grevë dhe protestë të punonjësve…

Lexo më Shumë

Në një aksion që kishte policia në orët e para të mëngjesit në objekte gastronomike në Tetovë, janë arrestuar nëntë shtetase të huaja nga Brazili, Kolumbia, Ukraina, Franca dhe Serbia. Sipas policisë, të arrestuarat keqpërdorën lejen për qëndrim turistik, duke punuar si valltare dhe kamariere. MPB “Me datë 07.01.2025, nga ora 02:20 deri në 04:20, punonjësit e Policisë kryen një kontroll aksional në një objekt gastronomik në rrugën rajonale Tetovë- Zhelinë, ku për shkak të keq përdorimit të qëndrimit turistik, u arrestuan nëntë shtetase të huaja, nga 21 deri në 38 vjeç, nga Franca, Serbia, Ukraina, Kolumbia dhe Brazili”. Me…

Lexo më Shumë