Së bashku me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Afrim Gashi, po marrim pjesë në manifestimin për shënimin e Ditës së Alfabetit Shqip.
Komuna e Gazi Babës, sipas përbërjes së saj multietnike, është sinonim i respektit dhe bashkëjetesës, dhe diversiteti është ajo që na bën më të fortë.
Në komunë jetojnë qytetarë nga bashkësitë e ndryshme etnike, maqedonas, shqiptarë, turq, romë, vllehë, boshnjakë e të tjerë, dhe më e rëndësishmja është që të respektojmë njëri-tjetrin!
Si njësi përgjegjëse e vetëqeverisjes lokale, ne realizojmë projekte për përmirësimin e jetës së qytetarëve në të gjitha vendbanimet, pa dallim etnike, fetare apo çfarëdo përkatësie tjetër.
Problemet e qytetarëve nuk njohin ndryshim, ata kërkojnë zgjidhje dhe ne e kemi dëshmuar në periudhën e kaluar se mund t’ia dalim!