Këto pamje të dy personave me flamurin serb duke brohoritur dhe provokuar nga një ballkon i një lagjeje qendrore në Kumanovë, kanë qenë shkas në elektrizimin e masës së të rinjve që po festonin për festën e Ditës së Flamurit më 28 Nëntor. Siç mëson INA, rasti është evidentuar dhe procesuar nga ana e SPB-së në Kumanovë, që pas dokumentimit të plotë është dorëzuar në Prokurorinë Themelore në Kumanovë, por kjo e fundit ka hedhur poshtë lëndën, duke theksuar se nuk ka bazë për procesim dhe për ngritjen e ndonjë kallëzimi penal. Nuk dihet se cilat do të jenë veprimet…
Author: Jeta almakos
Ish-kryeministri, azilanti në arrati, Nikolla Gruevski ka njoftuar se ka ndjekur ndeshjen e sotme të Maqedonisë në hendboll. Gruevski ka shfrytëzur lokacionin e zhvillimit të ndeshjes, për ta parë lojën drejtpërdrejt. “Urime përfaqësueses së Maqedonisë në hendboll. 25:25 në Debrecen, në Kampionatin Evropian në Hungari, ndaj Turqisë me 45 herë më shumë popullsi, prap është sukses”, ka shkruar Gruevski.
Ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani ka komentuar ndodhitë e fundit me djegien e flamujve. Meidani shkruan se po ndjek me vëmendje situatën dhe se është në komunikim të vazhdueshme me të gjitha institucionet përkatësë. Ja reagimi i plotë i Meidanit: “Po ndjekim me vëmendje situatën, jemi në komunikim të vazhdueshëm me institucionet përkatëse, gjithë faktorin politik shqiptar dhe partnerët tanë. Ju siguroj që po veprojmë në përputhje me praktikën diplomatike. Diplomacia nuk është një reality show; marrëdhëniet mes shteteve nuk ndërtohen mbi emocionet e individëve, çështjet shkojnë përtej asaj që duket. 🇦🇱 Qetësia dhe maturiteti mbeten udhërrëfyesit tanë.
“Dënoj ashpër aktin e shëmtuar terrorist në fshatin Varag të Zubin Potokut. Përveç akt terrorist dhe diverzant, privimi nga furnizimi me uj të pijshëm është edhe krim kundër njerzimit. Sërbia në vend që të reflektoj pas vendimit të Kombeve të Bashkuara të majit të këtij viti për gjenocidin në Srebrenicë vazhdon me akte krimi kundër njerzimit. Komuniteti ndërkombëtar ashpër të reagoj dhe të sanksionoj shëmtinë e Ballkanit- Sërbinë”, shkruan Ziadin Sela, Kryetar i Aleancës për Shqiptarët.
Sulmi terrorist që kishte cak infrastrukturën jetike të Kosovës ka ngjallur frikën për rritjen e tensioneve në veri të vendit. Kryeministri Albin Kurti, mbrëmë vonë, menjëherë pas sulmit mbajti një konferencë të jashtëzakonshme për gazetarë, ku deklaroi se ata besojnë se përgjegjës është Beogradi, pasi që nuk arrijnë që të pranojnë fitoret që janë arritur në veri të vendit për sundimin e ligjit. Ndërkohë, sot në mëngjes Kurti veshi çizmet për t’i prirë një ekipi qeveritar që inspektoi punimet që u zhvilluan gjatë gjithë natës për sanimin e dëmeve të shkaktuara. Kurti njoftoi se policia ka zhvilluar bastisje dhe se…
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska paralajmëron procedurë kundër shkollës fillore “7 marsi” në Çellopek pas raportimeve se nxënësit janë veshur me uniforma dhe mbajnë armë në dorë gjatë një aktiviteti shkollor. “Jam thellësisht e zhgënjyer dhe e shqetësuar nga vendimi i drejtuesve dhe mësuesve të Shkollës “7 Marsi” në Çellopek për të organizuar, si dhe nga miratimi i prindërve të nxënësve që fëmijët e tyre të marrin pjesë në një aktivitet shkollor ku, të veshur me uniforma me simbole të grupeve të armatosura joformale nga e kaluara, parakalojnë me armë në duar. Ndërkohë, prindërit e duartrokasin gjithë këtë.”…
Vazhdojnë akuzat nga Kryeministri Mickoski për punën e Prokurorisë Publike, pasi Prokurori Publik Republikan, Lupço Kocevski, dje potencoi se akuzat e këtilla janë të pabaza. Kryeministri Mickoski paraprakisht kishte deklaruar se nga e hëna nis aksioni kundër gjykatësve dhe prokurorëve që pengojnë drejtësinë. “z.Ljupço Kocevski fitoi shansin sikurse asnjë paraardhës I tij. Ja tashmë 5-6 muaj, edhe pse kemi shumicë komode, për ta shkarkuar nga kjo pozutë. Ne nuk jemi si LSDM në vitin 2017. Verndosëm të jemi mbi situatën, të mendojmë jashtë politikës dhe të japim shanse. Cfarë fituam? Fituam qindra hetime dhe procese dhe prokurorë, të cilët kur…
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në një prononcim për gazetën LAJM, tha se nuk është në rregull të digjen flamujt e asnjë shteti. Ai tha se Qeveria është e vendosur që të ndëshkojë të gjithë ata që shkelin ligjet, pa dallim etnie dhe shtoi se për herë të parë në Maqedoni, arrestohet një person që djeg flamurin shqiptar. “Situatë jo e këndshme nga të dyja palët. Ka një thënie popullore shqiptare që thotë “çdo fis e ka nga një pis”. Kështu që, djegia e flamurit të një etnie, shteti apo kombi nuk është në rregull. Por, edhe qeveria…
Me pankarta dhe flamur në duar, nisma “Të gjithë për Palestinën” sot është mbajtur protestë me qëllim për solidaritet me popullin e Palestinës dhe Libanit. Ndër të tjera, protestuesit kërkuan përfundimin e gjenocidit që po ndodh në Gaza dhe mbështetje më të madhe politike për kauzën palestineze. Njëri nga protestuesit, Zdravko Saveski, tha se përderisa shumica e botës po e njeh Palestinën si shtet, Maqedonia e Veriut është një ndër 50 shtetet që nuk e njeh Palestinën. Zdravko Saveski, protestues “Kërkojmë nga kjo qeveri vazale, të inkuadrohen në shumicën e shteteve të botës, të cilët e njohin Palestinën, momentalishtë më…
Pas ngjarjeve të fundit, që kanë ndodhur këto ditë, ku janë shfaqur disa video në rrjetet sociale, duke u poshtëruar flamuri maqedonas dhe djegia e flamurit shqiptar, madje edhe heqja e flamurit kombëtar prej shtyllës ku ishte i vendosur në Kumanovë, nga ana e një polici, ka bërë që opozita në vend të kërkojë dorheqjen e ministrit të Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovskit dhe zëvendësit të tij, Astrit Iseni. Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Bajram Rexhepi, thotë se nëse nuk do ndodhin dorëheqjet, ata si parti do të dorëzojnë interpelancë ndaj dy udheqësve të MPB-së, pasi sipas tij, këto…
Dy persona u vunë në pranga pas grabitjes së mbrëmshme të një biznesi në parkun e qytetit të Shkupit. Sipas policisë, në momentin e mbërritjes së punonjësve të policisë në vend ngjarje, autorët e vjedhjes, me armë zjarri në duar kanë tentuar të largohen nga vendi i ngjarjes. Punonjësit e policisë kanë qëlluar disa të shtëna paralajmëruese dhe më pas kanë kapur autorët. Sipas Toshkovskit, personat e armatosur kanë marrë rreth 10 mijë euro nga dyqani para se të vihen në pranga nga policia. “Gjatë ditës së djeshme, persona të armatosur dhe me bombë fiktive kanë kryer akt grabitje në…
Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dhe Këshilli Etik për Media në Maqedoni (KEMM) i bëjnë thirrje gazetarëve dhe punëtorëve mediatik që të respektojnë Kodin e Gazetarëve, veçanërisht në kontekstin e ngjarjeve të fundit të cilat kanë nxitur debat publik dhe reagime në raport me ngjarjet e fundit. Në situata të këtilla, kur rritet rreziku i mostolerancës dhe urrejtjes etnike, gazetarët kanë detyrimin të raportojnë në mënyrë objektive, profesionale dhe me qëllim për të promovuar qetësi dhe mirëkuptim. Gazetarët duhet të jenë të përmbajtur nga përdorimi i retorikës nacionaliste ose sensacionalizmit të cilat mund të përshkallëzojnë më tej tensionet publike.…

