Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska paralajmëron procedurë kundër shkollës fillore “7 marsi” në Çellopek pas raportimeve se nxënësit janë veshur me uniforma dhe mbajnë armë në dorë gjatë një aktiviteti shkollor. “Jam thellësisht e zhgënjyer dhe e shqetësuar nga vendimi i drejtuesve dhe mësuesve të Shkollës “7 Marsi” në Çellopek për të organizuar, si dhe nga miratimi i prindërve të nxënësve që fëmijët e tyre të marrin pjesë në një aktivitet shkollor ku, të veshur me uniforma me simbole të grupeve të armatosura joformale nga e kaluara, parakalojnë me armë në duar. Ndërkohë, prindërit e duartrokasin gjithë këtë.” Sipas saj, një veprim i tillë është i papranueshëm dhe ligjërisht i dënueshëm. Janevska kritikoi ashpër drejtuesit dhe mësuesit e shkollës, si dhe prindërit që kanë miratuar pjesëmarrjen e fëmijëve në një aktivitet të tillë, duke theksuar se një shkollë duhet të promovojë vlera të vërteta njerëzore, respekt ndaj vendit dhe bashkëjetesë harmonike mes qytetarëve, dhe jo të inkurajojë militantizëm apo urrejtje. Në postim ajo gjithashtu ka theksuar se aktivitete të ngjashme janë raportuar edhe në dy shkolla të tjera, dhe inspektorët do të veprojnë edhe në ato raste. /Alsat.mk
Data 02.07.2026
Aktuale
- Jeton Shasivari: “Synimi im është rikthimi i besimit te drejtësia”
- Videolajm/ Aktivistja ‘tërbon’ deputetin e PS, Ceno Klosin: O ushtari i Ballukut, ikën si miush! Në burg do shkosh me Belindën
- Janevska thirrje prindërve: Pa angazhimin tuaj, çdo nismë për përballimin e dhunës mes bashkëmoshatarëve do të jetë joefektive
- Meidani: Zbatimi i Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, shtyllë kyçe e rrugës evropiane të Maqedonisë
- Revizion zbulon parregullsi në Klinikën për Kirurgji Torakale, u konstatuan dobësi në furnizime dhe menaxhimin e rezervave
- (VIDEO) Hiqet kioska “Ali Tobaco” në afërsi të vendkalimit illegal në Bit Pazar
- “Arrestimet e aktivistëve të paligjshme, SPAK të nisë hetimet”- Avokati Alban Duraj flet nga Komisariati nr.4: Të lirohen menjëherë! Ndryshe revolta popullore do jetë e paparë
- Ndërmarrjet shtetërore kineze raportojnë rritje të fitimit prej 3.5% në 5 muajt e parë


