Author: Jeta almakos

Ali Ahmeti në fjalimin e tij para Tetovarëve ka theksuar se nuk do të lejoj të preken gjuha e kultura shqiptare sepse për flamurë e gjuhë edhe të vdekurit ngjallen nga varet. Kryetari i Bashkimit Demkratik për Integrim Ali Ahmeti nga takimi sotëm me qyemtetarët ka theksuar se nuk është politikan që ka ADN nga sallonet dhe se nuk vjen nga banketet. ”Unë nuk jam politikan me ADN nga sallonet dhe nuk vij nga banketet por vijë nga ai brez që ka lidhë plagë nga dhe që kanë flijuar çdo gjë për për shqiptarinë. Kryetari i BDI -së Ali Ahemeti…

Lexo më Shumë

Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski sot tha se vetë arratisja e Artan Grubit len të kuptohet se ai është fajtor, shkruan Telegrafi Maqedoni. “Absolutisht, Artan Grubi dhe të gjithë ata që dyshohen në mënyrë të arsyeshme për kryerjen e një krimi duhet të dëshmohen nga prokuroria fajtor dhe të caktohet një masë nga gjykatat në bazë të provave dhe akuzës dhe të akuzuarit të provojnë në gjykatë se ai është i pafajshëm. Kështu supozohet të funksionojë. Thjesht me faktin se dikush është arratisur dhe nuk është i disponueshëm për nga organet e rendit, kjo vetëm konstaton se ai është fajtor,…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, përmes një video-mesazhi i është drejtuar LSDM-së me rastin e arratisjes së Artan Grubit, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ai deklaroi se MPB-ja disponon video materiale ku shihet qartë shkelje e ligjit dhe procedurave nga një punonjës policie në momentin kur Grubi u arratis. Sipas Toshkovskit, MPB-ja i ka siguruar të gjitha provat dhe ka dërguar njoftim në Prokurori dhe pas konsultimit me prokurorin do të bëhet kallëzim penal. Ai shtoi se ndaj punonjësit të policisë është shqiptuar suspendim dhe se ai nuk e njeh personalisht. Toshkovski akuzoi LSDM-në se mbron BDI-në dhe mbron interesat…

Lexo më Shumë

Futbollistët e Shkëndijës kanë vazhduar traditën e tyre shumëvjeçare të kujdesit social, duke kaluar një pjesë të ditës me fëmijët me nevoja të veçanta në Qendrën Ditore “Teteksi” dhe në paralelen e specializuar të Shkollës Fillore “Liria” në Tetovë. Zija Merxhani, Ferat Ramani dhe Lorik Jakupi, të shoqëruar nga ekipi medial dhe logjistik i klubit kuqezi, u bashkuan me këtë kategori të fëmijëve, duke e bërë këtë periudhë të fundvitit edhe më të veçantë për ta. Futbollistët u dhuruan paketa ushqimore, si dhe kalendarin zyrtar të KF Shkëndijës për vitin 2025, i cili këtë vit u prezantua për herë të…

Lexo më Shumë

Kryetari i Grupit Parlamentar të LSDM-së, Oliver Spasovski, kërkon zbardhjen e plotë të rastit të arratisjes së ish-zëvendëskryeministrit, Artan Grubit dhe përcaktimin e përgjegjësisë për kalimin e tij në pikën kufitare në “Bllacë”. “Natyrisht që rasti duhet të zbardhet plotësisht dhe të përcaktohet përgjegjësia, por jo vetëm te policët por edhe te eprorët e tyre, si dhe të përcaktohet përgjegjësia e mundshme politike”, thekson Spasovski në një prononcim për “Lokalno”. Sipas Spasovskit është e qartë se “bateritë” e kamerave të vendkalimin kufitarë “Bllacë” nuk mund të jenë shkak, siç thotë ai, për një sjellje të tillë të papërgjegjshme dhe të…

Lexo më Shumë

Përfshirja e ish zëvendës kryeministrit, Artan Grubi në aferën korruptive “Llotaria” dhe largimi itij nga vendi ka përplasur LSDM-në opozitare dhe VMRO-në në pushtet. LSDM akuzon se polici që ka lejuar Artan Grubin të kalojë kufirin ka qenë emëruar nga ministri i brendshëm Pançe Toshkovski. Zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska, tha se ministri i punëve të brendshme, Pançe Toshkovski, nuk duhet të shikohet si “hero, por si një ministër i paaftë”. Kuzeska në një konferencë për media zbuloi se nuk bëhet fjalë për një gabim të policisë, por, siç tha ajo, për një koordinim për lënien e Grubit të lirë.…

Lexo më Shumë

BDI kërkon që ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari të jep dorëheqje, pas vdekjes së një foshnje në Klinikën për Fëmijë në Shkup. “Vdekja tragjike dhe e parandalueshme e një foshnjeje shtatëmuajshe, e konfirmuar tani më zyrtarisht nga Inspektorati Shëndetësor si rezultat i keqtrajtimit të rëndë, shënon një kapitull të errët në historinë e sistemit tonë shëndetësor. Kjo nuk është një rast i izoluar—pesë fëmijë të pafajshëm kanë humbur jetën brenda vetëm një muaji e gjysmë për shkak të neglizhencës, mungesës së organizimit dhe një dështimi të plotë të udhëheqjes në Ministrinë e Shëndetësisë. Në vend që të merret me këto…

Lexo më Shumë

Nga koalicioni VLEN kanë deklaruar se BDI në rolin e viktimës tenton të dal nga petku i krimeve dhe keqpërdorimeve që ka bërë për 22 vjet. “BDI me propozime për veting ndërkombëtar, tenton të krijojë mjegull te shqiptarët. Ne kujtojmë opinionin se pikërisht kjo BDI realizoi ndryshime të turpshme në Kodin Penal për të amnistuar raste të shumta të korrupsionit politik. Memoria kolektive është më e gjatë veprimtaria e tyre e pistë. Qytetarët mbajnë mend dhe për këtë arsyeje do të vazhdojnë t’ju dënojnë me votë ashtu siç vepruan në zgjedhjet e fundit. Në zgjedhjet e ardhshme lokale edhe më…

Lexo më Shumë

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se vendi tij pret ndërtimin e një Sirie të pastruar nga terrori, ku të gjitha grupet fetare, sektare dhe etnike jetojnë pranë njëri-tjetrit në paqe, raporton Anadolu. Presidenti Erdoğan mbajti një fjalim në seancën e hapjes në takimin e 11-të të samitit të organizatës D-8 në kryeqytetin egjiptian Kajro. Ai tha se institucionet përgjegjëse për sigurinë dhe stabilitetin global fatkeqësisht nuk përmbushin përgjegjësitë e tyre kundër përleshjeve, krizave dhe luftërave në rritje. Duke folur për mundësitë që organizata D-8 u siguron bizneseve, ai tha se duhet të përdoren në “mënyrë më efektive…

Lexo më Shumë

Biletaritë e Ndërmarrjes së Transportit Publik (NTP) “Shkupi” nuk ua vazhdojnë biletat vjetore për vitin në vijim studentëve për transport publik falas në kryeqytet. Kryetari i Asamblesë Studentore Universitare të Universitetit “Kirili dhe Metodi”, Aleksandar Nikoloski, tha se tashmë kanë dërguar ankesë deri te Qeveria, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Qytetit të Shkupit, kryetarja Danela Arsovska dhe NTP-ja siç tha ai “të deklarohen publikisht nëse janë paraparë mjete për transport falas të studentëve në qytetin e Shkupit”. “Pasi biletat për vitin 2025 nuk rinovohen në biletaritë e NTP-së. Nga ana tjetër, Ministria e Arsimit dhe Shkencës njoftoi se…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri Arben Fetai, sot mbajti fjalë hyrëse gjatë prezantimit të Udhëzuesit të parë për integrimin e masave kundër korrupsionit në kapitujt dhe klasterët e negociatave me Bashkimin Evropian. Ky projekt, i mbështetur nga Qeveria e Suedisë dhe zbatuar nga UNOPS, është një hap i rëndësishëm në avancimin e agjendës sonë të reformave. Nënkryetari Fetai, potencoi se lufta kundër korrupsionit është top prioritet strategjik për Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, me fokus në forcimin e mekanizmave për parandalimin dhe adresimin e tij në të gjitha nivelet. Përmes këtij Udhëzuesi Qeveria synon: ✅ Forcimin e kapaciteteve institucionale për të identifikuar dhe adresuar…

Lexo më Shumë

Inspektorati Shtetëror Sanitar Shëndetësor (ISHSSH), i cili ka kryer inspektim të jashtëzakonshëm në Klinikën e Fëmijëve pas vdekjes së foshnjës shtatë muajshe, i propozon Ministrisë së Shëndetësisë që të inicojë procedurë për mbikëqyrje eksperte për trajtimin e foshnjës. Nga kontrolli i jashtëzakonshëm u konstatua se Klinika e Fëmijëve ende nuk e ka zgjidhur problemin me praninë e detyrueshme të specialistit në ambulancën për kujdestari, për të cilën po zhvillohet procedurë kundërvajtëse, si dhe është krijuar dokumentacioni mjekësor nga mjekët që nuk janë të pranishëm në punë për të cilat ISHSSH ka nxjerrë vendim afati i të cilit po mbaron. “Më…

Lexo më Shumë