BIRN i kontrolloi spekulimet që dolën në publik ditët e fundit se Grubi banon në Shqipëri, afër Durrësit, pra se ka nënshtetësi shqiptare. Ish-zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi, për të cilin është lëshuar një fletarrest ndërkombëtar si i dyshuar në çështjen e “Lotarisë Shtetërore”, nuk ka nënshtetësi shqiptare, tha për BIRN Arta Sakja, këshilltarja për media e presidentit shqiptar, raporton Prizma, përcjell Nistori. Gazetarët e BIRN në Shqipëri, nga ana tjetër, nuk gjetën asnjë shënim në “Gazetën Zyrtare” që Grubi ka marrë nënshtetësinë shqiptare. Zëvendëskryeministri dhe ministri i Mjedisit, Izet Mexhiti, fundjavën e kaluar, në një dalje të ftuar në televizionin shqiptar…
Author: Jeta almakos
Nga monitorimi te tregtarët me pakicë (marketet), është konstatuar se çmimet e produkteve nga “Shporta e Vitit të Ri” janë ulur për 10 për qind, por janë shtuar rreth 30 produkte të reja (qumësht dhe produkte qumështi, mish dhe produkte mishi, vaj dhe vezë) ku është vërejtur ulje prej 10 për qind deri në 20 për qind, njoftoi Inspektorati Shtetëror i Tregut (ISHT). Nga aty shtojnë se prej dje inspektorati i tregut është në terren në të gjithë Maqedoninë dhe po kryen kontrolle tek furnitorët, prodhuesit dhe marketet. “Monitorimi i çmimeve kryhet për produktet që janë pjesë e shportës së…
Kryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK), Tatjana Dimitrovska sot i është përgjigjur pyetjes parlamentare për bashkëpunimin e anëtares së KSHPK-së, Cveta Ristovska, me Universitetin për Turizëm dhe Menaxhment dhe nëse ka konflikt të mundshëm interesi pasi që Ristovska e ka trajtuar rastin për drejtorin e Agjencisë për Siguri Kombëtare, ajo ka theksuar se nuk ka lidhur marrëveshje për kompensim financiar dhe nuk është anëtare e kuadrit mësimdhënës të Universitetit dhe lëndët ndahen në mënyrë elektronike. “Anëtarja e Komisionit nuk ka lidhur marrëveshje për kompensim financiar dhe nuk është anëtare e kuadrit mësimdhënës të Fakultetit. Ajo u angazhua…
Nën moton “Vakëfi juaj, një trashëgimi që nuk shuhet”, sot drejtoria e Vakëfëve pranë Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë së Veriut, në shenjë respekti kanë ndarë mirënjohje për të gjithë ata besimtarë muslimanë që kanë dhuruar tokat e tyre për vakëf. Drejtori i Vakëfeve në BFI, Fehmi Ebibi, informoi se vetëm për katër vite toka e cila i’u është dhuruar për vakëf arrin vlerën e 132. 850 metra katror në të gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut. FEHMI EBIBI,DREJTOR I VAKËFËVE PRAN BFI-SË “Prej vitit 2021 deri 2024, ne kemi saktësishtë 59 vakifa, që sot do të ndahen vakufmane, diku…
Ministria e Punëve të Brendshme sot promovoi shërbimin për nxjerrje elektronike të certifikatës për shtetësi e cila është e arritshme përmes portalit nacional për e-shërbime uslugi.gov.mk. “Shërbimi që ishte i disponueshëm në portal deri më tani, megjithëse mund të aplikohej në çdo kohë, dhënia e shtetësisë elektronike ishte e mundur vetëm gjatë orarit të punës. Tash e tutje, shërbimi bëhet tërësisht digjital dhe qytetarët mund të aplikojnë në çdo kohë dhe në vetëm një minutë pas dorëzimit të kërkesës, nëse gjithçka është në rregull, marrin përgjigje pozitive dhe mund ta shkarkojnë dokumentin nga sistemi. Digjitalizimi i shërbimeve dhe proceseve në…
“Është koha që politika të largohet nga arsimi, pasi po të vazhdojmë kështu nuk do të ecim para. Studentët tanë në PISA dhe TIMSS nuk do të jenë ndër të fundit, por të fundit. Bëni sugjerime konstruktive për paketën e ligjeve që do të kalojnë në Kuvend, në vend që të fokusoheni vetëm te gjuha dhe himni”. Kështu theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska nga foltorja e Kuvendit, në përgjigje të pyetjes së deputetes Rina Ajdari. “Nuk përmendni që ligjet e reja ofrojnë më shumë të drejta dhe mundësi për nxënësit dhe mësuesit, se rregullohet arsimi dual, qendrat…
Prokuroria Publike – Shkup, duke vepruar sipas kallëzimit penal të Drejtorisë për Polici Financiare, ka inicuar procedurë kundër dy personave fizik dhe një juridik. I pari, në cilësinë e Kryetarit të Këshillit Drejtues të “Lotarisë Shtetërore të RMV-së” dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe tenderimit public në vlerë afro 400.000 euro. Kallëzim penal është inicuar edhe për pronarin e firmës “Ritron Kopi” nga Kumanova që ka fituar 6-të tenderët dhe dy drejtorë tjerë të Lotarisë që dyshohen se kanë pranuar mallin që në fakt ka qenë fiktive. Prokurori kompetent publik ka dorëzuar propozimin për të përcaktuar masa kujdesi për…
“Ose të gjithë do të punojnë të dielën me mëditje të dyfishtë ose e diela do të jetë ditë jopune për të gjithë”, theksoi kryeministri Hristijan Mickoski, i cili tha se ky është qëndrimi i tij personal. Ai konfirmoi se Qeveria po shqyrton ndryshime në zgjidhjen ligjore për ditën e diel jopune. Biznesi e ka kërkuar prej kohësh ndërsa disa ministra të qeverisë së fundmi kanë paralajmëruar ndryshimin e zgjidhjes ligjore, andaj tema është hapur edhe në pyetjet e sotme deputetësh. Kryeministri iu referua sondazheve të tyre për të matur opinionin publik, të cilat i bëjnë tre herë në muaj.…
Drejtoria e Policisë Financiare ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike Shkup kundër disa personave dhe personave juridikë për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar, si dhe për Keqpërdorim të procedurës së prokurimit publik në lidhje me rastin “Lotaria Shtetërore”. Sipas denoncimit, buxheti është dëmtuar për më shumë se 22 milionë denarë, transmeton Portalb.mk. Siç thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Policisë Financiare, i denoncuari i parë P.B. (Përparim Bajrami), si drejtor i përgjithshëm i Lotarisë Shtetërore, ka aprovuar pagesën e faturave me përmbajtje të rreme, duke mundësuar përfitim pasuror të kundërligjshëm prej 3.102.015 denarë. I pandehuri i dytë A.A., pronar…
Bashkëshortja e liderit të rrëzuar sirian Bashar al-Assad vuan nga një formë e rëndë e leukemisë. Asma al-Assad është në izolim për t’u mbrojtur nga çdo infeksion, kështu që nuk mund të jetë në të njëjtën dhomë me njerëzit e tjerë, transmeton Telegraph-i britanik. Familja Assad iku në Moskë pasi opozita rrëzoi regjimin e Bashar al-Assad në fillim të këtij muaji. Ish-zonja e parë dhe fëmijët u larguan nga Siria para presidentit, dhe tani thuhet se po kujdeset për të babai i saj Fawaz Ahras, një kardiolog i respektuar në Londër. Presidenca siriane njoftoi në maj se Asma al-Assad, një…
Akuza të reja për ish-zyrtarë paralajmëroi ministrja e financave Gordana Dimitrieska-Koçoska në emisionin Biznes21. Nuk zbuloi më shumë detaje por tha se policia financiare ka në proces shumë lëndë, për të cilat së shpejti do të informohet publiku. Koçoska tha se po ndërpriten shumë projekte të trashëguara kapitale. Për një prej tyre ka pasur garanci të falsifikuar bankare dhe i njëjti është proceduar deri tek institucionet kompetente. Përndryshe deri më tani prokuroria hapi hetime për dy lëndë, Lotaria shtetërore dhe “Aditiv”, ku përfshihen disa ish funksionarë. Mes të dyshuarve janë ish zv/kryeministri Artan Grubi dhe ish drejtori i EMV-së Vasko…
Kryeministri Hristijan Mickoski zbulon se shërbimet e sigurisë të udhëheqësisë së kaluar e kanë përndjekur atë personalisht dhe familjen e tij, përfshirë edhe djalin e tij të mitur. Për këtë ai kërcënoi se do të kërkoj përgjegjësi. Duke shpalosur detaje nga rasti “Cilindri” shërbimet e sigurisë sipas Mickoskit e kanë prezantuar atë rrejshëm si organizator dhe financues të “Formacionit ushtarak parapolicor”, formacion i disa qytetarëve ekstremist radikalist dhe me bindje nacionaliste. Hristijan Mickoski, kryeministër “Si e kanë bërë këtë? E kanë shpikur një burim në rastin “Cilindri”, i cili sipas tyre jep informacione konfidenciale. Diku në fillim të vitit 2020,…

