Author: Jeta almakos

Gjatë natës së ndërrimit të motmoteve, në Klinikën Universitare të Gjinekologjisë në Shkup, në ora 00:01 foshnja e parë e lindur në Maqedoninë e Veriut për vitin 2025 është një foshnjë djalë. Drejtoresha e Klinikës së Gjinekologjisë, Irena Aleksioska Papastiev tha se foshnja e posalindur quhet Jakov, dhe thekson se ai është në gjendje të mirë shëndetësore me peshë 3190 gram dhe 50 centimetra i gjatë. Po ashtu informoi se edhe nëna e foshnjes, Sanja Talevska është në gjendje të mirë shëndetësore. IRENA ALEKSIOSKA PAPASTIEV, DREJTORESHA E KLINIKËS SË GJINEKOLOGJISË “Nëse dita dihet nga mëngjesi. Mund të them se do…

Lexo më Shumë

Qytetarët të cilët nuk i kanë ndërruar patentë shoferët dhe targat të cilat tani më nuk janë të vlefshme, të mos dënohen gjatë kësaj periudhe, deklaroi sot ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski. Ai u bëri thirrje punonjësve të policisë që të kenë parasysh dispozitat ligjore që kanë të bëjnë me indikacionet dhe paralajmërimet. PANÇE TOSHKOVSKI, MINISTËR I PUNËVE TË BRENDSHME “Konsideroj se asnjë polic i vendit nuk duhet të shqiptojë gjobë për këtë lloj kundërvajtjeje, sepse qytetari i vendit tonë nuk duhet të paguajë para për shkak se në të kaluarën kemi pasur politikanë të paaftë. Kjo periudhë…

Lexo më Shumë

Kryeministri Hristijan Mickoski pret që viti 2025 të jetë më i suksesshëm se viti 2024, me rritje të PBV-së ndërmjet 3.5 dhe 4 për qind, investime mbi një miliard euro dhe deficit buxhetor nën 4 për qind. Sipas tij, vitin 2024 po mbyllet me rezultate ekonomike më të mira se sa pritej. Ai përsëriti se pret që niveli i investimeve të huaja të kalojë një miliard euro në vitin 2024 dhe një shumë edhe më të madhe në vitin 2025. “Presim të kemi parametra pozitivë për rritjen e PBB-së për tremujorin e katërt, me çka rritja e përgjithshme për vitin…

Lexo më Shumë

Viti 2024 shënoi një periudhë të rëndësishme ndryshimesh për vendin tonë, një vit që sjell një kthesë të madhe dhe ringjallje të shpresës për qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ky vit i shënoi ndryshime të thella tektonike, me bashkimin e shqiptarëve dhe forcimin e një fronti të vetëm për të rrëzuar regjimin dydekadësh të BDI-së, i cili kishte abuzuar me pushtetin dhe kishte shpërfillur interesat e qytetarëve. Si Qeveri e re, trashëguam një shtet të gjunjëzuar nga disfunksionaliteti, i përfshirë nga korrupsioni në çdo nivel dhe të zhvatur nga një klikë e korruptuar që e kishte kthyer pushtetin…

Lexo më Shumë

Organizata Transparency International ka publikuar raportin për rastet e “turbullta” dhe “të qarta” të korrupsionit për muajin dhjetor. Në krye të listës së ngjarjeve “të turbullta” është futja e ish zëvendëskryeministrit Artan Grubi dhe gjykatësit Enver Bexheti në listën e zezë amerikane. Në raport thuhet se dy personat në fjalë shpëtuan ish shefin e DSK-së, Sasho Mijallkov nga burgu. Transparency International “Sipas kumtesës së ministrisë amerikane për Punë të Jashtme, që të dy kanë qenë të përfshirë në “korrupsion të konsiderueshëm” me pranimin e ryshfetit për të përmbysur proceset gjyqësore kundër ish drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov. Mijallkov, ndër të…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski në një video -fjalim në profilin e tij të fejsbukut ua uroi qytetarëve Vitin e Ri 2025. Në fjalim Toshkovski theksoi se gjatë vitit të kaluar 2024, që nga dita e parë e marrjes së përgjegjësisë, ai u angazhua në zgjidhjen e situatave të hasura me përkushtim maksimal, profesionalisht dhe transparent dhe së bashku arritën suksese të rëndësishme. “Kemi identifikuar lëshimet dhe kemi marrë menjëherë masat për të rikthyer besimin e qytetarëve. Nuk ka më cenim të dinjitetit të askujt, të asnjë qytetari. Në atë drejtim, çdo ditë vazhdojmë me përmirësimin dhe modernizimin…

Lexo më Shumë

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, gjenerali Millan Mojsilloviq, u shpreh se ushtria serbe ka kapacitete për të mbrojtur serbët dhe popullatën tjetër joshqiptare në Kosovë. Në një intervistë për “Novosti”, Mojsilloviq tha se nuk do të ketë “Stuhi” të re ndaj serbëve në Kosovë, duke aluduar në ndodhitë gjatë luftës në Kroaci. Ai gjithashtu u shpreh i bindur se është në interesin e serbëve në Kosovë dhe të shtetit serb që të luftojnë për Kosovën përmes rrugëve diplomatike. “Ushtria serbe monitoron kërcënimet e mundshme ndaj Serbisë dhe është në gjendje t’u përgjigjet në mënyrë…

Lexo më Shumë

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan tha se në periudhën e ardhshme me vendosmëri do të hedhin hapa për të shndërruar në realitet vizionin e tyre për një Türkiye dhe rajon pa terror, transmeton Anadolu. Erdoğan publikoi një video-mesazh me rastin e Vitit të Ri. Duke folur për gjendjen në Siri, presidenti turk tha: “Do të ofrojmë çdo lloj mbështetjeje të nevojshme që periudha e re të hapë derën e paqes, qetësisë, stabilitetit dhe prosperitet të përhershëm ekonomik në Siri”. Bashar al-Asadi, lideri i Sirisë për gati 25 vjet, u arratis në Rusi pasi grupet kundër regjimit morën kontrollin e…

Lexo më Shumë

Numërimi mbrapsht ka përfunduar dhe viti i ri 2025 tashmë ka mbërritur në Zelandën e Re. Pamjet që po shihni vijnë drejtëpërdrejt nga qyteti më i madh i vendit, aukland që ka ndezur i pari në botë dritat me një ceremoni spektakolare fishekzjarresh. Organizatorët kanë projektuar dhjetëra mijëra drita, kilometra të tërë me kabllo, së bashku me 500 kilogramë lëndë prioteknike që do të shkëlqejnë për 5 minuta. Dy orë më pas, festimet do të zhvendosen në Australi. Sidnej, i cili feston vitin e ri pas zelandës së re, do të marrë vëmendjen me festimet në portin e qytetit. Samoa…

Lexo më Shumë

Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan diskutoi të martën zhvillimet në Siri me homologun e tij kuvajtian Abdullah Ali al-Yahya. Sipas burimeve në Ministrinë e Jashtme turke, Fidan pati një telefonatë me Yahya. Gjatë bisedës, të dy shkëmbyen mendime edhe për hapat e përbashkët që mund të ndërmerren për të siguruar stabilitet dhe prosperitet në vendin e shkatërruar nga lufta. Bashar al-Assad, lideri i Sirisë për gati 25 vjet, iku në Rusi pasi grupet kundër regjimit morën kontrollin e Damaskut më 8 dhjetor, duke i dhënë fund regjimit të Partisë Baath, i cili kishte qenë në pushtet që nga viti…

Lexo më Shumë

Instituti i Shëndetit Publik rekomandon qytetarët që të jenë të kujdesshëm gjatë festave të fundvitit. Ata rekomandojnë konsumimin e ushqimeve të shëndetëshme, hidratimit të duhur dhe theksojnë rreziqet nga alkooli dhe mjetet piroteknike për festat e fundvitit. INSTITUTI I SHËNDETIT PUBLIK “Rimendoni për pijet tuaja. Pijet e ëmbla fshehin një të vërtetë të hidhur. Mos blini apo ruani pije me sheqer në shtëpi. Në kafene, restorante etj, mos porositni pije freskuese dhe shmangni kremrat, lëngjet tretëse, sirupet etj. Mbani rregullisht ujë në një shishe qelqi me vete. Nuk ka nivel të sigurtë të konsumimit të alkoolit. Konsumimi i alkoolit mund…

Lexo më Shumë

Në fund të vitit, kur festat janë të pranishme dhe njerëzit janë të gatshëm për të shpenzuar, çmimet e produkteve dhe shërbimeve kanë krijuar një atmosferë të veçantë. Tregu duket se ka vendosur të bëjë një festë të vetën, duke e bërë çdo blerje një aventurë vështirësie. Me çdo blerje, nga ana e qytetarëve ndjehet një emocion i dyfishtë: gëzimi i dhuratave dhe shqetësimi për çmimet e larta. A kanë hasur qytetarët zbritje të çmimeve ose jo? Kjo ishte pyetja që na shoqëroi gjatë kësaj dite festive. “Përshëndetje, momentalisht ndodhemi në treg për të parë se me ç’farë çmimesh po…

Lexo më Shumë