Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari ka qëndruar sot për ngushëllime te familja Asllani në fshatin Gërçec të Sarajit e cila para disa ditësh humbi 4 anëtarë të saj në një aksident tragjik. Taravari, natën e aksidentit shkroi në rrjetet sociale se kjo tragjedi ka prekur shpirtin e çdo qytetari. “Ky vit nisi me një aksident të tmerrshëm që ka rënduar shpirtin e secilit nga ne. Tragjedia e ndodhur në rrugën Rashçe-Saraj ka marrë jetën e një familje të tërë duke shpëtuar vetëm një fëmij 5 vjeçar prej tyre…Ngushëllime të afërmve! Qofshin të Parajsës këto viktima të pafajshme!”, kishte shkruar Taravari.…
Author: Jeta almakos
11 fëmijë të lagjes Bardhi në fshatin Bllacë janë të detyruar që për t’i vijuar mësimet, krahas çantave e librave, të bartin me vete edhe pasaportat. Ata jetojnë në Maqedoni të Veriut, por shkollimin e bëjnë në Kosovë. Kjo për shkakun që në fshatin e tyre nuk ka shkollë për nxënës të klasave nga e gjashta deri në të nëntën. E si alternativë të vetme për arsimim e kanë shkollën fillore “Iliaz Thaqi” në Han të Elezit Për t’u ulur në banka shkollore, 11 fëmijë të lagjes Bardhi në fshatin Bllacë detyrohen që përditë ta kalojnë kufirin mes Maqedonisë së…
Një 22-vjeçar nga Gostivari me inicialet B.M. ka përfunduar në paraburgim pasi e ka detyruar të kryej marrëdhënie seksuale një vajzë të mitur 13 vjeçare me të cilën është njohur paraprakisht në rrjete sociale, shkruan Alsat. Rasti në polici është paraqitur nga nëna e viktimës. I dyshuari ngarkohet për vepër që sipas Kodit Penal është e ndëshkueshme me së paku 8 vjet burg. “Me viktimën janë njohur nëpërmjet aplikacionit “Snap Chat” dhe kanë filluar të kontaktojnë dhe të shihen. Kur vajza nuk ka dëshiruar më të shihet me atë, i dyshuari ka kryer trysni dhe në ditën kritike e ka…
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, përmes një postimi në profilin e tij ka uruar pensionistët për ritjen e pensionit për pesë mijë denarë duke shtuar se pensionistët janë ndër më të dashurit tanë. “Pensionistët janë ndër më të dashurit tanë. Rritja prej 5000 denarësh është vetëm një hap drejt detyrimit që ju kemi, por një hap i sigurtë! Gjyshërit dhe Prindërit janë Krenari në çdo moshë!”, shkruan Taravari.
Rastet e gripit po rriten në të gjithë Evropën, duke goditur më së shumti fëmijët nën 15 vjeç dhe të rriturit mbi 60 vjeç. Spitalet në Francë dhe Spanjë raportojnë rritje të pranimeve të të prekurve nga gripi. Por, bëhet e ditur se spitalet në të gjithë Evropën po përballen me një periudhë sfiduese pasi rastet vazhdojnë të rriten ndjeshëm. Edhe pse gripi po prek njerëzit e të gjitha moshave, fëmijët nën 15 vjeç dhe personat mbi 60 vjeç po vuajnë më shumë. Për të trajtuar numrin në rritje të pacientëve, shumë spitale kanë ngritur njësi të përkohshme për të…
Reshjet e dendura të borës dhe temperaturat e ulëta në Gjermani kanë shkaktuar kufizime në Aeroportin e Frankfurtit, transmeton Agjencia Anadollu. Sipas një deklarate të zëdhënësit të aeroportit për shtypin gjerman, 120 nga 1.090 fluturimet e planifikuara sot janë anuluar. Siç thuhet, anulimet kanë rezultuar për shkak të pastrimit të pistave dhe dukshmërisë së ulët. Në deklaratën e bërë në faqen e aeroportit thuhet që pasagjerët që kanë të planifikuara udhëtime këshillohen që të konsultohen me kompanitë e tyre ajrore në lidhje me fluturimet dhe të ndajnë kohë shtesë për shkak të kohës së pritjes në aeroport. Byroja Meteorologjike e…
LSDM-ja kërkon nga Qeveria që të heq dorë nga ndryshimet, sic thonë, të ligjit kontestues për Mbrojtjen e fëmijëve. Socialdemokratët përshëndesin mosdekretimin e ligjit nga Presidentja Siljanovska, me cka, sipas tyre, hapet mundësia që qeveria të tërhiqet nga qëllimet për shkak të dispozitave konstestuese. Sipas socialdemokratëve Neni 9 dhe Neni 10 i Propozimligjit të propozuar nga Qeveria, do të thotë, vendosjen e licensave dygjuhësore në fushën e mbrojtjes së fëmijëve. LSDM “Me ndryshimet e propozuara të Ligjit, Qeveria kthen prapa proceset me vendosjen e mundësisë për dhënien e provimit për licensë në formë të letrës në vend të jetë digjitale.…
Gjatë këtij viti, me shumë gjasa në pranverë, qytetarët tanë mund të përballen me lajme të reja për hyrjen në BE, të sjellura nga sistemi elektronik ETIAS për aplikimin për hyrje në BE, përcjell Fokus, transmeton TV21. Në fakt, është një sistem ku njerëzit që duan të udhëtojnë në BE do të duhet të regjistrohen përmes aplikacionit përkatës kur të hyjnë për herë të parë në BE dhe të paguajnë për atë regjistrim. Me pak fjalë, sistemi ETIAS do të thotë që pa regjistrim në aplikim nuk do të mund të udhëtohet në BE, dhe se leja e udhëtimit e…
Një grua 33 vjeçare nga Studeniçani i Shkupit ndërroi jetë në Medine, ku kishte shkruar për të kryer umren si obligim fetar. Bëhet fjalë për Gjulsere Jakupi Memeti, ndërsa lajmi është komunikuar nga të afërm të saj.(INA)
Përsëri do të diskutohet për Propozim- ligjin për arsimin e mesëm i cili në fund të vitit u tërhoq nga Kuvendi për shkak të amendamenteve të BDI-së dhe kundërshtimit të tyre ndaj njërës nga dispozitat me të cilin parashikohet intonimi i himnit shtetëror nëpër shkolla. Ministrja Vesna Janevska sot në pyetjen e gazetarëve u përgjigj se do të diskutohet përsëri që të gjendet “gjuhë e përbashkët”, që siç tha ajo, “nëse është e nevojshme ligji do të kthehet edhe pa atë dispozitë”, duke theksuar se më me rëndësi janë reformat thelbësore. Ajo përsëriti se i vjen keq që “temat politike…
Të hyrat shtesë nga dogana për importin e automjeteve të udhëtarëve në gjashtë muajt e fundit janë më të larta për rreth 119 milionë denarë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2023, ndërsa mbledhja e të hyrave nga TVSH-ja për importin e automjeteve për udhëtarët është më i madh për më shumë se 482 milionë denarë, tha sot drejtori i Drejtorisë doganore, Boban Nikollovski. Siç ka thënë Nikollovski në një konferencë për media, mbledhja reale e taksës për automjete në korrik 2024 është më e lartë për 46,5 për qind krahasuar me korrikun e vitit 2023, në gusht…
Genc Merko, djali i madh i kryetarit të komunës së Strugës, Ramiz Merko, nuk është më pronar i Universitetit Ndërkombëtar të Strugës, i cili ofron diploma të arsimit të lartë në disa fakultete. Që nga muaji i kaluar, djali i Merkos ia ka lënë komplet “Euro College 2007” partnerit të tij Armen Kadriut, po ashtu biznesmen nga Struga, raportoi Faktor. Sipas tyre, “Euro College 2007” është një kompani me të ardhura minimale, por në të njëjtën kohë edhe pronare e Universitetit Ndërkombëtar të Strugës. Genc dhe Ramiz Merko, si dhe anëtarë të tjerë të rritur të familjes, që nga fillimi…

