Ligji për Mbrojtjen e Fëmijëve sot sërish është vendosur në seancë plenare. Gjatë seancës, deputeti i koalicionit VLEN, Halil Snopçe i replikoi deputetit të së Majtës, Dimitar Apasiev. Snopçe tha se Apasiev ka mendësi naziste dhe frustrim ndaj gjuhës shqipe. I njëjti ia kujtoi Apasievit se sot shqiptarët gëzojnë tre universitete në gjuhën shqipe. Ai tha se sot edhe provimet në administratën publike janë në gjuhën shqipe falë ish ministrit Azir Aliu, “As që më shkon mendja të replikoj me kolegun Apasiev, por ma përmendi emrin, dhe kur të përmendet emri, patjetër se më duhet të replikoj normalisht. E sidomos…
Author: Jeta almakos
Nuk priti as edhe një ditë të vetme, kryetari i komunës së Strugës, Ramiz Merko, vetëm dy orë pas zgjedhjes së Donald Trampit si president i ri i Shteteve të Bashkuara, nxitoi ta urojë atë me fjalët Zoti e bekoftë Amerikën. “Ju urojmë një mandat dhe udhëheqje të suksesshme, që do të sjellë përparim dhe unitet për të gjithë popullin amerikan. Shpresojmë që gjatë kësaj periudhe, mbështetja e SHBA-së për Ballkanin të vazhdojë, të jetë e fortë dhe e pranishme, duke forcuar bashkëpunimin dhe stabilitetin në rajon. Udhëheqësit e mëdhenj ndërtojnë ura bashkëpunimi, dhe shpresojmë që partneriteti midis Shteteve të…
Ka shkruar në 66 numri i të vdekurve pas shpërthimit të zjarrit në një hotel 12-katëshe në qendrën e skive Kartalkaya në Bolu në Turqi. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Ali Yerlikaya, pas vizitës që ka bërë në vendin e ngjarjes, ku tha se 51 persona të tjerë kanë pësuar lëndime. Ai bëri të ditur se ka nisur një hetim për këtë rast, tha ai raporton TRT. Ndërsa, ministri i Shëndetësisë Kemal Memişoğlu, tha se njëri nga të lënduarit është në gjendje të rëndë. “Kemi 51 të lënduar nga zjarri në të cilin humbën…
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dërguar urimet më të përzemërta për Donald Trumpin, pas betimit të tij si Presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në një mesazh drejtuar Presidentit Trump, Osmani ka theksuar se fitorja e tij historike është një pasqyrim i besimit të thellë që populli amerikan ka në udhëheqësinë dhe vizionin e tij për të mbrojtur dhe avancuar vlerat e lirisë dhe demokracisë, vlera që lidhin ngushtë dy vendet. Osmani ka falënderuar Shtetet e Bashkuara për rolin historik në mbështetje të Kosovës gjatë periudhave më të errëta të historisë së saj dhe…
Donald Trump foli për rreth 30 minuta në fjalimin e inaugurimit, me komente që pasqyronin tonin e fushatës së tij. Më poshtë janë shtatë pikat kyçe të fjalimit pas betimit si president i 47 i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shkruan skynews. Biden Trump sulmoi trashëgimninë e administratës së kaluar, duke e quajtur atë një periudhë rënjeje të Amerikës. Përleshjet në Capitol Ai tha se “shfrytëzimi” i departamentit të drejtësisë do të mbaronte, duke sinjalizuar një goditje të fundit për hetimet mbi veprimet e tij personale. Immigracioni Presidenti njoftoi se do të nënshkruante një urdhër ekzekutiv që shpall një emergjencë kombëtare…
Në fjalimin e tij inaugurues si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump zbuloi planet e tij për një rikthim të fuqishëm të ëndrrës amerikane dhe premtime për ndryshime të mëdha. “Do të jemi sërish një vend i pasur dhe ari i lëngshëm poshtë këmbëve tona do të na ndihmojë,” deklaroi Trump, duke premtuar rikthimin te burimet natyrore për të fuqizuar ekonominë e vendit. Ndër prioritetet e tij, ai përmendi heqjen e mandateve për mjetet elektrike dhe mbështetjen e punëtorëve amerikanë të prodhimit të automjeteve. “Do të ndërtojmë sërish automjete në SHBA dhe do të nis menjëherë të…
Edhe disa ish politikanë do të mund të kenë qasje deri te një pjesë e 250 milionë eurove nga Hungaria të destinuara për kompanitë. Të premten më 17 janar Qeveria e ndryshoi konkluzionin e sjellë në fund të nëntorit të vitit të kaluar, me çka disa lojtar të theksuar në sektorin energjetik që ndërtojnë hidrocentrale të vogla dhe fotovoltaik do të mund të konkurrojnë për këto mjete. Në mesin e tyre, një pjesë e familjes Zaev-i, djali i liderit të BDI-së Ali Ahmetit, ish zv.kryeministri për ekonomi, Koço Angjushev, vëllau i liderit të LSDM-së, Venko Filipçe, ish kryeministri Dimitar Kovaçevski.…
Kryeministri Hristijan Mickoski në Uashington i përforcon kontaktet me administratën e re amerikane të udhëhequr nga Donald Tramp. Mickoski u takua me biznesmeni Kris Pavllovski në kompaninë e të cilit, Rambl, ka aksione nënpresidenti i ri i SHBA-ve, Xhej-Di Vans. Me të kanë biseduar për mundësitë për investime, ndërsa kryeministri takimin e fundit atje e zhvilloi me Devin Nunjez i cili është kryesues i trupit këshilldhënës për zbulim. Mickoski kryeson delegacionin që merr pjesë në inaugurimin e Tramp dhe shoqërohet nga zëvendëskryeministri Izet Mexhiti, ministri i Jashtëm Timço Mucunski dhe zëvendësministrja për Çështje Europiane Viktorija Trajkov. Mucunski së fundmi theksoi…
Në kohën më të shkurtër të mundshme normalizohet dërgesa e energjisë ngrohëse për shfrytëzuesit e EMV Furnizimi me ngrohje. Për konsumatorët e lidhur në sistemin për ngrohje qendrore nga ky rajon dërgesa e energjisë ngrohëse realizohet sipas rregullave të rrjetit te të gjitha ndërtesat banesore dhe afariste ku në mëngjes nga ora 10 ishte ulur cilësia e dërgesës, me përjashtim të një pjese të konsumatorëve në Komunën e Qendrës, informojnë nga SHA EMV. Theksojnë se ekipet e EMV Shpërndarje të ngrohjes vazhdojnë me punë, duke bërë të gjitha përpjekjet maksimale për të mënjanuar shpejtë defektin në afërsi të Pishinës Olimpike,…
Ndërsa nga VMRO DPMNE vazhdojnë të mbajnë pres konferenca për Artan Grubin. Ata akuzojnë LSDM-në se kaloi një muaj nga ikja e Grubit, ndërsa partia e Filipces, siç thonë, nuk ka thënë asnjë fjalë për të. Deputeti Brane Petrushevski tha se nëse Venko Filipçe nuk gjen forcë të kërkojë falje për Grubin, LSDM-në do ta fundosë përfundimisht. “Venko Filipçe nuk mund të dalë nga hija e Zaevit dhe Kovaçevskit, ende vazhdon t’i përmbahet politikave dhe koalicioneve të tyre kriminale. Venko Filipçe nuk pati guxim të kërkojë falje për Artan Grubin. Filipçe nuk gjeti forcë të kërkojë falje përse qeveria e…
Pas marrëveshjes së armëpushimit dhe shkëmbimit të të burgosurve midis Tel Avivit dhe Hamasit, banorët e Gazës kaluan një natë pa ndonjë sulm nga ushtria izraelite dhe u zgjuan pa zhurmën e bombardimeve për herë të parë që nga 7 tetori 2023, transmeton Anadolu. Marrëveshja e armëpushimit dhe shkëmbimit të të burgosurve midis Izraelit dhe Hamasit hyri në fuqi dje në orën 11:15 të mëngjesit me orën lokale. Me hyrjen në fuqi të armëpushimit, në Rripin e Gazës ndaluan sulmet që ushtria izraelite i ka vazhduar prej 471 ditësh. Për herë të parë në më shumë se 15 muaj, banorët…
Zonja e parë e ardhshme e SHBA-së, Melania Trump ka lansuar një kriptomonedhë në prag të inaugurimit të bashkëshortit të saj si president. Njoftimi vjen një ditë pasi presidenti i zgjedhur Trump prezantoi kriptomonedhën e tij $Trump. Bëhet e ditur se të dyja monedhat janë rritur, por kanë parë tregti të paqëndrueshme, shkruan BBC. “Ju mund të blini $MELANIA tani”, postoi ajo në platformën sociale X. Sipas faqes së internetit të CoinMarketCap, $Trump ka një vlerësim total tregu prej rreth 12 miliardë dollarë (9.8 miliardë £), ndërsa $Melania qëndron në rreth 1.7 miliardë dollarë.

