Author: Jeta almakos

Pece Mirçeskit i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh, pasi gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale në Shkup ka vepruar me propozimin e Prokurorisë Themelore Publike për ish-drejtorin e Shërbimit për Çështje të Përgjithshme dhe të Përbashkëta të Qeverisë (SHÇPP). Prokuroria ka nisur hetime kundër Mirçeskit për marrje ryshfeti dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare. “Gjyqtari në procedurë paraprake në Gjykatën Themelore Penale Shkup, me propozim të Prokurorisë Themelore Publike për caktimin e masave të sigurisë ndaj një personi në lidhje me hetimin në Shërbimin për Çështje të Përgjithshme dhe të Përbashkëta të Qeverisë së Republikës së…

Lexo më Shumë

Ish-drejtori i Shërbimit për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta (SHPPP), Pece Mirçeski sonte është arrestuar në stacionin policor në Kisella Vodë, pasi sot Policia Financiare ka hapur hetim për veprat të kryera penale marrje të ryshfetit, falsifikim të dokumentit zyrtar,  përvetësim në shërbim dhe punë të pandërgjegjshme në shërbim të kryera gjatë kohës sa ka qenë drejtor, konfirmuan për MIA-n nga Policia Financiare. Së bashku me Mirçeskin është arrestuar edhe pronari i servisit renta VIP, i cili po ashtu është i përfshirë në të njëjtin hetim. “I denoncuari i parë P.M. në cilësinë e zyrtarit – drejtor i Shërbimit…

Lexo më Shumë

LSDM ka akuzuar qeverinë aktuale të VMRO-DPMNE-së për nepotizëm. “Në mënyrë të pamatur dhe pa turp, në vazhdimësi emërohen familjarë të zyrtarëve të VMRO-DPMNE-së, të punësuar nën ombrellën e shtetit, në kurrizin e qytetarëve. I fundit është rasti skandaloz ku është përfshirë Ljupço Andonovski, babai i ministrit të transformimit digjital në Qeveri – Stefan Andonovski. Babain e ministrit Mickoski e emëroi për këshilltar në Qeveri. Vëllai i ministrit Stefan, Igor Andonovski, para disa muajsh është emëruar në krye të departamentit të ASK-së për qytetin e Shkupit”, tha Bogdanka Kuzeska, zëdhënëse e LSDM-së. “Pra, një djalë është ministër në qeverinë e…

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër vendimin e Ministres së Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, për emërimin e Goran Naumoskit si drejtor të shkollës fillore në Podgorc të Strugës. “Ky vendim është një provokim i hapur ndaj banorëve shqiptarë të fshatit dhe një përpjekje për të testuar durimin dhe ndjeshmëritë e qytetarëve, duke krijuar tensione artificiale në një komunitet që aq shumë është privuar në të kaluarën. Emërimi i një personi të njohur për qëndrimet e tij nacionaliste dhe për retorikën e tij përjashtuese është një mesazh i qartë se kjo qeveri nuk e respekton vullnetin e qytetarëve dhe është…

Lexo më Shumë

Gati një vit nga miratimi i Ligjit të lojërave të fatit vendim që solli edhe fundin e përcaktimit të BDI-së për ekspansionimin e lojërave të fatit si dhe fillimin e fundit të Artan Grubit dhe mikut të tij, ish drejtorit të Lotarisë Shtetërore Përparim Bajrami. Që të dy aktualisht janë në arrati dhe ndaj tyre është shpallur flet arrest ndërkombëtarë. Por si u zhvillua e gjithë ngjarja? Në shkurt të vitit të kaluar, Artan Grubi tentoi që përmes plotësimit të ligjit të lojërave të fatit dhe lojërave argëtuese, ta rregullon çështjen e ndarjes së bixhozit online, por u kundërshtua nga…

Lexo më Shumë

Policia e trafikut rrugorë ka intensifikuar kontrollet nëpër kryeqytet. Nga të gjitha stacionet policore, është ngritur alarmi për zero tolerancë ndaj vozitësve të shpejtë. Radarët e vjetër mobil që posedojnë, janë shpërndarë nëpër rrugët e Shkupit, madje nga SPB thonë se me tre turne në terren po punojnë edhe veturat e reja civile me radarë të instaluar sipër makinave. Këto masa intensive thonë nga MPB se u ndërmorën në të gjithë territorin e vendit. Policët thonë se brenda 24 orëve janë shqiptuar qindra gjoba për tejkalim të shpejtësisë dhe janë bllokuar dhjetëra patentë të shoferëve. Sipas kodit aktual rrugor gjobat…

Lexo më Shumë

Filantropi shqiptar dhe sipërmarrësi i njohur, Lazim Destani në një intervistë ka folur për zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë si dhe ato të 11 majit në Shqipëri. Ai ka thënë se mërgata shqiptare ka rëndësi të madhe dhe roli i saj është i pamohueshëm në zgjedhje. Destani ndër tjera u bëri thirrje mërgimtarëve që të marrin pjesë masovisht në zgjedhje dhe të japin kontributin e tyre. “Unë fillimisht dua të ftoj të gjithë mërgimtarët që kanë të drejtë vote që ta shfrytëzojnë këtë të drejtë dhe të votojnë në zgjedhjet e Kosovës. Ndërsa regjistrimi dhe votimi i mërgatës shqiptare…

Lexo më Shumë

Qendra pë Hulumtime “Alternativa”, ka publikuar sondazhin e fundit për zgjedhjet 2025, sondazh ky i cili nxjerr Lëvizjen Vetëvendosje të parën me 52.7 për qind, pasuar nga PDK si e dyta, e partia e tretë nga ky sondazh del të jetë LDK. LVV në rritje dhe fituese, PDK dhe LDK shënon rënie, AAK e NISMA e kalojnë prgaun, ndërsa Lista për Familjen rrezikon pragun! Sipas Qendres për Hulumtime Sociale Ekonomike Politike “ALTERNATIVA”, observator i matjeve të opinionit publik, i realizuar përfunduar këtë fundjavë, e nxjerr firuese Lëvizjen Vetvendosje (LVV) në pyetjën drejtuar qytetarëve për “Zgjedhjet Parlamentare 2025”, e cila ka…

Lexo më Shumë

Në kuadër të hetimeve që po bëhen në MPB për keqpërdorim të procedurës së prokurimit gjatë serivisimit të veturave zyrtare në këtë instititucion, hetime po zhvillohen edhe ndaj kompanive të caktuara, mëson TV21. Në kuadër të hetimeve, bastisje janë bërë në operatorët ekonomisë si Autoklima Mitreski, Dambo Aco Kop dhe Progres Auto Tetovë. Këto kompani, me të cilat janë arritur tenderë, në vend të pjesëve rezervë të reja, ato kanë montuar pjesë të vjetra dhe me komponentë të shfrytëzuara, por në fatura janë evidentuar si pjesë të reja, kurse pjesë të caktuara të veturave, janë regjistruar në më shumë fatura.

Lexo më Shumë

Ministria e Financave do të veprojë mbi vendimin e Gjykatës Kushtetuese pas publikimit të saj në “Gazetën zyrtare” dhe do t’i servisojë detyrimet e krijuara nga Buxheti. Nga Ministria e Financave thonë se nuk do të komentojnë vendime gjyqësore, pasi Gjykata Kushtetuese sot vendosi të anulojë Ligjin për tatimin e solidaritetit që do të thotë se shteti do t’ua kthejë rreth 49.2 milionë euro afro 156 kompanive. “Ministria e Financave nuk do të komentojë vendimet gjyqësore, përfshirë edhe atë të marrë sot nga Gjykata Kushtetuese. Konform kompetencave si Ministri e Financave do të veprojmë sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese pas…

Lexo më Shumë

Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan u shpreh se plani i presidentit amerikan Donald Trump për zhvendosjen e palestinezëve nga Gaza është i papranueshëm, raporton Anadolu. Duke folur në redaksinë e editorëve të Anadolu-t në Ankara, Fidan trajtoi çështje kyçe rajonale, përfshirë deklaratat e fundit të presidentit amerikan rreth Gazës, si dhe qëndrimin e Sirisë ndaj terrorizmit dhe bashkëpunimin në sferën e sigurisë. “Çështja e dëbimit është një situatë që as rajoni e as ne nuk mund ta pranojmë. Është absurde ta mendosh këtë. Është gabim madje të diskutohet kjo çështje”, tha Fidan, duke shtuar: “Jemi kundër të gjitha nismave…

Lexo më Shumë

Presidenti amerikan, Donald Trump, në konferencën e përbashkët për media me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, ka bërë një deklaratë në stilin e tij kotravers duke theksuar se “SHBA-ja do të marrë përsipër Rripin e Gazës”, ndërsa sugjeroi zhvendosjen e përhershme të palestinezëve jashtë Gazës. Trump është pyetur se kush do të mund të jetonte në Gaza nëse palestinezët largohen, Trump u përgjigj “njerëzit e botës”. “Unë mendoj se ai vend mund të shndërrohet në një vend ndërkombëtar. Potenciali në Rripin e Gazës është i pabesueshëm. Mendoj se e gjithë bota do të jetë atje dhe ata do të jetojnë atje.…

Lexo më Shumë