Author: Jeta almakos

Kryeministri pret që nën presionin e opinionit anëtarët e Këshillit Gjyqësor të japin dorëheqje. I pyetur se si do të përzgjidhen anëtarët e ri të këshillit, ai tha se kjo do të bëhet në përputhje me ligjin që do të jetë në fuqi në atë moment, por theksoi se fillimisht duhet të përdoret opinioni për të bërë ndryshime në përbërjen aktuale të këshillit. “Përndryshe, cilat janë mjetet, le të mos ketë dilemë, do të luftojmë publikisht. Vlerësoj që publiku nuk është i kënaqur me punën e këtij këshilli gjyqësor, me përbërjen e këtij këshilli gjyqësor dhe mendoj se nuk ka…

Lexo më Shumë

Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti ka bërë thirrje që të votohet Albin Kurti dhe VV në zgjedhjet e sotme në Kosovë. Të dashur bashkëqytetarë dhe bashkëkombës, Votoni për Albin Kurtin!  Për një Kosovë sovrane dhe me kufij të sigurt!  Për zhvillim, mirëqenie dhe drejtësi!  Për një lider me vizion dhe vendosmëri!  Për normalitet dhe partneritet të qëndrueshëm!  Për bashkëpunim dhe partneritet me komunitetin ndërkombëtar! Shtjerrni fuqinë e votës suaj! Dilni dhe votoni masovikisht VetëVendosjen, për të ardhmen e fëmijëve tuaj, për të ardhmen e Kosovës! Voto me , voto 118!

Lexo më Shumë

Policia është duke zbatuar bastisje masive në shumë lokalitete në Komunën e Çashkës së Velesit. Gjurmohen armë dhe municione të jashtëligjshme. Aksioni ka nis herët në mëngjes nga ana e inspektorëve të Policisë Kriminale pranë SPB – Veles, që janë duke vepruar në bazë të njohurive operative për persona që mund të posedojnë armë pa leje. Edhe pse deri tani nuk janë publikuar inforacione zyrtare për gjetejne eventuale të armëve ose mjeteve shpërthyese, aksioni, vazhdon, kurse policia ka përforcuar masat e sigurisë në këtë rajon. Detaje konkrete priten gjatë ditës.

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Kisella Vodës dhe kryetar i BNJVL-së, Orce Gjorgjievski, deklaroi se nëse do të kandidojë për kryetar të Qytetit të Shkupit pret fitore që në raundin e parë dhe se këtë e bazon në mbështetjen që ka nga qytetarët dhe rezultatet që i ka arritur deri tani si kryetar i Komunës së Kisella Vodës. Në intervistën për të përjavshmen “Fokus”, Gjorgjievski flet për punën e deritanishme, vizionin e tij për Shkupin dhe mundësinë për të kandiduar për kryetar të kryeqytetit. “Nëse bëhem kandidat për kryetar të Shkupit, pres të fitoj që në raundin e parë. Siç tha…

Lexo më Shumë

Në platformën TitTok paraqitet një sfidë e rrezikshme që targeton të rinjtë që sfidojnë njëri-tjetrin për të marrë doza të larta të paracetamolit qetësues – shpesh me pasoja fatale. Mjeku Niko Beqarovski ka ngritur alarmin edhe për vendin tonë duke bërë thirrje për më shumë vigjilencë dhe kontrolle të prindërve. Mjeku Niko Beqarovski përmes Facebookut ka paralajmëruar për sfidën e re të rrezikshme në TikTok që ka nis të qarkullojë nga fillimi I vitit. Bëhet fjalë, sic njofton KlanM, për konsumimin e dozave të mëdha të paracetamolit tek të rinjtë. “Sado që të jetë e çuditshme, helmimet me paracetamol janë…

Lexo më Shumë

“LSDM është një parti që është një moçal kriminal. LSDM është parti ku zyrtarët e saj në pushtet, në vend që të punojnë për shtetin dhe interesat e qytetarëve, kanë punuar ekskluzivisht për përfitime personale dhe të njerëzve të afërt me kryesinë e LSDM-së”, thonë nga VMRO-DPMNE. “Me çdo ditë të re del në sipërfaqe i gjithë profiteria, turpërimi, krimi dhe korrupsioni nga rrjeti i zyrtarëve të LSDM-së. Kuadri i LSDM-së, Pece Mirçevski, i kapur në krim dhe përvetësim të fondeve shtetërore, ka punuar për përfitime personale e jo në interes të Shërbimit dhe Qeverisë. Pece Mirçevski, i cili si…

Lexo më Shumë

Këshilli drejtues i BNJVL-së sot mbajti takim me ministren e Financave, Gordana Dimitrieska Koçoska, me ç’rast tema të bisedës ishin marrëveshja me Bankën botërore, bllok dotacionet me Bankën botërore, bllok dotacionet në arsim, si dhe çështja lidhur me kredinë hungareze. Ministrja Dimitrieska Koçoska sot gjatë takimit theksoi se motivi është para së gjithash, marrëvehsja me Bankën botërore, e cila është e lidhur me efikasitetin energjetik të objekteve publike. përkujtoi se marrëveshja është nënshkruar në vitin 2001 dhe ende zgjatë, por me dinamikë të ngadalësuar, ndërkaq ajo do të bëjë përpjekje të përshpejtohen punët. “Konsideroj se Ministria e Financave duhet të…

Lexo më Shumë

Presidenti i SHBA-së Donald Trump po riformulon politikën e jashtme me vendime radikale, duke përfshirë tërheqjet nga organizatat ndërkombëtare, gjë që ka ngjallur debat midis mbështetësve dhe kundërshtarëve. Bëhet e ditur se që nga kthimi në Shtëpinë e Bardhë më 20 janar 2025, Trump ka iniciuar ndryshime gjithëpërfshirëse që kanë riformuar peizazhin e politikës së jashtme të SHBA-së. Në atë që dukej si një ripërcaktim i rolit të Amerikës në skenën globale, Trump prezantoi një sërë vendimesh që tërhoqën vendin nga disa organizata të OKB-së dhe ndaluan fondet për programet kryesore ndërkombëtare, duke shkaktuar një sërë reagimesh nga mbështetja deri…

Lexo më Shumë

Naser Selmani Argatët e Mijallkovit në mesin e shqipfolësve në Shkup qenkan shqetesuar se Albin Kurti po prishka miqësinë e Kosovës me SHBA! Te jesh edhe argat i Mijallkovit edhe mik me Amerikën nuk shkon! Nuk përzihet uji me vajin! Shqiptarët e dinë se Mijallkovi është në listën e zezë amerikane si antishqiptar i përbetuar dhe një argat i sherbimeve ruso-serbe, ndërsa ju i keni shërbyer atij regjimi me devotshmërinë e argatëve më të neveritshëm! Sikur të kisha të drejtën e votës në Kosovë, 100 herë e kisha votuar Vetëvendosjen dhe Albin Kurtin për kryeministër! Vota për Albinin nuk është…

Lexo më Shumë

Të njejtën gjë që BDI pretendoi se ka bërë Albin Kurti duke ndërhyrë në zgjedhjet e vendit tonë, edhe Ali Ahmeti nuk po e kursen kryeministrin kosovar, pikërisht një ditë para mbajtjes së zgejdhjeve në Kosovë. Duke ju bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të dalin për të votuar, ai tha se ndërkombëtarët që ka takuar së fundmi nuk janë të kënaqur nga politikat e shtetit të Kosovës. Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së “Për fat të keq, çdo ndërkombëtar që kam takuar, brenda dy vjetësh – i pakënaqur nga qëndrimet e politikave që ndërtoheshin nga institucionet e Kosovës. Politika që…

Lexo më Shumë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të sotëm në Manastir deklaroi se në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Kosovë duhet të fitojnë forcat opozitare. Ahmeti ka theksuar se fitorja e opozitës në Kosovë do të ndikojë pozitivisht për paqen dhe stabilitetin. “Është e një rëndësie të veçantë që në Republikën e Kosovës të fitojnë forcat opozitare. Kjo do të kishte ndikim pozitiv në paqen dhe stabilitetin. Pres që qytetarët e Republikës së Kosovës të përcaktohen për procese të rëndësishme”, ka thënë Ahmeti në Manastir, ku sot mori pjesë në një tubim politik me anëtarët dhe…

Lexo më Shumë

Deklarata e Ali Ahmetit, sipas së cilës Maqedonia u gjet “pa asgjë” dhe u la me një kryeministër shqiptar, është një përpjekje e ulët për të përvetësuar të gjitha arritjet e shqiptarëve dhe për të mohuar kontributin e figurave kyçe që ndërtuan rrugën e emancipimit politik dhe kombëtar. Një pretendim i tillë është jo vetëm shpërfillje e historisë, por edhe fyerje për të gjithë ata që sakrifikuan për të drejtat e shqiptarëve shumë kohë para vitit 2001. Tani, si do ta përtypin këtë poshtërim “Arbën Xhaferistët” që ndodhen brenda koalicionit me Ali Ahmetin, e dinë ata vetë. Të tillër që…

Lexo më Shumë