Author: Jeta almakos

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka procesuar mbi 99% të votave të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, ndërsa sot ka nisur edhe numërimi i votave të kandidatëve për deputetë. Nga ky komision kanë njoftuar s, gjatë këtij procesi do të bëhet verifikimi i rezultateve të subjekteve politike, dhe për pas do të bëhet numërimi i votave nga diaspora, i votave me kusht, i personave me aftësi të kufizuara si dhe i aspekteve të tjera. Nga ana tjetër, zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka kërkuar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme lidhur me problemet teknike të faqes elektronike të Komisionit Qendror…

Lexo më Shumë

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, beson se nxënësit do të jenë më të fokusuar në dituri kur nuk kanë telefonat e tyre, por në pyetjen se a duhet të ndalohen, thotë se vendimin do ta marrin komunat. Ministrja shpjegoi se shkollat ​​janë nën juridiksionin e komunave dhe ato bashkë me drejtorët e shkollave e marrin këtë vendim. “Në këtë pikë do të shohim nëse konfiskimi i telefonave do të sjellë rezultate, do të bëhet një analizë. Por, sigurisht, në kohën e sotme, mund të ketë nevojë edhe për përdorimin e pajisjeve të tilla në mësimdhënie. Pra, nga këtu…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri për qeverisje të mire Arben Fetai ka reaguar lidhur me raportin e Transparency International për vitin 2024, ku Maqedonia e Veriut rradhiet për 12 vende më poshtë në Indeksin për perceptimin e korrupsionit. Duke komentuar raportin Fetai në profilin e tij në Fejsbuk thotë se ai dëshmon se qeverisja e LSDM dhe BDI ka qenë korruptive dhe jotransparente. Ai vlerëson se përkeqësimi i percepcionit të vendit për luftën kundër korrupsionit është rezultat i skandaleve gjyqësore në vitin e fundit të qeverisë së mëparshme duke përmendur ndryshimet skandaloze të Kodit penal, të cilat mundësuan amnestinë e mbi 200 lëndëve kriminale.…

Lexo më Shumë

Papa Françesku është shprehur kundër vendimit të presidentit amerikan Donald Trump për të vazhduar me dëbimet masive të emigrantëve, duke thënë se kjo politikë përbën një “krizë të madhe” që “prek dinjitetin e tyre”. Dëbimi i “personave që, në shumë raste, kanë ikur nga vendi i tyre për arsye të varfërisë ekstreme, pasigurisë, shfrytëzimit, persekutimit ose degradimit të rëndë mjedisor, fyen dinjitetin e shumë burrave dhe grave”, theksoi Papa Françesku në një letër të hapur që ai u dërgoi peshkopëve amerikanë dhe e cila u bë publike nga Vatikani. Apeli i Papës për të gjithë besimtarët Papa u bën thirrje “të gjithë besimtarëve dhe…

Lexo më Shumë

Donald Trump do të takojë të martën mbretin Abdullah të Jordanisë, për atë që ka të ngjarë të jetë një takim i tensionuar pas idesë së presidentit amerikan për rizhvillimin e Gazës dhe kërcënimit për të ndërprerë ndihmën për vendin. Propozimi i Trump i paraqitur një javë më parë që SHBA të pushtojë Gazën, të zhvendosë banorët e saj të tronditur nga predha dhe të transformojë territorin e shkatërruar nga lufta në “Rivierën e Lindjes së Mesme”, tërhoqi një përgjigje negative nga bota arabe. Propozimi i Trump i paraqitur një javë më parë që SHBA të pushtojë Gazën, të zhvendosë…

Lexo më Shumë

Në orët e vona të natës Shkupi u trondit nga të shtënat me armë zjarri, ku si pasojë mbeti i vrarë 35 vjeçari Hebib Bunjaku, ndërsa dy persona të tjerë mbetën të plagosur. Nga Ministria e Punëve të Brendshme infromojnë se sipas një denoncimi paraprak, deri te përleshja kishte ardhur pas një mosmarrëveshje në komunikacion. MINISTRIA E PUNËVE TË BRENSHME “Më datë 11.02.2025 në ora 00.06 në SPB-Shkup, nga Spitali i Përgjithshëm i Qytetit ‘Shën Naumi i Ohrit’ është raportuar se me plagë nga arma e zjarrit janë sjellë H.B. (35) dhe A.D.(35), të dy nga Shkupi, dhe se H.B.…

Lexo më Shumë

Kryetari i ASH-së, Arben Taravari, ka komentuar akuzat e BDI-së për uljen e përfaqësimit të shqiptarëve në Ministrinë e Mbrojtjes. Në emisionin “Dialog te Lajmi”, që transmetohet sot në ora 18:00, Taravari tha se VLEN-i i ka ruajtur të gjitha pozitat e shqiptarëve në Ministrinë e Mbrojtjes nga koha e BDI-së. “Ministri i Mbrojtes më tha, të gjitha pozicionet që i kishte BDI-ja i keni edhe ju. Bile-bile, nuk kam kundër nëse keni njerëz që i plotësojnë kushtet edhe disa tjerë t’i avancojmë. Në Ministrinë e Mbrojtjes atë që e ka pas BDI-ja, ato pozicione, ata janë njerëzit, s’mund t’i…

Lexo më Shumë

Konfirmimi i bashkëpunimit të vazhdueshëm bilateral dhe diskutimi për mundësitë për avancim të mëtutjeshëm të iniciativave të përbashkëta, ishte qëllimi i takimit të sotëm të punës në Shkup të ministres së Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska me ambasadorin e sapoemëruar të Italisë, Paolo Palminteri. Bozhinovska në takim theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me Italinë, si një nga partnerët strategjikë të vendit. Ajo theksoi se marrëdhëniet e suksesshme të deritanishme dypalëshe janë bazë e mirë për përforcimin e mëtutjeshëm të lidhjeve energjetike mes dy vendeve, veçanërisht në drejtim të investimeve në burimet e rinovueshme të energjetikës, efikasitetin e energjetikës dhe…

Lexo më Shumë

Në mbledhje qeveritare nesër pritet të shqyrtohet çështja për çmimet e larta të produkteve ushqimore dhe nëse shteti do të marrë hapa për kontrollin e tyre, pas bojkotit të qytetarëve për blerje në markete gjatë dy javëve të kaluara. Në mbledhjen e nesërme të qeverisë, siç deklaroi javën e kaluar kryeministri Hristian Mickoski, Inspektorati Shtetëror i Tregut dhe Ministria e Ekonomisë duhet të dërgojnë raport dhe se janë të mundshme masa lidhur me kontrollin e çmimeve. “Mendoj se Inspektorati Shtetëror i Tregut së bashku me Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës do të dalin publikisht me disa parametra. Nëse kjo nuk…

Lexo më Shumë

Partia në pushtet VMRO-DPMNE ka theksuar se derisa ishin kryeministra Zoran Zaev dhe Dimitar Kovaçevski shpenzuan 280 mijë euro në reklamat në Facebook për siç thuhet gënjeshtrat dhe manipulimet e tyre, përcjell INA. “Derisa LSDM vidhte shtetin, Zaev dhe Kovaçevski shpenzuan edhe 280 mijë euro për reklama në Facebook. 280 mijë euro përfunduan me promovimin e politikave të dështuara të LSDM-së, Zaevit dhe Kovaçevskit, të cilat e rrënuan vendin”, tha VMRO-DPMNE. Më tje thuhet se LSDM, Zaev dhe Kovaçevski dhanë 280 mijë euro për të mbuluar përgjegjësinë për spitalin modular në Tetovë, për Durmo Tours dhe për tenderët e Vasko…

Lexo më Shumë

Nga fillimi i vitit të ardhshëm, kamerat që do të vendosen në Shkup dhe në disa qytete të tjera do të funksionojnë plotësisht dhe do të fillojë dërgimi i gjobave në adresën e shtëpisë. Këtë e njoftoi sot ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski. “Jam i bindur se sistemi do të lansohet më 1 janar 2026”, tha ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, në një intervistë për 360. Sistemi pothuajse është vendosur në kryeqytet dhe kryeministri Mickoski në konferencën e fundit me gazetarë nuk e përjashtoi mundësinë që sistemi të funksionojë në Shkup para Vitit të Ri, pasi…

Lexo më Shumë

Kim Mehmeti Edhe këto zgjedhje parlamentare në Kosovë i fitoi Lëvizja Vetëvendosje. Pa dyshim se fitoren e saj e ndihmuan edhe kritikët e ngarkuar me urrejtje patologjike ndaj Kurtit, e të cilët, për fat të tij, nuk i donë dhe nuk i beson populli. Në masë të madhe, fitoren e VV-së e ndihmuan edhe ata të ‘klanit’ të drejtuar nga miku i Vuçiqit – Grenelli, e ku bëjnë pjesë të gjithë që nuk e kuptojnë se sado i vogël të jetë një popull, nuk guxon atë ta përbuzësh duke besuar se mund ta blesh dinjitetin e tij dhe se, me…

Lexo më Shumë