Deputetët sot nuk votuan për kandidatët për anëtarë të Këshillit të Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele. Nënkryetari i Kuvendit, Antonio Milloshoski, i cili e udhëheq seancën, tha se do të caktohet datë shtesë për votim për këtë pikë të rendit të ditës, për të cilën ka reaguar deputeti nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim, Blerim Bexheti, sipas të cilit janë plotësuar kushtet për votim. Në mënyrë që kjo pikë e rendit të ditës të votohet, kërkohet një shumicë prej dy të tretash dhe shumica e Badenterit.
Author: Jeta almakos
MPB ka njoftuar se me 12.02.2025, në orën 18:00 në SPB Shkup, një grua 83-vjeçare nga Skopje raportoi se ishte mashtruar nga një person me shumën prej 50,000 denarë. Sipas deklaratës, një person i ka thirrur atë me telefon dhe i tha se bija e saj kishte shkaktuar një aksident rrugor, në të cilin kishte përplasur një fëmijë migrant, i cili ka vdekur, dhe se nëse nuk dëshironte të futej në burg, duhej të paguante. Ashtu siç u raportua, ajo la paratë në vendin e caktuar, dhe pasi u kontaktua me bijen e saj, kuptoi se ishte mashtruar. Masa po…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një postim në rrjetet sociale shkruan se kryeministri Edi Rama ka fshirë nga rrjetet sociale të gjitha foto me Alex Soros. Berisha ka postuar një video ku duke një vështrim i përgjithshën në profilin e Ramës në Instagram. “Kukulla e Xhorxh Soros heq të gjitha fotot me Aleks Soros në instagram! Megjithatë, Aleks vijonë t’i ketë ato”, shkruan Berisha.
Forcimi i aftësive të nxënësve, edukimi më i madh dhe zbatimi i metodave dhe teknikave të reja në Studimi i shkencave STEM – matematika, teknologjia, inxhinieria dhe teknologjia – është qëllimi kryesor i “Inovatorium – klub i njohurive dhe aftësive të avancuara”, i cili u hap sot në ambientet e Titan USJE. Është një qendër e pajisur plotësisht me kompjuterë dhe makinat më të fundit të printimit 3D, të cilat do të jenë në gjendje të përdoren nga nxënësit e shkollave fillore. “Inovatoriumi” ofron mundësi për studim dhe përvetësim të aftësive të reja në disa fusha teknike, pra sipas nevojave,…
Mosha e pensionimit të gjykatësve dhe prokurorëve por edhe e të gjithë personave të zgjedhur dhe të emëruar do të mund të vazhdohet me kërkesë të tyre, nga 64 në 67-vjeç. VMRO-DPMNE-ja e propozon ligjin duke e prezantuar si zgjidhje për mungesën e kuadrit në sistemin e drejtësisë. Shtyrja e pensionimit edhe për tre vjet do të mund të bëhet me kërkesë të personit deri te institucioni kompetent. “Një numër i lartë i njerëzve që janë të pranishëm në sistemin gjyqësor shkojnë në pension. Duke pasur parasysh se në periudhën e kaluar kishim shumë skandale serioze në funksionimin e Akademisë…
Drejtoria e Policisë Financiare ka dorëzuar në Prokurorinë e Manastirit kallëzim penal kundër ish drejtori i TEC Manastir, Pece Matevski dhe tetë personave të tjerë në lidhje me keqpërdorimin e detyrës zyrtare për tenderin në lidhje më gërmimet në minierën e qymyrit Brod-Gneotinë, shkruan Alsat. Me këtë, sipas Policisë Financiare i është bërë dëm buxhetit të shtetit rreth 3 milionë euro. Nga Policia Financiare theksojnë se Matevski e ka hedhur poshtë ofertën më të ulët të kompanisë Granit dhe në mënyrë të paligjshme e ka zgjedhur ofertën më të shtrenjtë të RUD-KOP, me të cilën ka nënshkruar marrëveshje në vlerë…
Presidenti amerikan Donald Trump ka zhvilluar një bisedë telefonike sot me homologun e tij rus, Vladimir Putin. Pas telefonatës, republikani u shpreh se negociatat për Ukrainën do të fillojnë së shpejti, teksa thekoi se biseda me Putin ishte “e gjatë dhe produktive”. Në një postim në platformën e tij “Truth Social”, presidenti amerikan thotë se dy liderët diskutuan për Ukrainën dhe Lindjen e Mesme, si dhe për Inteligjencën Artificiale (AI). “Të dy duam të ndalojmë miliona vdekje që po ndodhin në Luftën me Rusinë/Ukrainë”. Ne ramë dakord të punojmë së bashku, duke përfshirë vizitën e kombeve të njëri-tjetrit. Ne kemi…
Pas shumë vitesh pritjeje, më në fund erdhi momenti që shumë qytetarë ta bëjnë realitet të drejtën e tyre ligjore mbi banesën ku jetojnë. Sot, me përkushtim të madh, filluam me nënshkrimin e 40 kontratave për blerje-shitje të banesave shoqërore, në përputhje me Ligjin për shitjen e banesave në pronësi shoqërore dhe Ligjin për banim. Ky është vetëm hapi i parë drejt zgjidhjes së një problemi që prek qindra qytetarë ndër vite. Ne, si ministri, po punojmë me përkushtim dhe intensitet maksimal për të përmbyllur këtë proces sa më shpejt, duke u siguruar që çdo qytetar të marrë atë që…
Kreu i Kuvendit, Afrim Gashi ka pritur në takim të dërguarin e posaçëm të Sllovenisë në Shkup, Anzhej Frangesh. Njoftimi i plotë i kryeparlamentarit Gashi: Kisha kënaqësinë të zhvilloj një takim me z. Anzhej Frangesh, i dërguarin i posaçëm i Sllovenisë, ku konfirmuam marrëdhëniet e shkëlqyera dhe shumëvjeçare mes dy shteteve tona. Diskutuam për angazhimin e vazhdueshëm të Sllovenisë për mbështetje të integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, si dhe për sfidat e veçanta që vendi ynë po përballet në këtë proces. U pajtuam për rëndësinë e mbështetjejes së vazhdueshme dhe intensifikimit të bashkëpunimit me aleatët si Sllovenia…
Drejtori i Klinikës për Fëmijë, Rexhep Memedi, ka njoftuar për fillimin e punimeve për rinovimin e Kuzhinës në Klinikën e fëmijëve. Rexhepi shkruan se për shkak gjendjes alarmante, është dashur zgjidhje urgjente. “Filluan punimet për rinovim të tërësishëm të Kuzhinës në Klinikën universitare për sëmundje të fëmijëve! Gjendja alarmante në Kuzhinën e vjetëruar të Klinikës kërkonte zgjidhje urgjente! Bëhet fjalë për shëndetin e fëmijëve!”, thuhet në njoftimin e Klinikës për Fëmijë. /SHENJA/
Kryeministri Hristijan Mickoski sërish kërkoi nga prokurorit publik të shtetit Lupço Kocevski që të japë dorëheqje pasi sipas tij, ka pasur kohë dhe mundësi të mjaftueshme që të tregojë profesionalizmin e tij por nuk e ka bërë. HRISTIJAN MICKOSKI – KRYEMINISTËR I RMV-SË “Nuk do të komentoja më, e tha qartë Qeveria, kishte mjaft mundësi të tregohej si luftëtar i pakompromis për drejtësinë dhe kundër atyre rasteve kur kemi dyshim të bazuar për krim, por me sa duket justifikimet dhe blerja e kohës janë tipare të karakterit të dikujt, andaj mendoj se kishte kohë të mjaftueshme për të treguar, për…
Fronti Evropian kërkoi sqarime nga zv.kryeministri Ivan Stoillkoviq në lidhje me prezencën dhe fjalimin e presidentit të Republikës Sërbska Millorad Dodik, javë më parë në Shkup. Deputeti Sali Murat tha se Dodikut ju dha hapësirë për qëndrime anti-NATO, në kundërshtim me politikat e shtetit si anëtare e NATO-s dhe u lënduan ndjenjat e bashkësisë boshnjake. Dodik në Shkup ishte i ftuar në Akademinë për festën “Sveti Sava”. Ai mohoi gjenocidin në Srebrenicë dhe I thuri lavde Rusisë. Stoillkoviq u përgjigj se nuk priste që Dodik të mbajë fjalim politik. “Si e justifikoni keqpërdorimin e pozitës tuaj zyrtare për organizimin e…

