Author: Jeta almakos

Kamerat e sigurisë kanë kapur një person në Prizren teksa ka shqyer librin e shenjtë të myslimanëve, Kur’anin, rast për të cilin policia ka bërë të ditur se është duke u hetuar. Ndërkaq, Klankosova.tv merr vesh se i dyshuari për këtë rast është arrestuar. “Lidhur me rastin, njësitet policore kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore, është iniciuar rasti si dhe është njoftuar prokurori kompetent. Rasti është duke u hetuar”, njoftoi më herët policia.

Lexo më Shumë

Bujar Osmani në emisionin Daily Click tha se nuk mund të ketë zgjedhje lokale pa zgjedhje paralmentare. Ai gjithashtu theksoi se pa u kthyer Balancuesi, Badenteri dhe pa garantimin e Ligjit të gjuhëve nuk mund të ketë politikë si zakonisht. “Ne themi nuk mund të ketë zgjedhje në kushte kur shqiptarët do të degradohen deri në atë nivel. Do të krijohet krizë e thellë politike që nuk do të mundet të ketë zgjedhje pa një ri-ulje përsëri. Shqiptarët nuk do të lejojnë të vazhdojë ditën sikur nuk ka ndodhur asgjë. Është obligim moral, është obligim kombëtarë, është obligim njerëzor ndaj…

Lexo më Shumë

Samiti i dytë qeveritar Maqedoni e Veriut – Hungari mbahet sot dhe nesër në Budapest. Qeveria njoftoi për një takim kokë më kokë midis Kryeministrave Mickoski dhe Orban, kurse mbahen edhe takime dypalëshe midis ministrive. Ky është takimi I dytë I përbashkët I dy vendeve brenda 6 muajve jo të plota. Takimi I parë u mbajt vitin e kaluar më 27 shtator në Ohër. Pas këtij takimi ndërqeveritar në Ohër, Kryeministri hungarez Viktor Orban bëri publike qëllimin e tij, ku Hungaria si vend kryesues me BE-në të ndërmjetësojë në kontestin Shkup – Sofje. Ideja ishte hedhur poshtë nga autoritetet e…

Lexo më Shumë

Ministri hungarez i Punëve të Jashtme, Peter Sijarto sot në konferencën e përbashkët për shtyp me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timco Mucunski edhe një herë theksoi mbështetjen që Hungaria i jep vendit tonë për anëtarësim në BE, por gjithashtu theksoi se të dyja vendet janë për paqe në Ukrainë, të cilën e kanë treguar me mbështetjen e Rezolutës në KB-së. “Ne dhe Republika e Maqedonisë së Veriut jemi në anën e paqes. E mbështesim presidentin Tramp dhe gjithashtu suksesin e bisedimeve amerikano-ruse, sepse shohim qartë se paqja mund të arrihet vetëm përmes një marrëveshjeje amerikano-ruse.…

Lexo më Shumë

“Kushdo që mendon se një zgjidhje për një luftë dhe konflikt me implikime gjeostrategjike mund të gjendet pa pjesëmarrjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka një qasje joserioze dhe të pasinqertë ndaj konfliktit”, tha sot ministri i Jashtëm Timço Mucunski, pas takimit me homologun hungarez, Peter Szijjártó. Duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari për qëndrimin e RMV-së për faktin se e vetmja mënyrë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë është përmes bisedimeve mes Amerikës dhe Rusisë, Mucunski theksoi rezolutën e miratuar nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara që bën thirrje për paqe. “Vitet e fundit…

Lexo më Shumë

Pas tre vitesh rezistencë të Ukrainës kundër agresionit rus, lufta globale për demokraci, drejtësi dhe të vërtetën, nuk ka qenë kurrë më e rëndësishme dhe urgjente. Më 4 mars, ekspertë të shquar ndërkombëtarë, politikëbërës, gazetarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile do të takohen në një konferencë online me temë “Ukraina dhe bota: Rezistenca ndaj agresionit, mposhtja e autoritarizmit”. Ngjarja do të transmetohet drejtpërdrejt. Gjuha e punës e ngjarjes do të jetë angleze. Konferenca organizohet nga CIVIL – Qendra për Liri (Maqedonia e Veriut),Media  Dialogue  dhe Të rinjtë për mediat(Gjermani), Forumi Popullor i Ri Evropian (organizatë ndërkombëtare), që janë anëtarë  themelues…

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim ka ofruar mbështetje të plotë për Direktivën e propozuar të Komisionit Europian për luftimin e korrupsionit. BDI thekson se kjo nismë është në përputhje me angazhimin e vazhdueshëm të BDI-së për integritet dhe transparencë, ndërsa partia po fillon reformat e brendshme gjithëpërfshirëse, duke përfshirë verifikimin e zyrtarëve. Bashkimi Demokratik për Integrim  “BDI mbështet Direktivën e re të BE-së për luftën kundër korrupsionit që harmonizon përkufizimet e veprave të korrupsionit, duke përfshirë ryshfetin, shpërdorimin, tregtimin e ndikimit, abuzimin e funksioneve, pengimin e drejtësisë dhe pasurimin e paligjshëm. Gjithashtu, duke rritur dhe harmonizuar sanksionet penale për personat fizikë…

Lexo më Shumë

Një sasi e konsiderueshme e drogës është kapur gjatë ditës së sotme nga Policia e Maqedonisë së Veriut, transmeton TV21. Dy çanta, të mbushura me 40 pako me drogë janë kapur në bagazhin e veturës “Polo” në pikëpagesën në Sopot të Velesit. “Sot (02.03.2025) nga ana e nëpunësve policorë të BSP në kuadër të MPB-së në pikëpagesën në Sopot, të Velesit, gjatë kontrollit të veturës “Polo” me targa të Gjevgjelisë, me shofer V.A. nga Gjevgjelia dhe bashkëudhëtarin M.Zh. nga Kroacia, janë gjetur dy çanta të mëdha në të cilat ka pasur gjithsej 40 pako me drogë”, thonë nga Ministria e…

Lexo më Shumë

Brenda dy javësh pritet të miratohet ligji për komunikime elektronike, me çka do t’ju shpallet luftë direkte platformave jolegale për lojëra të fatit në internet. Deputeti i shumicës parlamentare, Brane Petrushevski, sqaroi se me këtë ligj, përmes Agjencisë për komunikime elektronike dhe operatorëve të internetit në vend, do të ndalohet qasja në këto platforma. “Hyjmë në luftë vendimtare, shpresoj se për një javë ose dy, kalon edhe leximi I dytë, faza e dytë dhe ligji hyn në fuqi, pas çka, me urdhëresë të ministrisë për transformim dixhital, agjencia për komunikime elektronike është e obliguar që menjëherë të veprojë dhe të…

Lexo më Shumë

Edhe Konfederata e Organizatave Sindikale të Maqedonisë (KOSM) në konferencë për media i bëri apel Qeverisë dhe Ministrisë së Energjetikës që të marrin masa për faturat e larta që qytetarët i marrin për rrymë nga EVN. Kryetari i KOSM-it, Marjan Risteski, tha se çdo ditë pranojnë ankesa nga qytetarët që ankohen për faturat e larta dhe leximin e parakohshëm të njehsorëve nga zyrtarët e EVN-së. “Grabitja e EVN-së duhet të ndalet. Ne po mendojmë se çfarë të bëjmë – nëse do të organizojmë protesta, nëse do të fillojmë të mbledhim nënshkrime për heqjen e licencës, do të shohim. Një faturë…

Lexo më Shumë

Kryeministri Hristijan Mickoski dhe ministrat do të marrin pjesë në samitin qeveritar Hungari – Maqedoni më 3-4 mars, i cili do të mbahet në Budapest të Hungarisë. Siç bëri të ditur pres shërbimi qeveritar, sipas agjendës, është paraparë takim kokë më kokë midis kryeministrit Mickoski dhe kryeministrit të Hungarisë, Viktor Orban. Në kuadër të samitit qeveritar, është paraparë të mbahen edhe takime dypalëshe midis ministrave përkatës të të dy qeverive, pas së cilave do të pasojë edhe mbledhje e përbashkët qeveritare midis dy qeverive. Në kuadër të vizitës, është paraparë që ministri për Politikë të Jashtme dhe Tregti të Jashtme,…

Lexo më Shumë

Ministri i Transformimit Digjital Stefan Andonovski është pyetur nga Evropa e Lirë për shpenzimin e miliona eurove të shtetit  në vitet e fundit për të mbrojtur institucionet. Gjatë intevistës ai përmendi se një fakt interesant është se mbi 20 institucione kanë blerë antiviruse ruse. STEFAN ANDONOVSKI, MINISTËR I TRANSFORMIMIT DIGJITAL “Në hulumtimin e prokurimit publik mund të vërehet se cilat institucione kanë blerë licencën dhe çfarë antivirusi është. Natyrisht, nuk është e paligjshme, nuk është krim, sepse ato kompani ekzistojnë dhe funksionojnë, por qëndrimi i shtetit është se ne jemi anëtarë të NATO-s, se jemi properëndimorë dhe synojmë integrimin euroatlantik…

Lexo më Shumë