Author: Jeta almakos

Ka filluar mbledhja e kryesisë së ASH-së së Taravarit për të vendosur largimin nga Qeveria. Kujtojmë se kjo mbledhje vjen si pasojë e largimit të Taravarit nga koalicioni VLEN, si dhe zërave për bashkëpunim të mundshëm me BDI-në në zgjedhjet lokale. Arben Taravari dje tha  se nuk mund të pranojë të luajë rolin e kukullës në qeveri duke theksuar se shqiptarët nuk e kanë fituar ndryshimin e premtuar, ndërsa në administratën shtetërore ka një margjinalizim të jashtëzakonshëm. Megjithatë, sipas burimeve të Alsat, jo e gjithë kryesia e partisë është në një vijë me Taravarin për të braktisur qeverinë. Alsat mëson se…

Lexo më Shumë

SPB Kumanovë ngriti kallëzim penal kundër M.A. (43) nga Kumanova dhe M.I. (41) nga fshati Likovë, Komuna e Likovës, për shkak të ekzistencës së bazave të dyshimit se kanë kryer veprën penale “kryerje e pakujdesshme e detyrave zyrtare” sipas nenit 353-c të Kodit Penal. Përkatësisht, ata lëshuan dokument të rremë udhëtimi. M.A. – e punësuar në pozicionin e referent më ri për punë administrative në Departamentin e Çështjeve Administrative në Kumanovë, më 30.08.2017 ka marrë një kërkesë për lëshimin e një dokumenti udhëtimi të paraqitur nga H.J. (50) nga Kosova, pas së cilës në sistem, në seksionin e detyrueshëm për…

Lexo më Shumë

Ngecja në rrugën eurointegruese të vendit dhe mospërmbushja e premtimit të dhënë para zgjedhjeve parlamentare për sjelljen e ndryshimit te shqiptarët, janë arsyet që ka dhënë kryetari i Aleancës për Shqiptarët si shkas për dalje nga Qeverias. Pas paralajmërimit të kryeministrit Hristijan Mickoski, edhe Taravari ka deklaruar se këtë javë, partia e tijë do takohet për miratimin e vendimit për dalje nga qeveria. Taravari, në hapjen e shtabit zgjedhor për zgjedhjet lokale në Vrapçisht njoftoi se vendimi përfundimtar do të shpallet në dy ditët e ardhshme. Arben Taravari, Kryetar i Aleancës për Shqiptarët “Situata në administratën shtetërore fatkeqësisht e shihni,…

Lexo më Shumë

BE ishte dhe mbetet qëllimi ynë si dhe i gjeneratave që vijnë, por vetëm Maqedonia është vendi i vetëm për të cilin nuk vlejnë kriteret për anëtarësim në Union siç vlejnë për vendet tjera që janë bërë apo janë pjesë e procesit për tu bërë vend anëtarë. Këtë e theksoi kryeministri Hristijan Mickoski në Samitin “Maqedonia 2025” i cili shtoi se paraprakisht janë bërë gabime me atë që janë pranuar kushtet, janë bërë lëshime, por sipas tij nevojitet qasje tjetër që Maqedonia të bëhet tërheqëse për të hyrë në BE. “Kjo do të thotë se duhet të jeni 2-3 herë…

Lexo më Shumë

Samsung do ta prezantojë zyrtarisht më 13 maj modelin shumë të pritur Galaxy S25 Edge, duke përmbyllur kështu serinë aktuale Galaxy S25. Bëhet fjalë për telefonin e tyre premium më të hollë deri më tani, i cili u shfaq për herë të parë para publikut që në fillim të vitit, por pa shumë detaje. Nga Samsung kanë deklaruar se Galaxy S25 Edge është “më shumë se një telefon i hollë i mençur, me çdo kthesë, vijë dhe përbërës që përfaqësojnë një inxhinieri revolucionare dhe precize, me qëllim krijimin e një përvoje të denjë për emrin e serisë S.” Çfarë do…

Lexo më Shumë

Papa Leoni XIV ka bërë thirrje të dielën për paqe të drejtë dhe mirëfilltë në Ukrainë, si dhe për armëpushim të menjëhershëm në Gazë, në mesazhin e tij të parë të së dielës për njerëzit e mbledhur në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan. “Edhe unë u drejtohem fuqive të mëdha të botës për ta përsëritur thirrjen: ‘Jo më luftë’”, tha Leoni XIV para rreth 100.000 njerëzve të mbledhur në sheshin e Shën Pjetrit. Duke folur në italishte të rrjedhshme, Leoni XIV – i cili u zgjodh papë më 8 maj – përshëndeti gjithashtu armëpushimin e brishtë të arritur së…

Lexo më Shumë

Ambasadori polak në vend, Mariusz Brimora, në një intervistë për agjencinë shtetërore MIA ka bënë të ditur se në Bruksel po punohet edhe në nivel dypalësh për të afruar qëndrimet e Shkupit dhe Sofjes. Ai thekson se presidenca polake dëshiron ta çojë përpara procesin e zgjerimit, me shpresën për hapa konkretë dhe përparim konkret në proces, por që detyrimet e ndërmarra nga vendi ynë duhet të përmbushen. Brimora thekson se vendi duhet të vazhdojë luftën kundër korrupsionit, i cili është problemi numër një në shoqëri, dhe se Qeveria dhe të gjithë aktorët politikë duhet ta vënë situatën nën kontroll. Ai…

Lexo më Shumë

Në horizont janë disa rregulla, detyrime dhe gjoba të reja për pjesëmarrësit në komunikacion. Të gjitha këto janë pjesë e projekt-ndryshimeve në Ligjin për sigurinë në rrafikun rrugor. Një nga risitë më të reja, sipas projekt-ndryshimeve të publikuara publikisht, është vendosja e gjobave për përdorim të pajisjeve elektronike për pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion, e jo si deri tani – vetëm për shoferët e automobilave, kamionëve dhe autobusëve. Me ndryshimet, në qoftë se vozisni biçikletë, moped, trotinet elektronik dhe traktor, ndërsa përdorni telefon celular, kufje në të dy veshët, tablet ose orë inteligjente do të paguani gjobë prej 50 euro.…

Lexo më Shumë

Pas largimit përfundimisht të ASH-së së Arben Taravarit nga koalicioni VLEN dhe afrimin me BDI-në e Ali Ahmetit në rrjetet sociale ka reaguar zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti, pjesë e koalicionit VLEN. Mexhiti ndodhit e fundit politike i quan serial për ‘rrënimin e qeverisë’, duke shtuar se protagonistët kanë dështuar. Tutje Mexhiti thekson se ndryshimi vazhdon pa heronj të rrejshëm, dhe se ndryshimi do të vazhdojë si amanet i 107.000 votuesve shqiptarë. Statusi i plotë i Izet Mexhitit. “Dje ranë maskat: protagonistët e serialit latin publikisht e pranuan atë që e kam thënë shumë herë deri më sot: se gjatë…

Lexo më Shumë

Lideri i Aleancës për Shqiptarë, Arben Taravari, në një deklaratë për TV21 ka komentuar deklaratën e kryeministrit Hristijan Mickoskit,i cili tha se Taravari dhe disa njerëz rreth tij kanë vendosur të kthehen në përqafimin e Ali Ahmetit dhe BDI-së. “Kryeministri Mickovski ka qenë dhe është nën një presion të madh kohëve të fundit për shkak të disa gjërave, dhe më vjen keq kur dëgjoj që edhe ai bie pre e këtyre “besytnive”. E vërteta e vetme është se ne si parti kemi vendosur të dalim me lista të veçanta këshilltarësh në zgjedhjet lokale. Ky vendim nuk u mirëprit nga grupi…

Lexo më Shumë

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Policisë, Martin Efremov, sot para Gjykatës Themelore Civile në Shkup ka paralajmëruar protestë të policëve për nesër, në kuadër të përpjekjeve për barazimin e praktikës gjyqësore dhe rregullimin e pagës minimale të policëve në përputhje me Ligjin për pagë minimale. Efremov shpjegoi se paga e policëve përbëhet nga paga bazë, e cila është 30 për qind më e lartë, si dhe shpërblimet për shërbimin e kaluar. Sipas Ligjit për pagën minimale, paga bazë nuk mund të jetë më e vogël se minimalja dhe në bazë të kësaj llogariten shtesat. “Paga bazë e policëve aktualisht…

Lexo më Shumë

Skandali me vizën e artë për Dubai nuk mund të kalojë në heshtje, sepse bëhet fjalë për një manipulim të rëndë që ofendon inteligjencën deri në dhimbje. Sipas rregulloreve të Emirateve të Bashkuara Arabe, viza e artë merret me një investim prej së paku 550,000 dollarësh amerikanë ose nëse ke një licencë të vlefshme pune në Dubai. Për të marrë një licencë të vlefshme pune në Dubai, ka dy kushte të domosdoshme kumulative që duhet të plotësohen: së pari, të njihet fakulteti yt, në këtë rast diplomat mjekësore të Filipçes; së dyti, të kesh minimumi 5 vite përvojë pune në…

Lexo më Shumë