Sot pata kënaqësinë të takoj përfaqësuesit e Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane, një zë i rëndësishëm i çështjeve shqiptare në institucionet më të larta amerikane ndër vite, Ilir Rusi, Martin Vulaj dhe Burim Rexhaj. Diskutuam mbi zhvillimet aktuale politike, sfidat globale të sigurisë dhe rolin e shqiptarëve në këto procese. I informova për prioritetet dhe projektet e Qeverisë së re, si dhe ndamë pikëpamjet mbi sfidat që kemi përpara. U dakorduam për ndërtimin e një strategjie të bashkërenduar për të forcuar më tej pozicionin dhe interesat e shqiptarëve në arenën ndërkombëtare. Partneriteti me SHBA-në mbetet jetik për të ardhmen tonë, dhe…
Author: Jeta almakos
Njësia nacionale për kontrabandë me migrantë dhe trafikim me qenie njerëzore në Sektorin e Hetimeve të Krimeve të Rënda ka ngritur kallëzim penal kundër A.M.(44), A.M (35), F.A.(61) dhe Gj.K (55) të gjithë nga Shkupi, dhe kundër M.M (41) nga Kumanova, për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “trafikimi i fëmijëve”. “Gjatë vitit 2024, të raportuarit A.M., A.M., F.A. dhe G.K., duke shfrytëzuar gjendjen financiare të të akuzuarës M.M., e cila ishte shtatzënë, e kanë mashtruar duke i ofruar ndihmë financiare në shumë prej 250 deri në 270 euro, si dhe ekzaminime mjekësore falas për adoptimin…
Nesër, të enjten dhe të premten, në zonën e gjerë qendrore të qytetit të Shkupit do të ketë regjim të veçantë të komunikacionit për shkak të vizitës së kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kroacisë, Gordan Jandrokoviq. “SPB Shkup njofton qytetarët e Shkupit se nga data 5 deri më 7 mars (e mërkurë, e enjte dhe e premte) për shkak të vizitës zyrtare të kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kroacisë Gordan Jandrokoviq, Njësia për siguri në komunikacionin rrugor pranë RSSH Shkup do të ndërmarrë masa për regjim të veçantë të komunikacionit në rrugët në zonën më të gjerë qendrore…
Eksperti turk duke u shprehur se një ushqyerje e shëndetshme dhe e ekuilibruar ka një rëndësi të madhe gjatë Ramazanit, tha se syfyri nuk duhet anashkaluar, raporton Anadolu. Kreu i Departamentit të Inxhinierisë Ushqimore pranë Universitetit “Namık Kemal” të qytetit Tekirdağ, prof. dr. Ismail Yılmaz, në një deklaratë për Anadolu, tha se procesi i agjërimit mund të kalojë më lehtë me ushqimin e duhur. Sipas tij, kjo mund të ndodhë vetëm me syfyrin. “Të mos ngrihesh për syfyr ose të pish vetëm ujë mund të bëjë që sheqeri në gjak të bjerë herët dhe ta bëjë ditën më pak produktive.…
“Kohët e vjetra të mira janë kthyer!” Aplikacioni i mesazheve të Meta, Messenger, ka rikthyer zyrtarisht logon e tij ikonë të kaltër në përditësimin e fundit, duke shënuar një rikthim në pamjen e tij origjinale, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi. Aplikacioni pësoi një ndryshim të madh të dizajnit në fund të vitit 2020, duke adoptuar një përzierje të ngjyrave rozë, vjollcë dhe të kaltër – që të kujton skemën e ngjyrave të Instagramit. Bëhet e ditur se ridizajnimi ishte pjesë e përpjekjes së Meta për të unifikuar platformat e saj vizualisht. Por, ende nuk dihet nëse ky ndryshim është i përhershëm…
Raporti i fundit i Transparency International nxjerr në pah një sërë parregullsishë dhe keqpërodrime që kanë të bëjnë me korrupsionin në RMV sa i takon muajt që lam pas. Maqedonia e Veriut vazhdon të përballet me korrupsionin, duke shënuar një muaj tjetër të mbushur me hetime dhe skandale. Sipas raportit të Transparency International – Maqedoni, në kuadër të aktivitetit Pastër- Turbullt, muaji shkurt 2025 ka qenë një tjetër periudhë e mbushur me hetime dhe skandale korrupsioni. Për këtë muaj radhitet hetimi që ka filluar ndaJ Pece Mirçeskit, ish-drejtor i Shërbimit për Çështje të Përgjithshme, për dyshime për dhënie ryshfeti dhe…
Zëvendëskryeministri i Qeverisë i ngarkuar për politikat e qeverisjes së mirë, Arben Fetai sot takoi ambasadorin e OSBE-së, Kilian Vahl dhe zëvendës shefen e Misionit në Shkup, Enrica Vida. Në takim u diskutuan prioritetet e Planit strategjik të kabinetit të Zëvendëskryeministrit Fetai për vitin 2025, me vëmendje të veçantë luftës kundër korrupsionit, konfiksimit të aseteve kriminale, rritjes së transparencës së institucioneve dhe forcimin e dialogut strategjik me shoqërinë civile. Poashtu, palët diskutuan edhe për përshpejtimin e procesit të integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut dhe për zhvillimet politike në vend dhe rajon. “Ekspertiza dhe roli i OSBE-së janë të pazëvëndësueshme…
Në kuadër të Samitit Hungari-Maqedoni, ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska, së bashku me ministrin e Transportit dhe Lidhjeve Aleksandar Nikolloski, mbajti takim me ministrin Ekonomisë Nacionale, Marton Nagy dhe ministrin e Ndërtimit dhe Investimeve Janosh Llazar. Siç njoftojnë nga kabineti i ministres së Financave, në këtë takim u konfirmua se mes dy vendeve ka lidhje të shkëlqyera ekonomike dhe politike dhe se të dyja palët shprehën vullnetin për nxitjen dhe thellim e bashkëpunimit. “Në këtë takim, pala maqedonase potencoi se Qeveria fokusohet veçanërisht mbi realizimin e investimeve publike, sidomos në infrastrukturë. Për këtë vit, këto plane investuese janë përkrahur nga…
Kryeministri Hristijan Mickoski, i cili po qëndron në Hungari për një vizitë zyrtare bashkë me një pjesë të ministrave të qeverisë së tij, por jo edhe funksionarë dhe ministra të koaliconit VLEN, të cilët po ashtu janë pjesë e qeverisë. Ndërkaq, këtë e ka komentuar kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, i cili tha se në Budapest ka shkuar ministrat të cilët duhej të nënshkruanin projekte e marrëveshje konkrete. BILALL KASAMI,KRYETAR I LËVIZJES BESA “Po i bie se nuk ka pasur ndonjë projekt konkret, ndonjë marrëveshje konkrete, ne me Hungarinë si vend i BE-së kemi relacione të mira, nëse në…
Koalicioni VLEN edhe sot ka kritikuar Bashkimin Demokratik për Integrim, se nëse eventuliashtë do t’i bojkotojnë zgjedhjet lokale. Nga VLEN theksojnë se paralajmërimet e BDI-së për bojkot të zgjedhjeve lokale tregojnë edhe një herë se janë tërësisht të izoluar. Sipas tyre, Ali Ahmeti është i dëshpëruar për vëmendje politike dhe po kërkon të faktorizohet përmes një takimi me VLEN-in. VLEN “Nuk ka asnjë dyshim se pas skenarit për bojkot të zgjedhjeve lokale fshihet frika e BDI-së nga humbja. Prandaj, ata sajojnë alibi me akuza të rreme për gjoja deshqiptarizim, i cili, në mënyrë simptomatike sipas tyre, po ndodh vetëm sepse…
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë thotë se kanë gjetur bakterie në një lloj uji mineral dhe tek pijet joalkoolike të eksportuara nga Republika e Kosovës. Prandaj paralajmërojnë kontrolle të përforcuara. Ata shtojnë se do shtohen dhe intensifikohen edhe kontrollet e dërgesave me pemë dhe perime, të cilat importohen në vendin tonë nga të gjitha shtetet. Tek uji mineral është gjetur bakteria koliforme. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë “Për shkak të gjetjes së bakterieve koliforme në ujin mineral me origjinë nga Republika e Kosovës, në kundërshtim me dispozitat e Rregullores për kërkesat e veçanta të sigurisë për ujin mineral natyral, ujin…
Kryeministri Hristijan Mickoski, në kuadër të samitit të qeverisë hungarezo-maqedonase në Budapest, ka takuar homologun e tij, Viktor Orban. Kryeministri i Maqedonisë shprehu besimin se mbështetja e fortë e Hungarisë mund të jetë një mundësi e madhe për të shpejtuar procesin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE. Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e vazhdimit të negociatave dhe përmbushjes së kushteve të Kopenhagës për t’u bërë pjesë e familjes evropiane. Hristijan Mickoski -Kryeministri i RMV-së “Objektivi ynë strategjik si vend është të jemi pjesë e familjes evropiane, diçka që e kemi merituar shumë kohë më parë. Por duhet të theksojmë…

