Author: Jeta almakos

Filantropi dhe biznesmeni i njohur shqiptar, Lazim Destani është nderuar me Çmimin Kombëtar “Fadil Sulejmani” nga Universiteti i Tetovës. Ky çmim, që mban emrin e themeluesit të Universitetit të Tetovës, është një vlerësim për kontributin e jashtëzakonshëm të Destanit në fushën e arsimit dhe zhvillimit të shoqërisë. Prorektori për Shkencë i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti paraqiti rëndësinë e këtij çmimi dhe biografinë e Lazim Destanit. Ai theksoi se Universiteti i Tetovës, i udhëhequr nga përkushtimi i përhershëm për t’i nderuar figurat madhore, e themeloi Çmimin Kombëtar “Fadil Sulejmani”, si simbolikë për të ruajtur të gjallë kujtimin për…

Lexo më Shumë

Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka falënderuar Rifat Jasharin për mikpritjen e tij, në natën e zjarreve. “Falenderoj nga zemra Bacin Rifat, për mikpritjen e tij, në natën e zjarreve. Isha tepër i nderuar që krahë Bacit, të jem prezent në shënimin e ndezjes së flakadanëve, të cilët janë simbolika e trimërisë, rezistencës dhe luftës së familjes Jashari, por edhe gjithë shqiptarisë, për të çliruar Kosovën nga agresori serb. Historia që harrohet, përsëritet. Andaj kurrë nuk do të harrohet historia e Prekazit, Drenicës dhe e gjithë Kosovës. Jasharajt janë vetë historia!🇦🇱”, ka shkruar Kasami.

Lexo më Shumë

Një shtetas i Maqedonisë së Veriut, Dane Koteski (48) është gjetur i vdekur në hapësirat e kompanisë së tij në Illinois – SHBA pasi paraprakisht kishte shpërthyer zjarr në hapësirat e kompanisë. Policia ka arrestuar një mashkull, shofer i cili më parë kishte punuar te Koteski, nën dyshimin se ka lidhje me rastin, përcjell TV21. Trupi i pajetë i Koteskit është gjetur pasi të mërkurën ishte denoncuar zjarri në hapësirat e kompanisë së tij, në Krestvud. Kur policia ka arritur në kompaninë ATC Traklloud, nga hapësirat dilte tym. Pasi zjarrfikësit kanë shuar zjarrin, në katin e dytë të ndërtesës është…

Lexo më Shumë

Palestinezët falën namazin e xhumasë të parë të Ramazanit në xhaminë historike dhe më të madhe të Gazës, raporton Anadolu. Qytetarët u mblodhën për faljen e xhumasë në Xhaminë e Madhe Omari që njihet gjithashtu si Xhamia e Madhe e Gazës, më e madhja dhe më e vjetra në Gaza, ku pjesa më e madhe e saj është shkatërruar nga sulmet izraelite. Xhamia dikur shtrihej në një sipërfaqe prej rreth 1.100 metra katrorë ndërsa hapësira e shfrytëzueshme e xhamisë është zvogëluar në vetëm 300 metra katrorë për shkak të dëmeve të shumta të shkaktuara nga sulmet izraelite. Në sulmet izraelite,…

Lexo më Shumë

Avokati i njohur Spartak Ngjela ka reaguar ndaj situatës aktuale politike në Maqedoninë e Veriut. Ngjela në reagimin e tij thotë se po vendosen masa ekstreme kundër të drejtave shqiptare në RMV, duke shkelur Marrëveshjen e Ohrit. Ai thotë se të gjitha këto përpjekte duket se nuk do të kenë sukses, sepse shqiptarët janë forcë politike dhe ushtarake në Maqedoninë e Veriut dhe siç thotë ai, për këtë fuqi janë në dijeni dhe pala tjetër. Reagimi i plotë: Në Maqedoninë e Veriut po vendosen masa ektreme kundër të drejtave etnike të shqptarëve, të cilet janë aty e vetmja etni historike.…

Lexo më Shumë

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, ka realizuar takim kokë më kokë me ambasadoren e SHBA-së në vend, Angela Prajs Ageler, pas së cilës ka vijuar një takim pune me gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese Osman Kadriu, Naser Ajdari, Dobrilla Kacarska, Tatjana Vasiq Bozaxhieva, Jadranka Daboviq, Ana Pavllovska Daneva. Kostadinovski e informoi Agelerin për prioritetet e mandatit të tij, si dhe për sfidat e brendshme dhe të jashtme me të cilat është ballafaquar Gjykata Kushtetuese në punën e saj në periudhën e kaluar. Siç njoftojnë nga Gjykata Kushtetuese, Kostadinovski ka theksuar se ka progres në transparencë dhe si shembull ka treguar…

Lexo më Shumë

Pas vendimeve të fundit të Presidentës së shtetit, Gordana Siljanovska-Davkova, për ndryshimet në strukturat komanduese të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, kanë vijuar edhe sot një sërë reagimesh. Sipas partisë opozitare shqiptare, BDI, për herë të parë që nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit, asnjë shqiptar nuk mban pozitat kryesore në ushtrinë e Maqedonisë së Veriut. Integristët thonë se heqja e gjeneralit të vetëm shqiptar, Besnik Emini nga Komanda Operative ka lënë shqiptarët pa përfaqësim në katër pozitat më të larta ushtarake. BDI “Për më tepër, emërimi i gjeneralëve Orce Jordev dhe Mirce Gjorgevski, të cilët kanë marrë…

Lexo më Shumë

BDI non-grata ka filluar të thellohet në gjum, e nga kotja e tepruar kanë filluar të flasin kot. BDI po flet për mbrojtje e siguri por po harron që derisa ata ishin në pushtet kurrë asnjëherë nuk ka pasur më shumë se dy gjeneral shqiptarë, por tani me VLEN-in në pushtet, kemi tre gjeneral shqiptarë për 8 muaj qeverisje. Kështu thuhet në reagimin e koalicionit VLEN, si përgjigje ndaj akuzave të BDI-së dhe Frontit Evropian për degradimin e sotëm të dy gjeneralëve shqiptarë, Besnil Emini dhe Lulzim Nuredini. “Pra, BDI-së nuk i krynte punë as Talat Xhaferi, e as Fatmir…

Lexo më Shumë

Përfshirja e grave në proceset vendimmarrëse është thelbësore për një shoqëri të drejtë, të barabartë dhe të zhvilluar, kështu ka deklaruar zëdhënësja e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Venera Azizi pas takimit të sotëm me Edlira Çepanin, aktiviste dhe udhëheqëse e Rrjetit të Grave të Shqipërisë “Barazi në Vendimarrje”. “Me Zonjën Çepani diskutuam rëndësinë e fuqizimit të grave dhe përfshirjes aktive të grave në politikë. Ky angazhim është jetik për të siguruar mundësi të barabarta dhe për të garantuar që gratë të kenë ndikim në politikat që formojnë të ardhmen e shoqërisë”, tha Azizi pas takimit që u realizua në…

Lexo më Shumë

Fejzi HAJDARI Ish-shefi i diplomacisë maqedone Bujar Osmani, në një “përplasje publike” me kryeministrin Kristijan Mickovski, tha se, citojmë: “Sa kam bërë unë për gjuhën maqedonase, bëje vetëm gjysmën e asaj për gjuhën shqipe”. Kjo ishte përgjigjja e Bujarit! Mickovski ditë më parë e akuzoi Bujarin se “nuk respekton as gjuhën shqipe”. Dmth Bujari e pranon se paska bërë goxha shumë për maqedonishten, edhe pse një gjë të tillë, nga ata që e kanë votuar dhe ata që i ka përfaqësuar, pra shqiptarët, nuk besoj të jetë kërkuar, sidomos jo para gjuhës shqipe. Mirëpo ndoshta një gjë e tillë vie…

Lexo më Shumë

Këshilli Evropian i Pagesave sot e pranoi Maqedoninë e Veriut si anëtarin e 39-të të Zonës së vetme të pagesave në euro (SEPA), njoftoi Banka Popullore. Anëtarësimi në SEPA nënkupton edhe integrim më të madh financiar të vendit në BE. Nën udhëheqjen e Bankës Popullore, thuhet në komunikatë, vendi ka bërë përpjekje të konsiderueshme për të harmonizuar kuadrin ligjor në fushën e pagesave dhe sistemeve të pagesave me kërkesat rregullatore të Bashkimit Evropian (BE),me çka zyrtarisht shteti kyçet drejt zonës së pagesave SEPA, duke përmbushur një nga synimet më të rëndësishme në rrugën drejt anëtarësimit në BE. “Nga anëtarësimi në…

Lexo më Shumë

Zëvëndëskryeministri, Arben Fetai, sot ka vizituar Prekazin, nga ku ka shkruar që ka qenë nder i veçantë përulja në atë vend shenjtë. “Sot patëm nderin të vizitojmë Kullën e familjes Jashari në Prekaz dhe të takojmë bacën e shqiptarëve, Rifat Jasharin. Me zemërgjerësinë dhe dashurinë e tij të pashtershme, ai vazhdon të jetë frymëzim për brezat që e duan lirinë dhe mëvetësinë. Komandanti legjendar Adem Jashari dhe familja e tij janë mishërim i përpjekjes sonë shekullore për liri. Guximi i tyre dhe gatishmëria për sakrificë e bënë këtë familje simbolin e qëndresës sonë kombëtare. Liria dhe shteti i Kosovës e…

Lexo më Shumë