Pas vendimeve të fundit të Presidentës së shtetit, Gordana Siljanovska-Davkova, për ndryshimet në strukturat komanduese të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, kanë vijuar edhe sot një sërë reagimesh.
Sipas partisë opozitare shqiptare, BDI, për herë të parë që nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit, asnjë shqiptar nuk mban pozitat kryesore në ushtrinë e Maqedonisë së Veriut. Integristët thonë se heqja e gjeneralit të vetëm shqiptar, Besnik Emini nga Komanda Operative ka lënë shqiptarët pa përfaqësim në katër pozitat më të larta ushtarake.
BDI
“Për më tepër, emërimi i gjeneralëve Orce Jordev dhe Mirce Gjorgevski, të cilët kanë marrë përgjigje negative nga NATO për certifikatat e sigurisë, ngre shqetësime serioze mbi orientimin strategjik të vendit tonë. Këto zhvillime sugjerojnë një prirje drejt udhëheqjes anti-NATO, pro-serbe dhe pro-ruse në ushtri, ndërsa shqiptarët po përjashtohen sistematikisht nga sistemi i sigurisë. Në këtë situatë alarmante, partite shqiptare në qeveri duhet të ndërpresin rolin e avokatit të politikave antishqiptare dhe përjashtuese”.
Ndërkaq, nga koaliconi VLEN, pjesë e qeverisë qendrojnë në një vijë me Siljanovskën, ndërsa ndryshimet në ushtri i aryestojnë duke akuzuar BDI-në. Ata thonë se BDI e cila vazhdimisht flet në emër të luftës, tashmë i ka shpallur luftë vetvetes deri në shkatërrim të plotë.
VLEN
E ndryshimet e fundit në ushtri i ka komentuar edhe deputetja aktluale e LSDM-së dhe ish ministre e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska, e cila vlerson se këto ndryshime janë të pa pranushme dhe jo profesionale. Ajo pretendon se shkarkimi i disa gjeneralëve me rekorde ushtarake jashtëzakonisht profesionale, sikurse është Besnik Emini, është i pajustifikuar dhe është një hap mbrapa.
SLLAVJANKA PETROVSKA, DEPUTETE E LSDM-SË
“Është e pakuptueshme që një gjeneral që ka marrë gjithmonë vlerësime pozitive nga aleatët e tij dhe që ka ende shumë për t’i dhënë ushtrisë, të ‘pensionohet’ dhe të ricaktohet nga një Komandë operative në një Sektor të Ministrisë”.
Petrovskën e shqetëson informacioni se individët të cilët në të kaluarën ishin refuzuar për certifikim në NATO, tani ajo thotë se po shqyrtohen pozitivisht nën presionin politik të Shërbimit të Sigurisë Ushtarake. Ndryshe, në rrjetet sociale për Besnik Eminin kanë reagur pothuajse e gjitha partitë opozitare shqiptare.
Samir Mustafa /SHENJA/