Author: Jeta almakos

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut do ta rikonstruojë fasadën e cila u dëmtua në vitin 2022, gjatë protestave për Propozimin Francez, njofton TV21. E njëjta do të kapë vlerën prej 53 mijë euro, ndërkaq realizues është kompania “OIL metal DOOEL”, ndërkaq mbikëqyrjet do të realizojë “MBM Arkitektët DOOEL Skopje”. Rikonstruimin, siç mund të shihet nga fotografitë e TV21, tashmë është në rrjedhë. “Lëndë e kësaj e marrëveshje është furnizimi me punimet ndërtimore për riparimin e fasadës së ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Lënda e furnizimit përfshinë punët: Riparim të shtresës së betonit të objektit, riparimin e…

Lexo më Shumë

Pas përfundimit të ndërtimit të vendkalimit kufitar Maqedoni-Greqi “Markova Noga”, për të cilën sot u vendos gurthemeli, qytetarët nga të dy anët e kufirit do të intensifikojnë shkëmbimet kulturore, bashkëpunimin ekonomik dhe turistik, theksuan pjesëmarrësit në ceremoninë e sotme, të mbajtur në bregun e liqenit të Prespës. Sot është ditë e veçantë për Prespën, theksoi kryeministri Hristian Mickoski, sepse, siç tha, ky vendkalim kufitar është vetëm një hap tjetër drejt lidhjes së dy Prespave në njërën dhe në anën tjetër të kufirit. “Shembuj të tillë janë pozitivë për të dy vendet. Në atë drejtim duhet të vazhdojmë të ndërtojmë marrëdhënie,…

Lexo më Shumë

Një tërmet me fuqi prej 2.3 shkallë sipas Rihterit është regjistruar në Maqedoninë e Veriut. Sipas informacioneve epiqendra e tërmetit ka qenë 15 km Verilindje nga Ohri. Thellësia e tërmetit ka qenë 10 km.

Lexo më Shumë

Video Lotaria Shtetërore e Maqedonisë (VLSHM), me projektin “Luaj me përgjegjësi” nga këshillimorja në Prilep, theksoi rëndësinë e luajtjes së lojërave të fatit me përgjegjësi. Ekipi i Video Lotarisë Shtetërore të Maqedonisë – Casinos Austria, në kuadër të aktiviteteve për lojëra të fatit të përgjegjshëm, vizitoi qendrën këshilluese në Prilep. Këshillimorja, e cila funksionon në Qendrën për punë sociale në Prilep, është pjesë integrale e projektit për parandalim dhe mbështetje psikosociale për personat me lojëra të fatit problematik “Luaj përgjegjës”. Projekti filloi në vitin 2019 në bashkëpunim me Shoqatën e të varurve të trajtuar të Republikës së Maqedonisë. Bashkëpunimi me…

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, e emëroi deputetin e “Frontit Evropian” Bejxhan Iljas në krye të Komisionit parlamentar për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini, pasi ky komision mbeti pa kryetar pas dorëheqjes së Ilire Dautit. Emërimi i Iljasit ishte tentimi i parë i Gashit për zhbllokimin e këtij komisioni, por përfundoi pa sukses, pasi deputeti e njoftoi se nuk është në mundësi të merr pjesë sot, pas çka seanca e sotme u anulua. Iljas në deklaratë për MIA-n thotë se sot i ka dorëzuar kryetarit të Kuvendit një letër të nënshkruar, ku e njofton kryeparlamentarin Gashi se nuk pranon të…

Lexo më Shumë

Pasditen e sotshme raportohet se është arrestuar biznesmeni dhe ish-drejtori i Qendrës sportive “Boris Trajkovski”, Ratko Kapushevski”. Përveç Ratko Kapusevski është ndaluar nga policia edhe pronari  Asmir Jahoski. “Reparti për shkatërrimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit pranë BSP, MPB në koordinim me PTHP për NKOK me Urdhër të gjyqtarit në procedurënparaprake ka kryer bastisje në lokacione në Shkup dhe në shtet në lidhje me vepra të kryera penale të lidhura me furnizime të dyshimta të derivateve, dëm me përmasa të mëdha për buxhetin e shtetit dhe dëm për shëndetin e njerëzve”, informuan nga Ministria e Punëve të Brendshme. Bëhet…

Lexo më Shumë

Në seancën e sotme të Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut janë zgjedhur 49 gjyqtarë të rinj në mbarë vendin. Për gjyqtarë në Gjykatën Themelore – Manastir u zgjodhën Marija Filipovska – Popovska, Stefan Gajdarovski, Gordana Nikollovska dhe Aleksandra Sredovska – Llazanovski. Për gjyqtarë në Gjykatën Themelore – Gjevgjeli u zgjodhën Iva Conevska-Vangelova dhe Marta Spasovska. Për gjyqtarë të Gjykatës Themelore – Gostivar janë zgjedhur Pëllumbesha Seferi, Arlinda Ademi-Osmani, Leonora Jakupi, Kujtim Fetai dhe Alen Sadiku. Në Dellçevë, Kavadar, Kërçovë, Koçan, Kriva Pallankë, Sveti Nikollë, Strugë dhe Veles, u zgjodhën: Natashka Atanasovska, Kostadinka Krstevska – Petrova, Urim Jusufi,…

Lexo më Shumë

Zëvendësministrja e mbrojtjes Elfete Ismaili sonte në emisionin debativ në prani edhe të analistëve Qenan Aliu e Faton Aliti, Klan Debat në Televizionin Klan ka deklaruar se në kohën kur Talat Xhaferi ishte ministër në kabinetin e tij ka patur vetëm një shqiptar në kabinet. Në gjitha sektorët dhe në gjihë ministrinë e mbrojtjes ka rritje të përqindjes së shqitarëve krahas asaj që kishte në të kaluarën edhe kur me ministrinë e mbrojtjes udhëhiqnin kuadrot e BDI-së si Talat Xhaferi dhe Fatmir Besimi.

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar sërish ndaj çështjes së gjuhës shqipe. Nga BDI thonë se do ta mbrojnë gjuhën shqipe edhe nëse ky veprim çon në krizë të thellë politike. Reagimi i plotë: BDI riafirmon përkushtimin e saj të palëkundur për mbrojtjen e Ligjit për Përdorimin e Gjuhës Shqipe, një arritje e shenjtëruar nga sakrificat e dëshmorëve tanë. Ne sigurojmë qytetarët se do të përdorim çdo mjet demokratik dhe institucional për të mbrojtur këtë ligj, edhe nëse kjo çon në një krizë të thellë politike. Deklaratat e partive shqiptare të zgjedhura nga VMRO që synojnë të minojnë këtë përkushtim…

Lexo më Shumë

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova nënshkroi dekretet me të cilat shkarkohen nga detyra tetë ambasadorë, pasi ata u emëruan në këto pozita pa përmbushur obligimin ligjor para trupit të punës së Kuvendit, njoftojnë nga kabineti i presidentes. PRESIDENCA “Ambasadorët që emërohen ligjërisht janë të detyruar që, para se të emërohen, të paraqesin pikëpamjet e tyre për marrëdhëniet me shtetin dhe misionin ose organizatën ndërkombëtare para trupit të punës të Kuvendit që është kompetent për politikat e jashtme, ndërsa tetë nga nëntë të shkarkuarit nuk e kanë bërë këtë”. Nga kabineti i Siljanovskës sqarojnë se një ambasadore është shkarkuar sipas procedurës së rregullt…

Lexo më Shumë

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti në rrjetet sociale ka njoftuar se ka pritur në takim ambasadorin e Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidanin. Ahmeti takimin e quan vëllazëror, por thotë se ishte edhe takim “interesant”. “Takim vëllazëror dhe shumë interesant me Ambasadorin e Shqipërisë në vend, z. Denion Meidani!”, ka shkruar Ahmeti.

Lexo më Shumë

Kryeministri Hristijan Mickoski mbajti fjalim në Qendrën Përkujtimore të Holokaustit të Hebrenjve të Maqedonisë. Mickoski tha se mbi 7.000 hebrenj maqedonas u dëbuan në kampin Treblinka, ndaj nuk duhet kurrë të harrohet historia dhe ngjarjet e kaluara. “Sot qëndrojmë me respekt, pikëllim dhe shpresë, duke kujtuar viktimat e Luftës së Dytë Botërore dhe tragjedinë e Holokaustit, që nuk e kurseu as Maqedoninë. Mbi 7000 hebrenj maqedonas u dëbuan në kampin Treblinka dhe jeta, historia dhe kultura e tyre u ndërprenë me forcë. Por historia nuk është vetëm një kujtim, është një mësim. Detyrimi ynë është të ruajmë të vërtetën, t’i…

Lexo më Shumë