Author: Jeta almakos

Ministri i Punëve të Jashtme, Timço Mucunski, ka përgënjeshtruar pretendimet e opozitës lidhur me refuzimin e vizës amerikane për ministrin e Punës dhe Politikës Sociale, Fatmir Limani. Në një deklaratë për televizionin nacional Sitel, Mucunski theksoi se opozita shpërndan dezinformata dhe spekulime, për të cilat më pas detyrohet të kërkojë falje. “Më duhet sërish të konstatoj se në mungesë të kreativitetit dhe qasjes për të ndërtuar një shtet të mirë, opozita vjen në një situatë që të kërkojë falje për deklaratat e tyre, për situatat të cilat i krijojnë sepse shpërndajnë dezinformata, spekulime dhe gjysmë të vërteta. Z. Limani e…

Lexo më Shumë

Një djalë 16-vjeçar është plagosur me armë zjarri në pjesën e njërit krah, në zonën e Bit Pazarit, në Shkup. Siç njoftoi sot MPB-ja, ngjarja u denoncua dje në ora 15:39 në SPB Shkup, ka ndodhur në rrugën Vojdan Çernodrinski në zonën e Bit Pazarit, kur një person ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një 16-vjeçari nga Shkupi dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. “Me këtë rast i mituri ka pësuar plagë me armë zjarri në krah dhe është transportuar në Spitalin e përgjithshëm të qytetit ‘Shën Naum i Ohrit’, ku i është ofruar ndihmë”, njofoti MPB.…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapsinor, Izet Mexhiti sot deklaroi se pa dallim se ingerencat e kujt janë, do të ndihmojnë për deponinë që po digjet në Likovë rreth 10 ditë. Ai tha se do t’u ndihmojnë edhe komunave edhe qytetarëve. “Në periudhën e ardhshme është çështje ditësh se kur do të jemi dëshmitarë të fillimit të punës fillimisht në Sveti Nikollë, po punohet intensivisht edhe për Manastirin, po punohet edhe në deponitë tjera rajonale. Nuk do të ndalemi këtu. Po punohet edhe për fazën e dytë – riciklimin, që është më me rëndësi për…

Lexo më Shumë

Arsimi është një nga prioritetet kryesore të kësaj qeverie. Në këtë moment kemi aktivitet investues prej rreth dy miliardë denarëve për projekte në arsim, më shumë se 30 investime kapitale, shtatë objekte tërësisht të reja shkollore, rreth njëzet po rinovohen, salla sportive në Strugë dhe në Manastir, filluam me sallat sportive në Kisella Vodë dhe Aerodrom, në plan është vazhdimi i projektit për rikonstruimin e universiteteve, fillojmë me kampusin “Nënë Tereza”, deklaroi pasdite kryeministri Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve gjatë vizitës në komunën Studeniçan. “Ashtu që, arsimi është një fokus i rëndësishëm i kësaj qeverie dhe ne…

Lexo më Shumë

Dëshira për ta përjetësuar kujtimin, është më e fortë se dridhja e duarve. Andaj, që nga fillimi deri në fund ky mysafir e xhiroi krejt ceremoninë e ndarjes së çmimit “Qytetar Nderi” nga Komuna e Dibres së Maqedonisë së Veriut për Arbër Hajdarin. Veprimtarinë humanitare të Hajdarit me Fondacionin “Fundjavë Ndryshe” krejt folësit që i’u drejtuan pjesmarrësve e ngriten në piedestal. Derisa për nderimin që i’u bë në Dibër, mysafirët e ardhur nga Tirana e vlersuan shumë. Madje për Arbërin thanë që është shembulli që duhet të ndiqet nga të rinjtë anë e mbanë Shqiptarisë. E për fund, ishte vetë…

Lexo më Shumë

Djali i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump Jr., deklaron se bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë gjatë luftës së fundit në Kosovë kanë ardhur si pasojë e një skandali mes ish-presidentit të SHBA-ve, Bill Clinton dhe një praktikanteje në Shtëpinë e Bardhë, Monica Lewinsky. Donald Trump Jr. gjatë qëndrimit në Serbi, ka zhvilluar një intervistë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Në intervistën e publikuar në kanalin e tij zyrtar në “Rumble Studio”, i cili numëron mbi 1.5 milionë ndjekës Trump Jr, fillimisht flet për vizitën e tij në Serbi e më pastaj prezanton në pika të shkurta një historikë të…

Lexo më Shumë

Gjyqësori me vite shkakton pakënaqësi te qytetarët, ka procedura shumë të ngadalta, dhe ka dyshime për ndikim të madh politik. Në vend që të zbatohen reformat reale që janë tashmë në tavolinë për herë të parë pas kaq shumë vitesh, do të ketë protesta, që është absurde dhe një politikë e paprecedentë, ka deklaruar sot kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, pas paralamërimeve të kryeministrit Hristijan Mickoski i cila tha se, nëse anëtarët e Këshillit Gjyqësor nuk dorëhiqen, do të ketë protesta masive të organizuar nga qytetarët. Filipçe shtoi se, nëse ka presione të tilla në të gjithë sistemin gjyqësor, besimi…

Lexo më Shumë

Të gjitha procedurat janë ndjekur rreptësisht në përputhje të plotë me Rregulloren e Kuvendit, theksojnë nga Kabineti i kryetarit të Kuvendit lidhur me interpretimet e sotme për punën e Kuvendit. “Imerlije Saliu Fetai nuk është kryetare e Komisionit për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini. Ajo ka kryesuar një pikë të caktuar të rendit të ditës së Komisionit, me autorizim nga kryetari i Kuvendit, në përputhje të plotë me nenin 126, paragrafi 3 i Rregullores së Kuvendit. Roli i saj në këtë seancë ishte thjesht procedural dhe i kufizuar vetëm në këtë pikë specifike të rendit të ditës”, thuhet në kumtesën…

Lexo më Shumë

Naser SELMANI Reagimet e fundit të BDI kinse kundër margjinalizimit të shqiptarëve në sektorin e sigurisë dhe të mbrojtjes si dhe kërcënimi i Ali Ahmetit për bojkotimin e zgjedhjet vendore nëse shfuqizohen nene të kontestuara të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, ndihmojnë për të kuptuar më qartë pozicionin e kësaj partie në skenën politike në vend. Këto veprime politike dëshmojnë se BDI ka dështuar të ndërtojë një strategji serioze politike si parti opozitare, e cila forcon pozicionin e tyre në shoqëri dhe krijon parakushte për rikthimin eventual në qeveri apo edhe ti fitonin zgjedhjet lokale. Thjeshtë, Ali Ahmeti ka humbur…

Lexo më Shumë

Koalicioni VLEN riafirmon qëndrimin e tij të palëkundur: për aq kohë sa jemi pjesë e pushtetit, ligji për “branitellat” nuk do të kalojë pa përfshirjen e ish-pjesëtarëve të UÇK-së. Çdo tentativë për të miratuar këtë ligj në mënyrë të njëanshme është e papranueshme dhe bie ndesh me parimet e drejtësisë dhe barazisë. Në përpjekjet e tyre të vazhdueshme për të shtrembëruar faktet dhe për të krijuar konfuzion në opinion, LSDM vazhdon me dezinformata të pabaza. Nuk ekziston asnjë shkelje e Rregullores së Kuvendit nga ana e deputetes së koalicionit tonë, znj. Imërlie Saliu-Fetai. Kujtojmë se znj. Saliu-Fetai nuk është kryetare…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri i ngakuar për Politika të Qeverisjes së Mirë, Arben Fetai, sot priti në takim drejtorin e lartë rezident të NDI-së në Maqedoninë e Veriut, Dejvid Sip, së bashku me bashkëpunëtorët e tij. Gjatë takimit u diskutua mbi prioritetet e punës së Kabinetit të Zëvendëskryeministrit si dhe mbi zbatimin e projektit të NDI-së “Bashkësi me Integritet”, i financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe Ambasada Suedeze. Zëvendëskryeministri Fetai informoi të pranishmit për mbledhjen e parë konstitutitve të Trupit Ndër-resor për Koordinimi e aktiviteteve Kundër Korrupsionit, e cila do të mbahet javën e ardhshme. Në këtë mbledhje pritet të…

Lexo më Shumë

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj u takua me homologen e tij nga Maqedonia e Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova. Përmes një postimi në Facebook, Begaj thotë se vendet do të bashkëpunojmë për të avancuar në procesin e integrimit në BE, angazhimin si aleatë në NATO dhe rolin e shqiptarëve si faktor shtetformues e paqedashës, transmeton Klankosova.tv. “Me Presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut mbi marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, bashkëpunimin për të avancuar në procesin e integrimit në BE, angazhimin si aleatë në NATO dhe rolin e shqiptarëve si faktor shtetformues e paqedashës”, ka shkruar i pari i vendit.

Lexo më Shumë