Presidentja Gordana Siljanovska Davkova tha se ende është e shokuar nga tragjedia në Koçan, nga zjarri që shpërtheu në diskotekë, përcjell TV21. “Të gjithë jemi në shok! Edhe unë jam e shokuar! Si nënë, si njeri, si presidente. Ende nuk mundem të besoj që tragjedia e tmerrshme në Koçan është realitet. Nuk di me cilat fjalë t’u shpreh ngushëllime prindërve dhe më të afërmve të viktimave. Dhimbja juaj është edhe e imja”, tha Siljanovska. Presidentja tha se këtë herë, përgjegjësit nuk guxojnë t’i ikin përgjegjësisë. “Të bashkohemi në dhimbje, të vetëdijshëm se vdekja dhe sëmundja njëjtë na prekin të gjithëve,…
Author: Jeta almakos
Kryeministri Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, konfirmoi se Razmena Çekiç Duroviq, ish sekretare shtetërore në Ministrinë e Ekonomisë, e ka nënshkruar licencën e falsifikuar, me të cilën ka punuar diskoteka “Puls”. “Po, Ministria e Ekonomisë e ka lëshuar, dhe është e nënshkruar nga ish sekretarja shtetërore Razmena Çekiç Duroviq. Me gjithë rrezikun që e gjithë kjo mund të shkaktojë mangësi procedurale, por në interes të opinionit jam këtu që ta bëj të ditur dhe t’i jap detajet”, tha Mickoski, raporton SHENJA.
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski tha se deri në këto momente ka të dyshuar më shumë se 20 persona rreth 15 prej tyre, janë në stacion policor, 9 nga të dyshuarit për shkaktimin e kësaj ngjarje kanë vdekur. “Një pjesë janë në spital, 4 persona janë të siguruar në spital, dy anëtarë të grupit, djali i pronarit të diskotekës dhe drejtues i subjektit juridik. Një pjesë të arrestuarve që janë në stacion policor janë njerëz që kanë faj direkt në lidhje me këtë ngjarje”, tha Toshkovski, raporton SHENJA. Toshkovski tha se po ashtu janë arrestuar një ish Sekretar…
Ka shkuar në 59 numri i viktimave nga zjarri në diskotekën “Puls” në Koçan, njoftoi Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, shkruan TV21. “Deri në ora 11:30, sipas informacioneve të cilat i kemi, kanë ndërruar jetë 59 persona, prej tyre 35 janë identifikuar, nga të identifikuarit, 31 janë nga Koçani, 4 nga Shtipi. Numri i të lënduarve sipas informacioneve që i mora rreth orës 12 është 155 persona, të njëjtit janë në shumë spitale në vend”, tha Toshkovski.
Pas zjarrit që shpërtheu mbrëmë në diskotekën “Puls” në Koçan ku po performonte grupi ADN, këngëtari Vlladimir Blazev-Panço ka djegie në fytyrë dhe dorë dhe ndodhet në mbështetje oksigjeni, kanë informuar familjarë të artistit. Aktualisht nuk ka të dhëna për këngëtarin tjetër të grupi, Andrejin si dhe anëtarët e tjerë. Nga zjarri në diskotekën e Koçanit humbën jetën 51 persona dhe mbi 100 të tjerë u lënduan, njoftoi ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski. Sipas informacioneve fillestare, siç tha Toshkovski, zjarri ka rënë për shkak të mjeteve piroteknike të përdorura për efektet e ndriçimit në koncertin e grupit ADN.…
Diskoteka “Puls” në Koçan, ku nga zjarri jetën humbën 51 persona, tash e një vit nuk ka pasur licencë që lëshohet nga Ministria e Ekonomisë dhe Punës. Licenca e fundit është dhënë më 13.03.2023, me afat 1 vjeçar. Diskoteka ka qenë në pronë private, pronarët e së njëjtës janë ndërruar disa herë. Sipas dokumentit të siguruar, pronari ka pasur licencë deri më 24 mars të vitit të kaluar.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetin social X, lidhur me ngjarjen tragjike të ndodhur në Maqedoninë e Veriut, teksa një zjarr i tmerrshëm në Koçan, vrau dhe plagosi një numër të madh të rinjsh. “Me një ndjenjë hidhërimi të veçantë u përcjell vëllezërve e motrave të Maqedonisë së Veriut ngushëllimet e mia për tragjedinë e madhe të Koçanit. Jam pa fjalë dhe lutem që të lënduarit të shërohen dhe që familjarët e viktimave të gjejnë forcën të përballojnë humbjen e tyre të pangushëllueshme. I përcjell po ashtu kryeministrit Mickovski dhe autoriteteve të vendit fqinj ngushëllimet në emër të Shqipërisë…
Për tragjedinë që ndodhi në Koçan, që si pasojë e zjarrit humbën jetën 51 persona dhe dhjetëra të tjerë u lënduan, zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti premtoi hetim të plotë dhe transparent që siç tha, përgjegjësit të mbajnë llogari. Mexhiti u shprehi ngushëllime familjarëve të viktimave, ndërsa të lënduarve, u uroi shërim të shpejtë. “Me pikëllim të thellë mora lajmin për tragjedinë e rëndë në Koçan, ku shumë të rinj humbën jetën në rrethana tronditëse. U shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave në këtë moment të dhimbshëm, ndërsa të lënduarve u uroj shërim sa më të shpejtë. Lutjet…
Presidenti Volodymyr Zelensky ka reaguar pas tragjedisë në Koçan, ku në një diskotekë nga zjarri vdiqën 51 të rinj dhe ngelen të lënduar dhjetra persona, transmeton TV21. “Ngushëllimet e mia për familjet dhe të dashurit e viktimave, President Gordana Siljanovska-Davkova dhe popullit maqedonas. Të lënduarve u uroj shërim të shpejtë. Ukraina vajton përkrah miqve tanë maqedonas në këtë ditë të trishtë”, ka shkruar Zelensky.
Mediat kanë filluar edhe të publikojnë video nga moment i shpërthimit të zjarrit në diskotekën “Puls” në Koçani, ku mysafirët filluan ta kuptojnë se ka shpërthyer zjarri. Në videon në sekondën e 11 të cilën e ka publikuar 360 shkallë, shihet duke thënë se “po digjet lartë, po digjet lartë”. Sipas informacioneve paraprake që Ministria e Punëve të Brendshme i ka bërë të ditura për MIA-n, në zjarrin në diskotekën “Puls” në Koçan kanë humbur jetën të paktën 50 persona, kryesisht të rinj. Janë lënduar rreth 100 persona, prej të cilëve disa dhjetëra me djegie më të rënda janë dërguar…
I themeluar në Shkup, kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, në vitin 2006 nën udhëheqjen e Presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan dhe me mbështetjen e filantropëve, Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik (IBU) është një nga institucionet më të respektuara të arsimit të lartë në rajon, duke ofruar arsim cilësor për 18 vjet, raporton Anadolu. Falë stafit akademik ndërkombëtar, kampusit modern dhe qindra bashkëpunimeve me universitete dhe institucione të shquar botërore, universiteti u ofron studentëve të tij një edukim me vlefshmëri ndërkombëtare. IBU, ofron shërbime në 8 fakultete dhe 1 shkollë profesionale, përfshirë në 26 programe universitare, 20 pasuniversitare dhe 7 programe doktorate. Universiteti…
Kryetari i Vrapçishtit, njëherit edhe nënkryetar i ASh-së së Ziadin Selës, Isen Shabani është parë duke pirë kafe me Arben Taravarin e VLEN-nit, që po ashtu pretendon vulat e ASh-së. Siç mësoi TV21 dhe siç iu dëshmua me foto, takimi është bërë këtë mbrëmje në Gostivar, pas një iftari të shtruar nga një shoqatë e gostivarasve që jetojnë në Turqi. Gjatë ditës TV21 raportoi dhe e konfirmoi nga vetë Shabani se ai në zgjedhjet lokale të tetorit do të garojë si i pavarur për Vrapçishtin. Po i pyetur se a nënkupton kjo se po ia kthen shpinën Ziadin Selës, ai…

