21 vjeçari Jovan Kostadinov nga Vinica, i cili me aktin e tij heroik, në natën e tmerrshme në Koçani, ku humbën jetën 59 persona, ka shpëtuar 21 jetë. Fale nderim për këtë vepër heroike ka dërguar një nënë, fëmija e të cilës është një nga të shpëtuarit. JADRANKA BRESILIEVA, NËNA E NJË TË LËNDUARI “Me mirënjohje të madhe dhe respekt të thellë emocional, do të doja të shkruaj për veprën heroike të Jovan Kostadinovit nga Vinica, i cili jo vetëm që shpëtoi jetët e 21 fëmijëve në ngjarjen tragjike në klubin e natës në Koçani, por gjithashtu shpëtoi edhe djalin…
Author: Jeta almakos
Tre persona të tjerë të lënduar rëndë nga zjarri që shpërtheu në një lokal nate në qytetin e Koçanit në Maqedoninë e Veriut janë dërguar në Istanbul me avion ambulancë të Ministrisë turke së Shëndetësisë. Avioni ambulancë që do të transportonte tre persona të tjerë të lënduar nga zjarri mbërriti në Maqedoninë e Veriut për të realizuar transferimin, ndërkohë që i pranishëm në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit ishte i pranishëm edhe ambasadori turk Fatih Ulusoy. Pas transferimit, avioni ambulancë u nis për në Istanbul. Pacientët do të trajtohen në Spitalin “Çam ve Sakura” në Istanbul. Nëntë pacientë që u lënduan…
Gjyqtarët e procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale Shkup, me propozim të Prokurorisë Themelore Publike, për caktimin e masave për sigurimin e pranisë ndaj 7 personave, zyrtarë nga SPB Shtip dhe Koçani, të dyshuar për veprën penale të Krimeve të Rënda kundër Sigurisë Publike, të cilat janë kryer pasditen e sotme në gjykatë, kanë nxjerrë vendimin: Propozimi i Prokurorisë Publike pranohet dhe të 7 të dyshuarve u caktohet masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh për shkak të ekzistimit të shkaqeve nga neni. 165 st.1 pt. 1, 2 dhe pika 3 për disa të dyshuar, d.m.th. rrezik ikje, rrethana…
Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, po merr vlerësime të larta për menaxhimin e jashtëzakonshëm të situatës pas tragjedisë që ndodhi në Koçan, ku humbën jetën 59 persona. Shpejtësia, saktësia dhe transparenca në veprimet e tij kanë bërë që shumë individë dhe organizata të vlerësojnë me entuziazëm punën e ministrit Taravari, per dallim nga shumë ministra tjerë të involvuar në rastin e menaxhimit të situatës. Një prej vlerësimeve më të rëndësishme ka ardhur nga German Filkov nga Qendra për komunikim qytetar. Ai ka lavdëruar ministrin për mënyrën profesionale dhe të kujdesshme të menaxhimit të krizës, duke e vlerësuar si një udhëheqës…
Kryeministri Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, konfirmoi se Razmena Çekiç Duroviq, ish sekretare shtetërore në Ministrinë e Ekonomisë, e ka nënshkruar licencën e falsifikuar, me të cilën ka punuar diskoteka “Puls”. “Po, Ministria e Ekonomisë e ka lëshuar, dhe është e nënshkruar nga ish sekretarja shtetërore Razmena Çekiç Duroviq. Me gjithë rrezikun që e gjithë kjo mund të shkaktojë mangësi procedurale, por në interes të opinionit jam këtu që ta bëj të ditur dhe t’i jap detajet”, tha Mickoski.
Qeveria ka urdhëruar institucionet shtetërore dhe ka rekomanduar që pushteti lokal dhe kompanitë private nga Koçani t’i lirojnë punëtorët e tyre nesër nga detyrimet e punës. Ky është një nga konkluzionet e arritura në seancën e Qeverisë, siç bëri të ditur sonte zëdhënësja Marija Miteva. Zëdhënësja e Qeverisë Marija Miteva ka njoftuar sonte në mbrëmje për konkluzionet e seancës së jashtëzakonshme të Qeverisë që u mbajt pasditen e sotme. Ajo tha se janë arritur katër konkluzione lidhur me vendimin për caktimin e ditëve të zisë dhe varrimit të viktimave të zjarrit në diskotekën “Pulse” në Koçan, i cili do të…
Zëvëndëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, njoftoi se sot ka nënshkruar në Librin e Zisë për humbjen tragjike të 59 të rinjve në Koçan. Është një humbje e madhe. “Sot nënshkrova në Librin e Zisë për humbjen tragjike të 59 të rinjve në Koçan. Është një humbje e madhe. Është një dhimbje që nuk mund të përshkruhet me fjalë. Në këtë moment zie, fjalët janë të pamjaftueshme për të shprehur gjithë trishtimin. Por, gjithashtu ky është një moment reflektimi”, ka shkruar zëvëndëskryeministri i parë, Izet Mexhiti. Ai mes tjerash ka shtuar se premton nga pozicioni që ka që për këtë tragjedi…
Ambasadori i Republikës së Turqisë në RMV Fatih Ulusoy është nënshkruar në librin e ngushëllimeve të hapur në Ministrinë e Punëve të Jashtme për personat që humbën jetën gjatë zjarrit në Koçan. Ai më pas u takua me Sekretaren shtetërore të Ministrisë së jashtme Elena Kuzmanoska të cilës i shprehu ngushëllime. Edhe Presidenti i Republikës së Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, u ka dërguar letra ngushëlluese presidentes Gordana Siljanovska Davkova dhe kryeministrit Hristijan Mickoski për të vdekurit në tragjedinë e Koçanit. REXHEP TAJIP ERDOGAN, PRESIDENT I TURQISË “Me pikëllim të thellë mora lajmin për personat që humbën jetën dhe u lënduan…
Një tërmet është regjistruar në Maqedoninë e Veriut. Siç njofton Observatori Sizmologjik i Maqedonisë së Veriut, epiqendra e tërmetit ka qenë në Strumicë në lartësi prej 2.8 ballë të shkallës së Rihterit. “Rrjeti sizmologjik në Republikën e Maqedonisë së Veriut në stacionet sizmologjike të instaluara nëpër territorin e shtetit, këtë pasdite, në ora 17:33 ka regjistruar termet epiqendra e të cilit buron nga rajonin i Strumicës, 115 kilometra në juglindje prej Shkupi, me magnitudë prej 2.8 ballë të shkallës së Rihterit”, njoftojnë nga Observatori Sizmologjik. Tërmeti njoftohet se është ndjerë në Strumicë dhe rrethinë.
Zëvëndëskryeministri, Arben Fetai, sot ka takuar ambasadorin e Shqipërisë, Denion Meidanin, nga i cili ka marr letrën ngushëlluese të Shqipërisë dhe gatishmërinë për të ndihmuar. “Sot vizitova Ambasadorin e Shqipërisë, z. Denion Meidanin, i cili më dorëzoi një letër nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, znj. Albana Koçiu, drejtuar Ministrit të Shëndetësisë, z. Arben Taravari. Në këtë letër, Ministrja Koçiu shpreh ngushëllimet e saj dhe rikonfirmon gatishmërinë për të ofruar ndihmë pas tragjedisë në Koçan”, ka shkruar zëvëndëskryeministri, Arben Fetai. Ai tutje ka falënderuar institucionet dhe popullin shqiptarë për gatishmërinë e treguar për të ndihmuar dhe solidaritetin në këto…
Përmes një letre drejtuar homologut të saj, Arben Taravarit, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale e Shqipërisë, Albana Koçiu shprehu ngushëllime për tragjedinë në Koçan dhe rikonfirmoi gatishmërinë për ndihmë. Letrën e pranoi Arben Fetai pas takimit me ambasadorin e Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani. “Sot vizitova Ambasadorin e Shqipërisë, z. Denion Meidanin, i cili më dorëzoi një letër nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, znj. Albana Koçiu, drejtuar Ministrit të Shëndetësisë, z. Arben Taravari. Në këtë letër, Ministrja Koçiu shpreh ngushëllimet e saj dhe rikonfirmon gatishmërinë për të ofruar ndihmë pas tragjedisë në Koçan. Falënderojmë Qeverinë dhe popullin…
Në lidhje me sulmet e fundit të Izraelit në Rripin e Gazës, të cilat morën jetën e më shumë se 400 njerëzve, presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, tha se Tel Avivi do të japë llogari për “çdo pikë gjaku që ka derdhur”, raporton Anadolu. “Autorët e mizorisë në të cilën mbi 400 palestinezë u ‘martirizuan’ do të japin llogari për çdo pikë gjaku që kanë derdhur”, tha Erdoğan në një mbrëmje iftari në Universitetin e Mbrojtjes Kombëtare në Ankara. Türkiye do të qëndrojë me vendosmëri kundër atyre që, me “mashtrimin e një toke të premtuar, kërkojnë të mbytin” rajonin…

