Komisioni Evropian do të kërkojë shpjegim nga Janevska për emërimin e Bogojeskit për drejtor të “Erasmus+” Komisioni Evropian (KE) po kërkon të diskutojë me ministren e Arsimit Vesna Janevska për emërimin e udhëheqësit të Konceptit Maqedonas, Petar Bogojeski, si drejtor i Agjencisë Kombëtare për Programet Arsimore Evropiane dhe Lëvizshmërinë e Maqedonisë së Veriut – “Erasmus+”. Këtë e deklaroi Komisioni Evropian në përgjigje të pyetjes së portalit “Portlab”, pasi në opinion dolën një sërë reagimesh lidhur me emërimin e Bogojeskit, të cilat kryesisht kanë të bëjnë me qëndrimet e tij të shprehura për disa çështje sociale dhe politike. Ata thonë se…
Author: Jeta almakos
Maqedonia ka më shumë se 3 muaj që e ka vonuar përfundimin e marrëveshjes për përgatitjen dhe ndërtimin e korridorit 8, duke rrezikuar ndërtimin në kohë të projektit jashtëzakonisht të rëndësishëm për sigurinë kolektive të NATO-s dhe BE-së, njoftoi Ministria bullgare e Transportit dhe Lidhjeve. Reagimi vjen pasi Ministria e Transportit të RMV-së akuzoi palën bullgare për shtrembërim të fakteve në lidhje me ndërtimin e korridorit 8, raporton media bullgare “BGNES”. “Më 15 janar 2025, Republika e Bullgarisë i propozoi Republikës së Maqedonisë së Veriut një projekt-marrëveshje ndërqeveritare për përgatitjen dhe ndërtimin e një objekti tuneli hekurudhor ndërkufitar që do…
Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) në protestën e 1 Majit do të kërkojë përsëri rritje të pagës minimale në 500 euro, si dhe rritje të pagave të tjera për 100 euro dhe rritje të pagave në sektorin publik për 12,6 për qind konform Marrëveshjes së përgjithshme kolektive. “Jemi dëshmitarë se sot, për politikëbërësit më e rëndësishmja është ruajtja e pagave të tyre jashtëzakonisht të larta, tani me 79 për qind, dhe nga ana tjetër një pjesë e punëtorëve në sektorin publik nuk kanë përshtatje të pagave të tyre me rritjen e pagës mesatare konform Marrëveshjes së përgjithshme kolektive për…
Zyra e kryetarit të Komunës së Çairit, Visar Ganiu, u mbush me atmosferë të veçantë dhe emocione pozitive gjatë një vizite të veçantë nga mjeshtri i humorit shqiptar, Sevdai Radogoshi – i njohur gjerësisht si Qumili. Në takim morën pjesë edhe nënkryetarja e komunës, Sermine Purini, aktori Visar Etemi dhe studentet nga Gjakova, Blendina Katona dhe Rrona Dujaka, përfaqësuese të Institutit të Modës “Izet Curi”. Gjatë këtij takimi u ndanë çaste të paharrueshme, plot të qeshura, reflektim dhe motivim. Kryetari Ganiu theksoi rëndësinë e artit dhe humorit në forcimin e lidhjeve mes njerëzve dhe në ruajtjen e optimizmit, veçanërisht në…
Zv/kryeministri Izet Mexhiti, në konferencë për media, tha se tani më një kohë është e qartë se Arben Taravari ka patur negociata me BDI-në dhe Ali Ahmetin. Ai tha se qëllimi ka qenë ringjallja e BDI-së, raporton SHENJA. Mexhiti tha se BDI nuk shpëton pavarësisht gomave rezeve që mund ti hidhen. ‘Vendimi për dalje me lista të veçanta nuk është i bazuar në qëndrimet e bazës… është një vendim i marrë për interesa të BDI-së dhe për të cilat Taravari duhet të jep shpjegimi para. VLEN ka vendosur që të garojë bashkë edhe me lista edhe me kryetar të komunash.…
Prokuroria për e krimit të organizuar ka zgjeruar hetimin për zyrtarët policorë në lidhje me tragjedinë në Koçan, në të cilën e humbën jetën 61 persona, mes të cilëve 6 të mitur, ndërsa rreth 200 të tjerë u lënduan. Janë arrestuar edhe 7 policë dhe inspektorë të MPB-së. Me këtë, numri i zyrtarëve policorë të përfshirë në hetim ka shkuar në 14. Të përfshirët janë nga rrethi i Koçanit dhe Shtipit, ndërsa dyshohen se kanë dhënë pëlqim se kabareja e shkrumbuar “Pulse” i ka plotësuar kushtet ligjore për punë në pjesën e mbrojtjes së rendit dhe qetësisë publike dhe të…
Edhe shtatë efektivë të policisë do të arrestohen në lidhje me tragjedinë në diskotekën “Puls” në Koçan. Prokurori publik i Shtetit, Lupço Kocevski njoftoi sonte se ka lëshuar një urdhër për ndalimin e efektivëve të rinj të policisë, të cilët nesër do të nxirren para gjykatësit në procedurë paraprake. “Sapo më informuan se ka një urdhër gjykate për të ndaluar shtatë efektivë të rinj të policisë dhe për momentin është duke u zhvilluar arrestimi i tyre. Gjatë ditës së nesërme do të nxirren para gjyqtarit në procedurë paraprake”, tha Kocevski në një intervistë për televizionin Telma, duke mos dashur të…
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pak më parë në lagjen Aerodrom, në kryqëzimin pranë qendrës tregtare “Perla”, në drejtim të Novo Lisiçes. Sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes, në aksident janë përfshirë dy automjete. Ka dëme të mëdha materiale, ndërsa njëra nga veturat është shkatërruar pothuajse tërësisht dhe është përmbysur. Nga ajo që shihet në terren, dyshohet se ka të lënduar, por deri tani nuk ka ndonjë informacion zyrtar në lidhje me gjendjen e tyre.
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikolloski i cili me delegacionin qeveritar ndodhet për vizitë në Emiratet e Bashkuara Arabe, njoftoi se janë duke u dakorduar lidhur me fluturimet me “Air Arabia”. Nikolloski theksoi se turizmi, infrastruktura dhe arsimi janë sektorët e bashkëpunimit në të cilat janë fokusuar gjatë vizitës me delegacionin qeveritar në EBA. “Kemi takime të shumta dhe do të nënshkruajmë disa marrëveshje për bashkëpunim ekonomik. Po flasim edhe për bashkim të drejtpërdrejtë, tashmë kemi një marrëveshje me Flaj Dubai për fluturim Dubai-Shkup i cili së shpejti duhet të fillojë, ndërsa po bisedojmë dhe me Er…
Zv/kryeministri Izet Mexhiti ka njoftuar se Qeveria ka miratuar ndërtimin e një deponie moderne sanitare në rajonin e Pollogut, sipas tij, kjo një projekt strategjik për menaxhimin efikas të mbeturinave. “Ky investim prej mbi 17 milionë eurosh, i mbështetur nga BERZH-i, Zvicra, Suedia dhe Bashkimi Europian, do të sjellë një sistem rajonal modern që do të shërbejë për të paktën 10 vjet. Deponia e vjetër e Rusinos do të mbyllet, dhe në vend të saj do të ndërtohet një strukturë e re, sipas standardeve më të larta mjedisore dhe europiane. Përveç ndërtimit të deponisë, projekti përfshin edhe: •Ndërtimin e 5…
Në konferencën rajonale “Integriteti Global nën Rrethim: Inovacion kundër Pushtetit të Paligjshëm”, të organizuar nga SELDI dhe MCMS, Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut i ngarkuar për politika të qeverisjes së mirë, Arben Fetai riafirmoi përkushtimin e Qeverisë për luftën kundër korrupsionit dhe forcimin e institucioneve demokratike. Fetai, theksoi se korrupsioni përbën kërcënim serioz për zhvillimin demokratik dhe stabilitetin institucional, duke përmendur se vetëm 18 për qind e masave të planifikuara antikorrupsion janë zbatuar gjatë vitit të kaluar. Ai bëri thirrje për përgjegjësi të përbashkët dhe përpjekje të reja, pavarësisht uljes së mbështetjes ndërkombëtare, përfshirë edhe nga USAID dhe IRI. Fetai…
Avokati i Popullit, Naser Ziberi ka drejtuar kritika të ashpra në adresë të Gjykatës Kushtetuese për prolongimin respektivisht ndërprerjen e “Balancuesit” po edhe tentimin e së njëjtës për kontestimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve. Këto kritika Ziberi i bëri në momentin kur zbuloi raportin vjetor për punën e institucioneve dhe të drejtën e qytetarëve, ku mes tjerash njoftoi se në vitin 2024 ka pasur shkelje të theksuara nga institucionet. Avokati i Popullit njoftoi se ka vepruar sipas 3148 parashtresave, prej të cilave institucioni që Ziberi drejton ka pranuar 2705 parashtresa, ndërsa 443 lëndë janë bartur nga viti i kaluar.…

