Author: Jeta almakos

Gjykata e Apelit në Shkup e pranoi ankesën e Asmir Jahoskit, i dyshuar në lidhje me hetimin për furnizimin e mazutit për TEC Negotinë dhe e riorientoi vendimin e Gjykatës Penale në mënyrë që masa “paraburgim” të hiqet duke pranuar garanci me vendosje në hipotekë të pronës në vlerë prej 986 mijë eurosh dhe para të gatshme në vlerë prej 1,17 milion euro, ndërsa njëkohësisht i caktohen masa kujdesi – konfiskim të dokumentit të udhëtimit dhe paraqitje në gjykatë. Pas ankesës së Jahoskit, Gjykata e Apelit e Shkupit, siç informoi, veproi në një seancë të mbyllur të mbajtur më 6…

Lexo më Shumë

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti sot ka vizituar Gllogjanin për të nderuar dëshmorët e lirisë më Kompleksin Memorial të ZO të Dukagjinit. Lidhur me këtë vizitë dhe nderime ka shkruar kreu i AAK, Ramush Haradinaj që ka shoqëruar Ahmetin. “6 maji i vitit 1405 është ditëlindja e kryeheroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu. Pikërisht më 6 maj u lind edhe Nana Rukë, e në ditëlindjen e saj, para 28 vjetësh, Luani fitoi përjetësinë. Në Deçan dhe në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve të ZO të Dukagjinit në Gllogjan, sot nderuam të gjithë të rënët për liri, kujtuam gjenerata të tëra…

Lexo më Shumë

Presidenti i Republikës së Kroacisë, Zoran Millanoviq, nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Është paraparë që Millanoviqi të ketë takim me nikoqiren e tij – presidenten Gordana Siljanovska Davkova, si dhe me përfaqësues të tjerë të Maqedonisë së Veriut. Për shkak të vizitës së Presidentit kroat Millanoviq, në Shkup nesër do të ketë regjim të veçantë trafiku në zonën më të gjerë qendrore të Shkupit. SPB Shkup u bën thirrje të gjithë qytetarëve që marrin pjesë në trafik që të respektojnë urdhrat e dhëna nga nëpunësit e policisë.

Lexo më Shumë

SPB Kumanovë ngriti kallëzim penal kundër F.A. nga Kumanova për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim i detyrës dhe autoritetit zyrtar”. “I dyshuari – si drejtor i Institucionit Publik Shëndetësor “Shtëpia e Shëndetit” – Kumanovë, në periudhën nga viti 2020 deri në vitin 2024, ka lidhur kontrata të paligjshme punësimi dhe ka punësuar persona në institucion pa miratimin paraprak nga Ministria e Shëndetësisë, dhe më pas, pa marrë pëlqimin nga Ministria e Financave, ka punësuar në mënyrë të paligjshme gjithsej 127 persona, duke vepruar në kundërshtim me Ligjin për Marrëdhëniet e Punës dhe në kundërshtim me Ligjin…

Lexo më Shumë

Kryeministri Hristijan Mickoski do ta ndërtojë strategjinë bazuar në rezultatin e zgjedhjeve lokale, tha analisti Petar Arsovski në emisionin “Top Tema”. Ai theksoi se edhe zgjedhjet parlamentare mund të jenë në tryezë, ndërsa koncepti i një qeverie të “Przhinos” ende ekziston. Ai tha se për momentin Mickoski nuk ka presion për të shpall zgjedhje të parakohshme parlamentare, por nëse largon Arben Taravarin nga qeveria atëherë presioni do të shkojë në rritje. “Mickoski nuk ka ndonjë presion për të bërë ndryshime në qeveri, por nëse largon Taravarin nga qeveria mendoj se do të përballet me atë presion. Mirëpo mund të pres…

Lexo më Shumë

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se Brunei ia ka hequr vizat qytetarëve të Kosovës, raporton Gazeta Sinjali. :Sot, së bashku me Sulltanin e Bruneit, Haji Hassanal Bolkiah nënshkruam marrëveshjen për heqjen vizave ndërmjet Kosovës dhe Bruneit, një hap domethënës drejt afrimit dhe bashkëpunimit më të ngushtë ndërmjet dy shteteve tona”, ka shkruar Osmani. “Kjo marrëveshje nuk është vetëm lehtësim teknik, por një urë miqësie e ndërtuar mbi respektin dhe mirëbesimin e ndërsjellë”.

Lexo më Shumë

Komisioni Parlamentar për Çështje Ekonomike, Punë dhe Politikë Energjetike miratoi sot 61 amendamente nga 71 të dorëzuara në seancën e tij, duke përfshirë dy amendamente të komisionit, në tekstin e Projektligjit për Energjinë, në lexim të dytë. Pas miratimit, e kaloi këtë zgjidhje ligjore në procedurë të mëtejshme parlamentare. Gjatë diskutimeve, dy amendamente u tërhoqën nga propozuesit, ndërsa shumica e tetë amendamenteve të refuzuara ishin paraqitur nga deputetë të partisë politike “E Majta”. Një prej amendamenteve të refuzuara kërkonte që energjia elektrike të faturohej vetëm sipas konsumi real, dhe jo sipas një tarife fikse, duke propozuar gjithashtu që ky rregullim…

Lexo më Shumë

Maqedonia e Veriut po përjeton ndryshime të konsiderueshme demografike, me një rënie prej 18 përqind të popullsisë së fëmijëve nga viti 2011 deri në vitin 2023 dhe një shkallë të ulët fertiliteti prej 1.5 përqind, duke treguar një popullsi në tkurrje. Kjo u veçua në prezentimin e UNICEF-it, “Analiza e situatës së fëmijëve dhe adoleshentëve në Maqedoninë e Veriut 2024”. Më tej thuhet se shkalla e vdekshmërisë neonatale ka rënë nga 5.2 për 1000 lindje të gjalla në vitin 2016 në 1.8 në vitin 2023, ndërsa shkalla e vdekshmërisë së fëmijëve nën pesë vjeç ka rënë në 2.7 për 1000…

Lexo më Shumë

Mbeturina gjithandej, kontejnerët përplot dhe të pa pastruar. Këto pamje janë bërë përditshmëri në qytetin e Shkupit. Por kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska nuk pajtohet me vërejtjet. Thotë se gjithçka është njëjtë si në vitet e mëparshme. “Qyteti i Shkupit funksionon, përkatësisht NP “Ndërmarrja publike – Higjiena Komunale” punon në mënyrë identike, njëjtë siç ka punuar edhe në gjithë vitet paraprake…d.m.th. çdo ditë në këto ditë të javës, kur të njëjtët, normalisht, duhet të dalin në terren dhe ta përfundojnë të punën”, u shpreh Danella Arsovska – kryetare e Qytetit të Shkupit. Ajo problemin nuk e sheh në…

Lexo më Shumë

Ministri i Tregtisë së Türkiyes, Ömer Bolat vlerësoi takimin e tij me ministren e Financave të Maqedonisë së Veriut, Gordana Dimitrieska Koçovska, duke thënë se gjatë takimit ranë dakord të bashkojnë delegacionet teknike për bashkëpunimin, lehtësimin e tregtisë dhe ndarjen e të dhënave për analizën e riskut, transmeton Anadolu. Ministri Bolat në postimin e tij në llogarinë e tij në rrjetet sociale njoftoi se në Ministrinë e Tregtisë kanë zhvilluar një takim ndërmjet delegacioneve me ministren Koçovska. Ai theksoi se ranë dakord të rrisin vëllimin e tregtisë dypalëshe. “Gjatë takimit ne ramë dakord të bashkojmë delegacionet teknike mbi bashkëpunimin, lehtësimin…

Lexo më Shumë

Familjet e pengjeve izraelite thanë se miratimi i planit nga qeveria e kryeministrit Benjamin Netanyahu për zgjerimin e sulmeve në Rripin e Gazës nënkupton heqje dorë nga pengjet izraelite të mbajtur nga Hamasi, transmeton Anadolu. Familjet e pengjeve izraelite në një deklaratë me shkrim reaguan ndaj planit që u miratua nga kabineti izraelit i sigurisë për zgjerimin e sulmeve në Gaza. Theksohet se plani në fjalë nënkupton heqje dorë nga pengjet izraelite në Gaza. Në deklaratën ku shënjestrohet qeveria e Netanyahut thuhet se “(me miratimin e planit të sulmit) Qeveria pranoi këtë mëngjes se zgjodhi territoret në vend të pengjeve”.…

Lexo më Shumë

Zv.kryeministri i parë, Izet Mexhiti, ka përkujtuar dëshmorët me rastin e 5 Majit. “Çdo 5 Maj, ne përkujtojmë me mirënjohje e përulësi dëshmorët e kombit tonë, të cilët u flijuan për idealet e lirisë e barazisë kombëtare. Dëshmorët janë busulla e atdheut e kurora e kombit, që na orientojnë sot e përgjithmonë në rrugën tonë drejt së ardhmes e përparimit. Duke qenë flakadanët e lirisë, veprat e dëshmorëve janë dëshmi e gjallë e sakrificës dhe udhërrëfyes të përhershëm. Lufta e tyre për liri, drejtësi dhe barazi është një amanet që na obligon të punojmë përçdo ditë dhe të ecim përpara…

Lexo më Shumë