Author: Jeta almakos

Medreseja “ISA BEU” dhe abrogimi i vendimit për themelimin e shkollës së mesme private nga ana e Gjykatës Kushtetuese, ka përplasur partitë politike shqiptare. Ish kryeministri teknik, tani deputet Talat Xhaferi në një prononcim për TV Shenja duke folur për këtë çështje tha se vendimi i marrë nga Qeveria në periudhën kur ai ka qenë kryeministër është në përputhje me të gjitha ligjet sepse siç thotë, para se të merrej vendimi, subjekti juridik në këtë rast Bashkësia Fetare Islame ka përmbushur të gjitha obligimet ligjore për themelimin e shkollës së mesme private. Duke cituar nene nga ligjet në fuqi, Xhaferi…

Lexo më Shumë

Presidentja e vendit Gordana Siljanovska Davkova në preskonferencën e përbashkët me presidentin kroat Zoran Millanoviç tha se kriteret e Kopenhagës janë ato që do të na bëjnë një shtet standard europian dhe theksoi se vetoja nuk është një instrument miqësor. Ajo tha se pret mirëkuptim, por theksoi se duhet të shtyjmë përpara agjendën shtetërore. Siljanovska marrëdhëniet me Kroacinë i vlerësoi si tradicionalisht miqësore. GORDANA SILJANOVSKA DAVKOVA, PRESIDENTE E RMV-SË “Është një shenjë mirëkuptimi, një shenjë mbështetjeje. Kroacia, pavarësisht se është anëtare e BE-së, ka mirëkuptim për nevojat rajonale, ka mirëkuptim për Ballkanin Perëndimor. Presidenti përsërit shumë herë se ne jemi…

Lexo më Shumë

Korrupsioni dhe krimi i organizuar nuk kanë vend në një shtet që dëshiron të ecë përpara, porositi sot kryeministri Hristijan Mickoski në shënimin e Ditës së Policisë së Maqedonisë- 7 Maji, përcjell TV21. Mickoski përgëzoi të gjithë pjesëtarët e policisë për përkushtimin dhe guximin e tyre, duke dërguar porosi se në shtet nuk ka më vend për lidhje, nepotizëm dhe mbrojtje nga përgjegjësia. “Ka pasur kohë kur institucionet përdoreshin si mjet për interesa personale dhe politike, e jo për drejtësi. Mesazhet “do ta rregulloj” dhe “do të lajmërohem”, ishin më të zëshme se ligji, por kjo kohë ka mbaruar! Dua…

Lexo më Shumë

Deputeti Bekim Qoku si i propozuar nga kryesia e VLEN-it për koordinator i ri i grupit parlamentar të VLEN-it, thotë se grupi parlamentar përsëri do të ketë 14 deputetë dhe nuk do t’i përjashtojnë ato të ASH-së, shkruan Alsat. Largimi i deputetëve të ASH-së thotë se do të ngelet në vullnetin e tyre. Qoku shpreson dhe u bën thirrje deputetëve të Aleancës që të vazhdojnë rrugën përsëri së bashku sepse siç thotë, është i bindur se ndajnë të njëjtat qëllime dhe bindje. “Është bërë vetëm kërkesë që të ndërrohet koordinatori i grupit parlamentar, në vend të z.Snopçe, jam propozuar në…

Lexo më Shumë

Shkolla fillore “Gjorgjia Pulevski” në Shkup ka diskriminuar në mënyrë indirekte një nxënës mbi bazën e aftësisë së kufizuar në arsim, konstatoi Komisioni për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi. Në fund të vitit 2024, në një klasë të gjashtë u transferua një nxënës i cili më parë kishte qenë viktimë e dhunës. Sipas përshkrimit në ankesë, pas transferimit në klasën e re, viktima u shndërrua në dhunues – ndaj një fëmije me vështirësi në të mësuar dhe në të shprehur, përdorte fjalë fyese si “budalla”, “i retarduar”, e shtynte, i vendoste pengesa dhe i shkelmonte çantën, e provokonte vazhdimisht. E…

Lexo më Shumë

Ka përfunduar takimi mes krerëve të koalicionit VLEN dhe kryeministrit, Hristijan Mickoski, i mbajtur pas zhvillimeve të fundit brenda koalicionit qeverisës. Burime brenda palëve bëjnë të ditur se Arben Taravari do të largohet zyrtarisht nga pjesëmarrja e tij në qeveri. Sipas të njëjtave burime, procedura e largimit të Taravarit do të finalizohet brenda këtij muaji. Nuk janë dhënë ende detaje zyrtare por mësohet se krerët e VLEN-it e kanë bindur kryeministrin Mickoski se veprimi i fundit i Taravarit për të dalë me lista të veçanta për këshilltarë në zgjedhjet lokale është i papranueshëm dhe nuk duhet jetë pjesë e Qeverisë.

Lexo më Shumë

Ka përfunduar takimi mes përfaqësuesve të koalicionit VLEN dhe kryeministrit Hristijan Mickoski. Në takim është vendosur që Arben Taravari të largohet nga Qeveria si pasojë e afërsisë së tij me BDI-në në zgjedhjet lokale Konfirmimi indirekt për këtë vendim erdhi edhe nga njëri prej liderëve të VLEN-it, Zeqirija Ibrahimi. “Politika joparimore e dy karrigeve ka perënduar,” shkruan Ibrahimi në Facebook. “VLEN-i nuk mund të lejojë që në qeveri të ketë partnerë që janë vegla të kapura në rrjetin e korrupsionit, qoftë edhe përmes slloganeve patriotike apo viktimizimit politik.” Ai nënvizoi se koalicioni është i vendosur për një politikë të pastër,…

Lexo më Shumë

Zv.kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka njoftuar se RMV do të hapë ambasadë në Riad. Ai tha se ky hap është i rëndësishëm dhe do të forcojë pozicionin ndërkombëtar të vendit dhe do të thellojë lidhjet me një nga aktorët më të rëndësishëm në botën arabe”. “Republika e Maqedonisë së Veriut do të hapë së shpejti ambasadën e saj në Riad, kryeqytetin e Mbretërisë së Arabisë Saudite. Ky hap i rëndësishëm strategjik forcon pozicionin ndërkombëtar të vendit dhe thellon lidhjet me një nga aktorët më të rëndësishëm në botën arabe, si anëtare e G20-s dhe ekonomia…

Lexo më Shumë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka zhvilluar një takim me liderin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Krasniqi përmes një postimi në Facebook, ku e ka përshkruar takimin si “vëllazëror dhe tejet të frytshëm”. Gjatë diskutimit, dy liderët kanë trajtuar sfidat aktuale dhe përpjekjet e vazhdueshme për përmirësimin e të drejtave dhe pozitës së shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. “PDK mbetet e përkushtuar për të forcuar lidhjet ndërshqiptare dhe për të mbështetur fuqizimin politik dhe institucional të shqiptarëve kudo që janë – jo vetëm në funksion të interesit kombëtar,…

Lexo më Shumë

Bilall Kasami nga VLEN tha se nuk e paragjykojnë vendimin e kryeministrit Hristijan Mickoski, që Arben Taravari të vazhdojë të mbetet në qeveri, shkruan TV21. Kasami tha se sonte do të takohen me Mickoskin, për të sqaruar situatën, ndërkaq theksoi se për VLEN mbetet e papranueshme që, siç thotë Kasami, dikush që bashkëpunon me BDI-në, të jetë pjesë e qeverisë.

Lexo më Shumë

BDI të vret natën dhe të qan ditën. Kështu kanë qeverisur për 22 vite me radhë, duke bërë qindra kompromise të dëmshme në kurriz të shqiptarëve, duke heshtur përballë rasteve të montuara politike dhe vrasjeve të pasqaruara të ish-ushtarëve të UÇK-së. Sot, edhe si opozitë, sillen njësoj: fillimisht votojnë me dorën e tyre për ndryshimet në rregullimin e organeve të administratës shtetërore, e më pas sulmojnë qeverinë për gjoja “çbërjen” e Inspektoratit për Përdorimin e Gjuhëve. Për informimin e publikut: më 10 qershor 2024, kur ende nuk ishte votuar Qeveria e re, Kuvendi miratoi Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e…

Lexo më Shumë

Përderisa qytetarët përballen çdo ditë me çmime të larta të produkteve ushqimore, pagat e të cilëve nuk mjaftojnë për t’i përballuar këto çmime, pushteti dhe opozita garojnë se kush është më shumë e kush më pak fajtor për rritjen e çmimeve të produkteve elementare. Nga LSDM sot kanë akuzuar VMRO DPMNE-në se janë fajtori kryesor për rritjen enorme të çmimeve të produkteve ushqimore dhe jo ushqimore. Lolita Ristova nga LSDM thotë se qytetarët po përballen me tronditje të reja çmimesh në tregje dhe se çmimet janë rritur përsëri pas skadimit të masës së marzhës së ngrirë. Ajo theksoi se ky…

Lexo më Shumë