Author: Jeta almakos

Disa furra të bukës në Rripin e Gazës kanë rifilluar prodhimin e bukës me mbërritjen e miellit në enklavë pas një bllokade të zgjatur të ndihmave humanitare nga Izraeli, raporton Anadolu. Ndër furrat që kanë filluar procesin e prodhimit të bukës janë edhe furrat e mbështetura nga Programi Botëror i Ushqimit (WFP), pasi në mes të muajit prill të gjitha 25 furrat e bukës të mbështetura nga WFP-ja u mbyllën për shkak se mielli dhe karburanti për gatim mbaruan. Sot, siç njoftoi OKB-ja, gjithsej 90 kamionë me ndihma kanë hyrë në Gaza, duke shënuar dërgesat e para të tilla në…

Lexo më Shumë

Ndërsa bota flet gjithnjë e më shumë për inteligjencën artificiale, diplomacinë dhe tregjet globale, një konstante e vjetër vazhdon të formësojë fuqishëm marrëdhëniet ndërkombëtare – fuqia ushtarake, shkruan GFP. Indeksi Global i Fuqisë Ushtarake 2025 ka renditur edhe një herë forcat ushtarake më të fuqishme në botë dhe ka sjellë një numër zhvillimesh të pritura, por edhe disa të habitshme. Ky është treguesi më i famshëm vjetor i forcës ushtarake konvencionale të një vendi, i cili përfshin më shumë se 60 faktorë – nga numri i ushtarëve, te pajisjet, logjistika dhe kapaciteti industrial, te sofistikimi teknologjik dhe pozicioni gjeopolitik. Ushtria…

Lexo më Shumë

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova sot ka zhvilluar bisedë të shkurtë telefonike me presidentin e Ukrainës, Volodomir Zelenski, në të cilën, siç informojnë nga Kabineti i saj, ka shprehur mbështetje për përpjekjet për përfundim të luftës. Në bisedë Zelenski e ka informuar presidenten e Maqedonisë së Veriut për përpjekjet intensive diplomatike të drejtuara drejt arritjes së marrëveshjes për paqe të drejtë sa më shpejtë. Presidenti ukrainas, thuhet në kumtesë, është falënderuar për mbështetjen nga Maqedonia e Veriut dhe ka paralajmëruar mbajtjen e Samitit “Ukraina – Evropa Juglindore” të liderëve të vendeve të rajonit.

Lexo më Shumë

Rojet në selinë e CIA-s qëlluan një person herët në mëngjesin e së enjtes, në atë që agjencia e quajti një “incident sigurie”, tha për NBC News gazetarja Andrea Mitchell, duke cituar një burim të njohur me çështjen. Nga të shtënat nuk ka viktima ndërsa ngjarja ndodhi pranë godinës së CIA-s në Langley, Virxhinia, disa orë pasi zyrtarët njoftuan se dy punonjës të Ambasadës Izraelite, Yaron Lischinsky dhe Sarah Milgrim, u qëlluan për vdekje jashtë Muzeut Hebre të Kryeqytetit në Uashington D.C. Nuk ka prova që të dy incidentet janë të lidhura. CIA nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës së CNBC-së…

Lexo më Shumë

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Fatmir Limani, ka takuar sot ushtruesin e detyrës ambasador të Shtetit të Katarit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, SH.T. Rashid Bin Said Al-Hajarin. Në takim, i cili ishte takimi i parë protokollar, të dyja palët shprehën kënaqësinë dhe besimin se bashkëpunimi mes dy vendeve do të vazhdojë me përpjekje të përbashkëta për të rritur intensitetin e tij. Bashkëbiseduesit folën për shkëmbimin e përvojave pozitive në fushat nën kompetenca të Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, me theks në avancimin e mbrojtjes sociale, politikave për familjet dhe të rinjtë. Theksi…

Lexo më Shumë

Në Londër sot është nënshkruar marrëveshja  në mes RMV-së dhe Mbretërisë së Bashkuar, marrëveshje për të cilën nga qeveria thanë se është në vlerë prej 6 miliardë eurosh. Kryeministri Hristijan Mickoski tha se këto investime do të destinohen në fushat si ajo e transportit, shëndetësisë, arsimit etj. HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR “Marrëveshja i vë në dispozicion Maqedonisë 6 miliardë euro, të cilat do të ndahen për projekte në fushat e transportit, shëndetësisë, arsimit, energjisë, teknologjisë, si dhe në fushën e mjedisit. Marrëveshja do të jetë transparente dhe zhvillimore”. Ndërkohë nga Oda Ekonomike lidhur me këtë marrëveshje  kërkuan që biznesi të jetë…

Lexo më Shumë

Një ndër ekonomistët më të shquar në vend, profesor universitar, ish ministër i Financave si dhe bartës i disa funksioneve partiake e publike. Ky është profili i Trajko Sllaveskit, kandidatit të propozuar për guvernator të ri të Bankës Popullore të Maqedonisë së Veriut të propozuar nga presidentja e shtetit. Ai ka diplomuar në Fakultetin e Ekonomisë në Shkup, ndërsa ka ndjekur studimet post diplomike në universitetin e Kalifornisë dhe atë Harvardit.  Në fushën e tij të interest janë mikro dhe makroekonomia, ekonomia politike e tranzicionit dhe privatizimit, biznesi dhe qeveria, funksionet ekonomike dhe sociale, ekonomia e fuqisë punëtore ndërsa ka…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti sot në Londër ishte i pranishëm gjatë nënshkrimit të Marrëveshjes për bashkëpunim politik dhe ekonomik ndërmjet Qeverisë së Maqedonisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, me të cilën vendit i vihen në dispozicion 6 miliardë euro (5 miliardë funte) për financimin e projekteve kapitale. Siç theksoi Mexhiti, marrëveshja përfshin zhvillimin e sektorëve kyç si transporti, shëndetësia, arsimi, teknologjia e informacionit dhe mjedisi jetësor. Ai e vlerësoi këtë si marrëveshjen më të madhe ekonomike në historinë e vendit. “Është ditë historike, këtu në dhomën ku ka funksionuar edhe Churchill, të nënshkruhet marrëveshja më e madhe historike për RMV-në. Marrëveshja që…

Lexo më Shumë

Gjatë ditës së djeshme kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi vizitoi Universitetin publik “Kadri Zeka” në Gjilan. Gashi kishte edhe diskutime e bashkëbisedime me studentët e këtij universiteti. Këta të fundit u interesuan edhe për një incident në aeroportin e Shkupit, ku gati një vit më parë, u përfshi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. “Ka pas një sjellje jo të këndshme aty prej disa policëve. Presidentja është shqetësu dhe më ka marr në telefon. Unë kam reagu menjëherë. Ndërkohë fola edhe me ministrin e brendshëm dhe kryeministrin në mënyrë që të mos esklaojë situata, sepse nuk është…

Lexo më Shumë

Bashkim Bakiu, drejtor i Institucionit Publik nga fusha e shëndetësisë për nevojat e klinikave universitare, Entit dhe Qendrës Urgjente – Shkup, ka njoftuar se rrugëtimin politik do ta vazhdojë në kuadër të VLEN-it, duke ndarë rrugët kështu me Arben Taravarin. “Duke u konsultuar me miq, edhe i vetëdijshëm për zhvillimet politike, dua të qartesoj se mbetemi në rrugën e nisur për ndryshim që para zgjedhjeve të vitit 2024. Ashtu si e filluam ashtu edhe do të vazhdojmë, për ndryshimin që ka filluar, e që patjetër ka ende për të punuar. Pa ngarkesa personale dhe hatërmbetje rrugetimi politik kërkon qendrueshmeri, vizion…

Lexo më Shumë

British American Tobacco (BAT) ka lançuar zyrtarisht Omni,një platformë dinamike që përmban prova të bazuara në shkencë mbi të cilat mbështetet transformimi global i BAT-it nga cigaret në produktet pa tym. Omni u prezantua në Kroaci në konferencën “Si të stimulohet transformimi dhe industria dhe të tërhiqen investimet?”, në të cilën morën pjesë Ante Šušnjar, Ministër i Ekonomisë dhe përfaqësues i Kryeministrit të Republikës së Kroacisë, Irena Weber, Drejtoreshë Ekzekutive e Shoqatës së Punëdhënësve Kroatë, si dhe përfaqësues të institucioneve të shumta dhe komunitetit të biznesit. Konferenca theksoi nevojën për të forcuar përpjekjet dhe për të tërhequr investime në prodhimin…

Lexo më Shumë

Ish ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani i është përgjigjur sot, akuzave të kryeministrit Hristijan Mickoski, i cili tha se Osmani, ka negociuar për identitetin e tij dhe se këtë ai nuk do ta harroj. Sipas Osmanit, kryeministri po vazhdon të kërkojë fajtorë për të fshehur dështimet e veta. Ai thotë se Qeveria e mëparshme – jo një individ, por e gjithë struktura institucionale – i la një hapësirë të shkëlqyer për veprim. Osmani thotë se nuk ka plan B për të dërguar vendin drejtë BE-së, por duhet të realizohet plani A. Më poshtë edhe postimi i tij i…

Lexo më Shumë