Author: Jeta almakos

Deklaratave të ministrit të Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, i cili denoncoi mungesën e shqiptarëve në institucionet shtetërore. Në një status të publikuar në rrjetet sociale, Haxhiu e krahason Osmanin me një “zjarrvënës që ankohet pse po digjet shtëpia”. Sipas saj, Osmani është përfaqësuesi simbolik i një regjimi që për dy dekada ka shantazhuar shqiptarët përmes kontratave në vepër dhe i ka përdorur vetëm për vota. “Pas zgjedhjeve, nuk ua hapte më as telefonin,” shkruan ajo. Deputetja thotë se partia e Osmanit është përgjegjëse për krijimin e këtij realiteti diskriminues dhe nuk ka më kredibilitet moral për të…

Lexo më Shumë

Grupi parlamentar i Aleancës për Shqiptarët, krahu I Arben Taravarit sa vjen e tkurret. Pas dorëheqjes së deputetit Salim Sulejmanit, Mimoza Musa është deputetja e radhës e cila lëshoi Taravaritn dhe vendosi të jetë pjesë e shumicës parlamentare të përbërë nga VMRO-DPMNE, Lëvizja ZNAM dhe koalicioni VLEN. Deputetja vendimin e saj e ka kumtuar përmes një postimi në Facebook, ku mes tjerash shkruan se nuk është në politikë për interesa personale, por për t’i shërbyer me dinjitet dhe përgjegjësi çdo votuesi që besoi në këtë mision. MIMOZA MUSA, DEPUTETE “Po kalojmë një periudhë të vështirë politike dhe me të drejtë…

Lexo më Shumë

Deputetja Mimoza Musa ka ritheksuar përkushtimin e saj ndaj votës së marrë në zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar, duke theksuar se do t’i mbetet besnike mandatit të fituar në kuadër të koalicionit opozitar VLEN. Në një deklaratë publike, Musa u shpreh se ky mandat është rezultat i një mbështetjeje të gjerë qytetare dhe përfaqëson zërin e ndryshimit ndaj një pushteti të gjatë të BDI-së. “Më 8 maj të vitit të kaluar, mora besimin e mbi 107 mijë qytetarëve si pjesë e listës së Aleancës për Shqiptarët, në kuadër të koalicionit VLEN,” deklaroi Musa. Ajo shtoi se ky mandat nuk…

Lexo më Shumë

Deputetja Duda Balje ka konfirmuar informacionet që qarkullonin, se asaj i është ofruar të bëhet profesoreshë në Shkup, në këmbim të votës për Albulena Haxhiun. Ajo deklaroi se oferta ka ardhur përmes personave që nuk janë drejtpërdrejt të përfshirë në politikë, por që kanë lidhje shoqërore me të. “Po është e vërtetë. Pata disa thirrje prej personave që nuk janë bash direkt të politikës, janë në shoqëri. Unë para disa vitesh kam apliku për profesoreshë në Maqedoni edhe kam plotësu krejt kushtet ama më nuk kam apliku. Ama tash më kanë thënë se ka mundësi me diskutu për vendin e…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, realizoi sot një vizitë në terren në lagjen Saat Kullë, ku inspektoi nga afër vijimin e punimeve përgatitore për hartimin e dokumentacionit teknik të nivelit të projektit bazë, që parasheh ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit, kanalizimit fekal dhe atij atmosferik. Ky projekt përfaqëson një investim strategjik për zhvillimin e infrastrukturës themelore në këtë zonë urbane, me një vlerë prej 1 milion euro, i cili është përkrahur nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në vitin 2024. “Qëllimi kryesor i këtij projekti është sigurimi i një furnizimi të qëndrueshëm me ujë të pijshëm…

Lexo më Shumë

Drejtori i Ndërmarrjes Publike “Higjiena Komunale – Shkup”, Sabahudin Rustemi pretendon se Komuna e Çairit ka borxh total prej mbi 7 milionë denarësh ndaj kompanisë që ai menaxhon, që, siç thotë ai, përfshin edhe detyrime financiare të papaguara nga institucionet komunale, duke përfshirë vetë objektet komunale, shkollat ​​fillore dhe çerdhet që janë nën juridiksionin e Komunës së Çairit. “Aktivitetet për pastrimin dhe mirëmbajtjen e higjienës publike në territorin e Komunës së Çairit kryhen rregullisht dhe në përputhje me Planin Operativ të miratuar nga Këshilli i Qytetit të Shkupit. Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, me deklarata që aludojnë në…

Lexo më Shumë

Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Faton Ahmeti përmes një postimi ka shkruar se përfaqësuesit e VLEN-it në qeveri i bashkon “Klientelizmi si ideologji e vetme”, shkruan Top24 “Kur partia largohet, por ti mbetesh në kolltuk, kjo nuk është më përfaqësim, kjo është dëshmi se s’ke vizion, por vetëm klientelizëm. As ideologji, as qëndrim, as karakter – vetëm një gjë i bashkon: besnikëria ndaj privilegjit dhe padronit, jo ndaj popullit.” shkruan Ahmeti. Postimi i plotë i Faton Ahmetit Klientelizmi – ideologjia e vetme që i bashkon… “Klientelizmi është forma më e sofistikuar e korrupsionit, sepse të mban të varur dhe të…

Lexo më Shumë

Agjencia e ndihmës humanitare për fëmijët në kuadër të Kombeve të Bashkuara, UNICEF, ka bërë të ditur të enjten se më shumë se 9,000 fëmijë në Rripin e Gazës, janë trajtuar për kequshqyerje gjatë këtij viti, ndërsa ekspertët e sigurisë së ushqimit kanë vlerësuar se dhjetëra mijëra raste pritet të shfaqen në vitin e ardhshëm. Agjencia e ndihmës humanitare për fëmijët në kuadër të Kombeve të Bashkuara, UNICEF, ka bërë të ditur të enjten se më shumë se 9,000 fëmijë në Rripin e Gazës, janë trajtuar për kequshqyerje gjatë këtij viti, ndërsa ekspertët e sigurisë së ushqimit kanë vlerësuar se…

Lexo më Shumë

Në tremujorin e parë të vitit 2025, eksporti i produkteve bujqësore në Maqedoninë e Veriut ka shënuar rritje prej pothuajse 5%, njoftoi kryeministri Hristijan Mickoski gjatë një deklarate për media, duke theksuar përkushtimin e Qeverisë për të mbështetur sektorin bujqësor, veçanërisht në rajonet tradicionale bujqësore si Pollogu. “Po, absolutisht. Jashtëzakonisht shumë kemi investuar edhe në pjesën e bujqësisë. Për bujqit, gjatë periudhës së kaluar janë realizuar shumë transferta dhe janë shlyer borxhe të trashëguara nga e kaluara. Që nga ky vit do të fillojmë t’i shlyejmë obligimet në mënyrë të rregullt”, deklaroi Mickoski. Ai theksoi se përveç rritjes së eksportit,…

Lexo më Shumë

Nuk mendoj se marrëveshja me Mbretërinë e Bashkuar është antievropiane, ajo është një vend që deri vonë ishte anëtare e BE-së. Mbretëria e Bashkuar na ndihmoi, pas 27 vjetësh, të zhvillojmë Strategjinë Kombëtare të Zhvillimit (SKZ) për 20 vitet e ardhshme, ku një nga dispozitat kryesore është Bashkimi Evropian, tha ish-zëvendëskryeministri për çështjet ekonomike dhe deputeti i LSDM-së, Fatmir Bytyqi, si përgjigje ndaj pyetjes së një gazetari në emisionin “Vetëm Intervistë” në Televizionin Kanal 5, në lidhje me vlerësimet se marrëveshja për huazimin prej 6 miliardë eurosh është antievropiane. Në lidhje me vlerësimet për mungesën e transparencës dhe llogaridhënies nga…

Lexo më Shumë

Një delegacion i Asociacionit gjerman të biznesit i udhëhequr nga anëtari i Bordit drejtues të Asociacionit, Kristof Bek sot vizitoi Odën ekonomike të Maqedonisë së Veriut ku realizuan takim me kryetarin e Odës, Branko Azeski dhe një ekip biznesmenësh nga Maqedonia. Siç u theksua nga Azeski dhe Bek pas takimit, në këtë kohë pasigurie, forcimi i bashkëpunimit ekonomik midis vendeve është jashtëzakonisht i rëndësishëm, pasi është  e vetmja mënyrë për të zhvilluar ekonominë. Azeski theksoi bashkëpunimin e mirë deri më tani midis Odës ekonomike dhe Asociacionit të biznesit dhe theksoi se në takimin e sotëm u krijua një kornizë për…

Lexo më Shumë