Author: Jeta almakos

“Zgjedhja e ministrit të ri të Shëndetësisë do të jetë në rendin e ditës në seancën e planifikuar për më 12 qershor”. Këtë e deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski, duke treguar se po bëhen përpjekje që kjo të bëhet më herët, më 5 ose 9 qershor. Mickoski tregoi se vendimi për emërimin e ministrit të ri të Shëndetësisë, Azir Aliu, është marrë javën e kaluar dhe kërkesa në Kuvend është dorëzuar të premten. “Fatkeqësisht, sot është një ditë e tillë, kështu që nuk mund të vihet papritur në rendin e ditës. Po përpiqemi të arrijmë disi sukses para 12 qershorit, kur…

Lexo më Shumë

Pas më shumë se dy dekadave në arrati, shërbimet e sigurisë së Maqedonisë së Veriut, e kanë lokalizuar dhe arrestuar Hamdi Bajramin, i njohur me nofkën “Komandant Breza”, për të cilin ishte lëshuar një urdhërarrest ndërkombëtar që nga viti 2003. Bajrami që në dokumentin e fletëarrestit në faqen e MPB figuron si Bajramovski ishte në kërkim me urdhër të Gjykatës Themelore Shkup II për vepra penale të kryera sipas nenit 237 të Kodit Penal, si dhe për vepra të tjera të rënda penale. Sipas informacioneve nga Ministria e Punëve të Brendshme, aksioni është kryer nga pjesëtarë të Sektorit për Bashkëpunim…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka pritur sot në zyrën e tij Hanën, një studente shqiptare nga Shkupi, e cila studion shkenca kompjuterike në universitetin prestigjioz NYU në Abu Dhabi. Hana është autore e një programi inovativ me inteligjencë artificiale që detekton depresionin me saktësi mbresëlënëse prej 99%. Gjatë takimit, Mexhiti u shpreh i impresionuar nga thellësia e dijes, përkushtimi për shkencën dhe vizioni i saj për të kontribuar në shoqëri përmes dijes dhe teknologjisë. “Hana është dëshmi e gjallë se edhe nga periferia mund të dalin ide që ndikojnë botën. Është përgjegjësia jonë…

Lexo më Shumë

Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se ekonomia vendore shënon përparim të rëndësishëm. Mickoski theksoi se të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikës dhe Eurostat-it, tregojnë rritje të Prodhimit Bruto Vendor në tremujorin e parë të vitit 2025 në masën 3,2%, me çka sipas Mickoskit Maqedonia e Veriut renditet në vendin e katërt në BE sa i përket rritjes ekonomike. “Nëse duam që në vitin 2030 të jemi edhe më lart në shkallën ekonomike evropiane, duhet të ruajmë mesatare që do të jetë më e madhe se katër për qind. Natyrisht, kjo nuk varet vetëm nga parametrat tanë të brendshëm, kjo varet…

Lexo më Shumë

Rezoluta për Maqedoninë e miratuar nga Parlamenti bullgar është fyese dhe fillimisht e bën të pamundur ecjen përpara së bashku përmes dialogut, tha sot presidentja Gordana Siljanovska Davkova. Ajo pret që Parlamenti Evropian (PE) të mbështesë Rezolutën që garanton identitetin maqedonas dhe gjuhën maqedonase. Përndryshe, siç theksoi Presidentja, kjo do të fliste shumë keq për kapacitetin demokratik të PE-së. Siljanovska Davkova ende nuk mund të specifikojë nëse do të takohet me homologun e saj bullgar në Samitin e ardhshëm të NATO-s në Hagë. “Kjo është një tjetër, ka pasur tashmë disa rezoluta, memorandume dhe të gjithë po i referohen atyre.…

Lexo më Shumë

Bekim Qoku, koordinator i grupit parlamentar të VLEN-it i ftoi gjithë deputetët që të votojnë për miratimin e ndryshimeve të Ligjit për Inspektoratin për Përdorimin e Gjuhëve, me qëllim që punonjësit e Inspektoratit, të marrin pagat pas pesë muajve ngecje. Sipas Qokut me ndryshimet ligjore, Inspektorati do të jetë pjesë e Ministrisë së Drejtësisë, por do të fuqizohet pasi do të ketë të drejtë për gjoba. “Subjektiviteti i Inspektoratit mbetet në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, ashtu siç mbeten të gjitha Inspektoratet me Ligjin për Riorganizimin Administrativ, që u votua me shumicën absolute, me 2/3, ku votuan edhe BDI-ja. Për…

Lexo më Shumë

Kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu, në emisionin “Dialog te Lajmi”, ka hedhur poshtë akuzat e kryetares së Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, për kërcënimin e saj. “Unë nuk merrem me gra. Unë në asnjë mënyrë nuk e kërcënoj. Ju e shihni se si vjen në Çair, shetitet, askush asgjë nuk i bën. Le të bëjë punën e vet, unë timen, s’kam nevojë… Çdo kush mund ta vërtetojë se me punë të tilla Visar Ganiu asnjëherë në jetë nuk është marrë”, tha Ganiu në emisionin “Dialog te Lajmi” që transmetohet sot në ora 17:00.

Lexo më Shumë

Edhe një keqpërdorim i radhës është zbuluar në Lotarinë Shtetërore. Policia ka zbuluar se kryetari i Bordit Drejtues të Lotarisë Shtetërore ka përgatitur plan të ri për furnizime publike në vitin 2023 dhe e ka shkurtuar periudhën për vlefshmërinë e marrëveshjes për sistemin e funksionimit të lotarisë në vetëm një vit. Me këtë e ka dyfishuar vlerën e furnizimit të kërkuar dhe ka lidh marrëveshje me Lotarinë e Serbisë. I dyshuari tjetër në cilësinë e drejtorit të Sektorit për teknologji informatike ka përgatitur kërkese përmes të cilët ka pretenduar rritjen e vlerës së furnizimit sepse 12 milion denarë nuk mjaftojnë.…

Lexo më Shumë

Ka shumë gjasa që në zgjedhjet e ardhshme lokale për Komunën e Kërçovës të garojnë tre kandidatë shqiptarë. Kryetari i Lëvizjes BESA dhe përfaqësues i koalicionit VLEN, Bilall Kasami, ka konfirmuar se ky koalicion do të ketë një kandidat për Kërçovën, por pa e zbuluar ende emrin. Sipas tij, vendimi përfundimtar do të merret pas konsultimeve me qytetarët, strukturat partiake, sektorin civil dhe aktorë të tjerë të shoqërisë. “Janë në opsion disa kandidatë që ne si VLEN do t’i shqyrtojmë edhe në konsultim me qytetarët, me strukturat e të gjitha partive politike, me sektorin civil, intelektualë dhe faktorë të tjerë…

Lexo më Shumë

Një mjek palestinez, fëmijët e të cilit u vranë në një sulm ajror izraelit në Gaza më 23 maj, ka vdekur nga plagët e marra në të njëjtin sulm, thonë zyrtarët shëndetësorë. Dr Hamdi al-Najjar sapo ishte kthyer nga dërgimi i gruas së tij, Dr Alaa al-Najjar, në spitalin Nasser, ku çifti punonte, kur shtëpia e tyre në Khan Younis ishte goditur. Nëntë nga fëmijët e tyre u vranë, ndërsa i 10-ti u plagos rëndë. Hamdi u trajtua në spital për lëndime në tru dhe në organet e brendshme, por vdiq të shtunën. Alaa dhe djali i tyre 11-vjeçar Adam,…

Lexo më Shumë

Ndërsa Maqedonia mbante zi dhe numëronte viktimat e zjarrit në spitalin modular të Tetovës, Venko Filipçe aneksoi kontrata për ndërtim për të shpëtuar veten, ka thënë sot në një konferencë për media, Valentin Manasievski, anëtar i KQ të VMRO-DPMNE -së. Ai akuzoi se Venko Filipçe i cili lejoi që të ndërtohet Spitali modular në Tetovë me materiale jo rezistuese ndaj zjarrit, disa ditë pas zjarrit nënshkroi aneks me kontraktorin për të zëvendësuar panelet nga ku u ndërtuan kontejnerët me panele rezistuese ndaj zjarrit. Në fakt, shton Manasievski, Venko Filipçe nënshkroi aneks të kontratës me kompaninë që ndërton spitalet modulare dhe…

Lexo më Shumë

Pas daljes së ASH-së së Taravarit në opozitë, deputetët e kësaj partie humbën edhe vendet e tyre si anëtarë dhe zv.anëtarë në komisionet kuvendore. Komisioni për zgjedhje dhe emërime votoi vendimin e Kuvendit për zëvendësimin e tyre me deputetë të VLEN-it. Kështu, në komisionin juridiko ligjvënës, Sadik Sulejmani nuk do të jetë më anëtar e as Rijad Shaqiri zv/anëtar. Në komisionin për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive, Halil Snopçe nuk do të jetë më zv/anëtar. Në komisionin për çështje kushtetuese, zv.kryetar i komisionit nuk do të jetë më Sadik Sulejmani, por Saranda Imeri Stafai. Në komisionin për mbrojtje dhe…

Lexo më Shumë