Author: Jeta almakos

Në seancën e 40-të të Këshillit për zhvillim të barabartë rajonal me të cilën sot kryesoi ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski u shqyrtuan dhe u miratuan vendimet paraprake për shpërndarjen e mjeteve nga Programi për zhvillim të barabartë rajonal. Praktikisht, me këtë përfundoi faza e parë e shpërndarjes së mjeteve nga Programi buxhetor për zhvillim të barabartë rajonal dhe vendimet do t’i dorëzohen Qeverisë për miratim, gjë që do të mundësojë financimin e 47 projekteve me një vlerë të përgjithshme prej rreth 116 milionë denarësh. Siç theksohet në njoftimin e Ministrisë, projektet që do të mbështeten janë të orientuara…

Lexo më Shumë

Në kohë dhe pozitivisht është përgjigjur Ministria e Financave lidhur me punësimet në spitalin e Tetovës, tha sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska Koçoska në konferencën për mediat. Ajo theksoi se në Ministrinë e Financave çdo kërkesë evidentohet, arkivohet dhe për çdo çështje mund të kërkohet informacion dhe u bëri thirrje institucioneve shëndetësore ta respektojnë procedurën gjatë paraqitjes së kërkesave për miratimin e punësimeve. Procedura për kërkesat për miratimin e punësimeve në rastin e punonjësve shëndetësorë, tha Dimitrieska – Koçoska, zhvillohet kështu që Ministria e Shëndetësisë dërgon shkresë për kërkesë miratimi, pavarësisht nëse është për kontrata në vepër, me kohë…

Lexo më Shumë

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës, është mbajtur sot seanca gjyqësore lidhur me vrasjen e Liridona Ademaj, ku i akuzuar është bashkëshorti i saj Naim Murseli dhe tre të tjerë. Gjatë seancës, Leutrim Syla, avokati i familjes Ademaj tha se ky shqyrtim gjyqësor do ti jap përgjigje të gjitha dilemave të ngritura dhe për të kërkuar të vërtetën e plotë se pse Liridona Ademaj u privua nga jeta në mënyrë aq dinake. Syla madje tha se Naim Murseli duhet ti përgjigjet edhe pyetjes së fëmijëve se përse e lejoi hajnin ta vriste nënën e tyre. “Besoj që në këtë seancë duhet…

Lexo më Shumë

Që nga orët e mëngjesit mijëra qytetarë kanë mbetur rrugëve të Shkupit në pritje të transportuesve privat në temperatura mbi 34 gradë celsius. Siç ka mësuar Alsat, transportuesit privat me 105 autobusë nuk janë në qarkullim nga dita e djeshme për shkak të mungesës së mjeteve financiare për të siguruar lëndën djegëse për qarkullim. Alsat mëson se Qyteti i Shkupit tashmë ka miratuar një pagesë prej 40 milionë denarë për transportuesit privat por të njëjtat janë bllokuar në Ndërmarrjen Qarkulluese Publike. Alsat qëndroi për disa minuta para zyrave të NQP-së derisa u larguam me urdhër të drejtorit të NQP-së me…

Lexo më Shumë

Gjatë seancës ai ka deklaruar se nëse vërtetohet aktakuza ndaj tij, “atëherë ai vetë do të kërkojë dënim me burgim të përjetshëm”. Të akuzuarit tjerë, Granit Plava u mbrojt në heshtje, ndërsa Kushtrim Kokalla u vetëdeklarua i pafajshëm. Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, të mërkurën nisi seanca e shqyrtimit gjyqësor ndaj Naim Murselit, Kushtrim Kokallës dhe Granit Plavës. Naim Murseli, Granit Plava, Kushtrim Kokalla dhe Tom Dodaj, ngarkohen për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt më 29 nëntor 2023.

Lexo më Shumë

Duke ngjitur pankarta me numra të të punësuarve, Forumi Rinor i Aleancës për Shqiptarët, krahu i Taravarit ka shprehur shqetësimin dhe revoltë të thellë për procesin e vazhdueshëm të deshqiptarizimit të administratës publike. Sipas FRASH-it, me këto veprime, Qeveria që sipas tyre dirigjohet komplet nga Agjenda e VMRO-së, po jep goditje të drejtpërdrejta ndaj kohezionit ndëretnik dhe barazisë qytetare VIOLA RAMADANI – FRASH “Në një analizë të thjeshtë numerike, nga gjithsej 205 punësime dhe avancime të realizuara së fundmi në institucione, si: Enti i Statistikave, Arkivi Shtetëror, Drejtoria e të Ardhurave Publike, Ministria e Kulturës, Regjistri Qendror, Dogana, Hidrocentalet në…

Lexo më Shumë

Asmir Jahoski, pronari i kompanisë “Pucko Petrol”, i cili vetëm një muaj më parë ndodhej në paraburgim në burgun e Shutkës, është parë dje në Stamboll, Turqi, ku mori pjesë në një dasmë. Kjo ngjarje ka ngjallur reagime të ashpra nga partia opozitare VMRO-DPMNE. “Asmir Jahoski, i cili i shkaktoi buxhetit të shtetit një dëm prej 167 milionë eurosh dhe ndaj të cilit ka një proces gjyqësor, po shijon luksin në Bosfor,” akuzon VMRO-DPMNE. Jahoski, djali i një deputeti të BDI-së, ndodhej në arrest shtëpiak për akuzat për pastrim parash dhe përfitime të tjera nga blerja e mazutit me cilësi…

Lexo më Shumë

VLEN reagoi për një objekt që është ndërtuar në komunën e Sarajit. Muhamed Elmazi, nga ky koalicion u shpreh se ndërtesa nuk ka leje ndërtimi dhe ka dokumente të falsifikuara. I drejtoi pyetje kryetares së Qytetit të Shkupit Danella Arsovska se në çfarë toke është ndërtuar, në private apo publike?! Elmazi tha se nëse kryetarja do të hesht, VLEN-i do t’i përdorë të gjithë mekanizmat ligjor për personat e BDI-së, ku siç thotë po ndërtojnë pa leje. “Zonja Arsovska para se të vazhdoni të flisni për ndërtimet pa leje dhe mbrojtjen e interesit publik, përgjigjuni. A do të flisni për…

Lexo më Shumë

Deputeti i AK Partisë në Stamboll, Numan Kurtulmuş u rizgjodh kryetar i Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë (TBMM) duke marrë 329 vota në raundin e tretë të votimit në Parlament, raporton Anadolu. Në raundin e tretë të votimit në Asamblenë e Përgjithshme të Turqisë morën pjesë 529 deputetë. Deputeti i Partisë AK në Stamboll, Kurtulmuş, mori 329 vota, deputeti i CHP në Artvin, Uğur Bayraktutan mori 118 vota, deputeti i Partisë DEM në Diyarbakır, Osman Cengiz Çandar mori 18 vota, deputeti i Partisë İYİ në Stamboll, Mustafa Cihan Paçacı mori 26 vota dhe deputeti i Partisë Yeni Yol në…

Lexo më Shumë

Ndërtimi i Spitalit Klinik në Shtip do të përfundojë, do të ndërtohet një Fakultet i ri Mjekësor dhe një konvikt studentor, tha zëvendëskryeministri dhe Ministri i Transportit, Aleksandar Nikoloski, duke folur për qëllimin e parave nga kredia britanike. “Këtyre projekteve po u shtojmë një rindërtim të plotë të Spitalit Klinik në Tetovë, si dhe ndërtimin e një spitali krejtësisht të ri në Kërçovë, së bashku me një Qendër Shëndetësore krejtësisht të re. Për të gjitha projektet, marrim një shumë prej rreth 190 milionë eurosh, për të gjitha së bashku. Lidhur me kushtet e kredisë, ai shtoi se RMV ka kushte…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri Arben Fetai deklaroi sot se qeveria e re synon të sjellë një mënyrë të re të të bërit politikë, të bazuar në ndershmëri, përkushtim dhe shërbim ndaj qytetarëve. Në një deklaratë për mediat, Fetai u shpreh se “kapitulli i ri nuk shkruhet me premtime boshe, por me punë të ndershme dhe dashuri për popullin që ka duruar shumë dhe ka pritur gjatë”. Ai theksoi se pushteti nuk duhet parë si mjet pasurimi, por si mundësi për të shërbyer interesit publik. “Sot jemi këtu për të nisur një kapitull të ri, një kapitull që nuk shkruhet me premtime boshe, por…

Lexo më Shumë

Nën monton “Le të na mbajnë që të mos na qajnë” infermieret e spitalit klinik të Tetovës edhe sot vazhduan protestën. Ato kërkojnë të zgjidhet statusi i tyre dhe thonë se nëse çështja nuk zgjidhet do ta bojkotojnë punën. Shtojnë se do të dalin edhe para ministrisë për të kërkuar zgjidhje. “Fjala e fundit për protestën e sotme është – Le të na mbajnë që mos na qajnë.” “Përgjigje nuk kemi akoma, presim, prandaj përsëri sot kemi dalë në protesta. Presim ndonjë të re, por sa e shohim nuk ka asnjë gjë të re. Vendin e punës ne nuk e…

Lexo më Shumë