Author: Jeta almakos

Pasditen e sotme, Shkupi u përfshi nga një stuhi e fuqishme, e shoqëruar me shi të rrëmbyeshëm, erëra të forta dhe reshje breshëri. Stuhia preku disa zona të ndryshme të qytetit. Në disa komuna të Shkupit u vunë re shtresa të dendura breshëri, ndërsa qytetarët ndanë në rrjetet sociale fotografi të oborreve, çative dhe automjeteve të mbuluara me një shtresë të dendur breshëri. Autoritetet kompetente, deri më tani, nuk kanë raportuar për dëme materiale apo persona të lënduar. Megjithatë, u bëhet thirrje qytetarëve për kujdes dhe ndjekje të rregullt të parashikimeve të motit. Meteorologët parashikojnë që moti i paqëndrueshëm do…

Lexo më Shumë

Prej rreth dy orë sa nevojitet të arrihet nga Resnja deri në komunën greke Prespa, me vendkalimin e ri kufitar Markova Noga – Lemos, ndërtimi i së cilës edhe zyrtarisht ka filluar nga dy anët e kufirit, koha për udhëtim do të ulet në 40 minuta. Punët në projektin BorPres2 nga ana maqedonase kanë filluar zyrtarisht në mars, ndërsa dje në Komunën e Prespës është shënuar fillimi edhe në anën greke, me ngjarjen “Stacioni kufitar Liqeni i Prespës”: Vendosja e vendkalimin kufitar mes Greqisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut në zonën e Liqenit të Prespës”, ku kanë marrë pjesë…

Lexo më Shumë

Nga MPB thonë se një i mitur i ka shkaktuar plagë me thikë një të mituri tjetër në një shkollë në Tetovë. Nga MPB nuk tregojnë se për cilën shkollë bëhet fjalë. “Më 05.06.2025, në orën 13:40, në SPB Tetovë, Sh.T. (54) nga Tetova ka raportuar se në një shkollë fillore në Tetovë, djali i tij i mitur është sulmuar nga një tjetër i mitur, i cili me një mjet të mprehtë – thikë, i ka shkaktuar një prerje në gishtin e dorës”, thonë nga MPB.

Lexo më Shumë

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti me rastin e festës së madhe të Kurban Bajramit, shpreh urimet më të sinqerta për paqe, mëshirë dhe begati në familjet tuaja. “Kjo ditë e shenjtë na kujton vlerat e sakrificës, solidaritetit dhe besimit të palëkundur, vlera këto që e kanë udhëhequr popullin tonë në çdo periudhë të historisë. Le të na shërbejë kjo festë si moment reflektimi, për të forcuar lidhjet tona shoqërore, për të ndihmuar njëri-tjetrin dhe për të qëndruar gjithmonë pranë atyre që kanë më së shumti nevojë. Zoti ua pranoftë kurbanin dhe ua shpërbleftë veprat e mira! Gëzuar…

Lexo më Shumë

Në këtë ditë të madhe besimi e sakrifice, VLEN u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë besimtarëve myslimanë me rastin e Kurban Bajramit. Kjo festë nuk është thjesht therje kurbani. Është gjak i bagëtive që bie për të kujtuar sakrificën, përkushtimin ndaj Zotit dhe kujdesin për njeriun. Është një thirrje e fuqishme për të mos harruar të varfrit, jetimët, të vetmuarit e të harruarit nga shoqëria. Bajrami është mundësi për të ndarë jo vetëm mishin, por edhe dashurinë, kujdesin, respektin. Në një shoqëri që shpesh nxit egoizmin dhe harresën për tjetrin, Kurban Bajrami na mëson se njeriu është mbi…

Lexo më Shumë

Besimtarët myslimanë në të gjithë botën festojnë sot ditën e parë të Kurban-Bajramit. Kurban Bajrami, i njohur ndryshe si Festa e Sakrificës, përkujton gatishmërinë e profetit Ibrahim për të flijuar të birin si shenjë bindjeje ndaj Zotit. Me këtë rast, shumë familje myslimane therin kurban – zakonisht dele, dhi apo lopë – dhe mishin e ndajnë me të afërmit, fqinjët dhe të varfrit, si shenjë solidariteti dhe bujarie. Festa e Kurban Bajramit do të vijojë gjatë gjithë ditës me vizita familjare, urime, dhe ndarje të ushqimit me të afërmit dhe komunitetin, duke përforcuar vlerat shpirtërore dhe humane që kjo festë…

Lexo më Shumë

Për: Kryetarin e Bashkësisë Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut, i nderuari Reis Ul Ulema Shaqir efendi Fetahu Të nderuar, Më lejoni që në emrin tim dhe në emër të Qeverisë t’ju uroj festën myslimane të Kurban Bajramit, Juve dhe të gjithë qytetarëve që i përkasin bashkësisë islame, duke Ju dëshiruar që ta kaloni këtë festë në shëndet të mirë, paqe, mirëqenie dhe qetësi në zemrat dhe shtëpitë tuaja. Festa e Kurban Bajramit na kujton për vlerat dhe parimet e vërteta të jetës e ajo është që të bëjmë vepra të mira, të ndihmojmë dhe të jemi humanë,…

Lexo më Shumë

Me rastin e Festës së Sakrificës – Kurban Bajramit, Aleanca për Shqiptarët ju uron nga zemra juve dhe familjeve tuaja shëndet, paqe, begati dhe harmoni. Kjo festë e shenjtë na rikujton vlerat më të larta të besimit, sakrificës dhe solidaritetit. Ajo na fton të reflektojmë mbi përgjegjësinë tonë ndaj njëri-tjetrit, ndaj të dobëtëve, dhe ndaj ndarjes së të mirave me ata që kanë më pak. Në këtë ditë të veçantë, lutemi që çdo familje të përjetojë gëzim e mirëqenie, dhe çdo zemër të mbushet me shpresë, dashuri dhe besim në një të ardhme më të ndritur. Gëzuar Kurban Bajramin! Aleanca…

Lexo më Shumë

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka përcjellë një mesazh urimi për të gjithë qytetarët e besimit islam, duke vënë theksin në rëndësinë e kësaj dite të shenjtë për forcimin e solidaritetit dhe vlerave njerëzore. “Festa e Kurban Bajramit, që në esencë e ka sakrificën për vlerat më sublime, na e kujton rëndësinë e mirëkuptimit, dashurisë dhe përkujdesjes ndaj njëri-tjetrit,” u shpreh Gashi në mesazhin e tij. Ai theksoi se kjo ditë është një moment reflektimi për vlerat që i bashkojnë njerëzit si shoqëri, siç janë respekti për më të…

Lexo më Shumë

Shkëlqim Devolli, aksionar i Devolli Corporation, është pritur sot në një takim zyrtar në Shkup nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski. Në fokus të diskutimeve ishin aktivitetet e njësive të Devolli Corporation në territorin maqedonas, si dhe mundësitë për zgjerimin e mëtejshëm të investimeve. Sipërmarrësi Devolli i ka treguar shefit të qeverisë maqedonase për planet e tij për investime në kapacitete prodhuese, fushën e medias, si dhe të infrastrukturës. Kryeministri Mickoski ka shprehur gatishmërinë e qeverisë së tij për të mbështetur bizneset e Shkëlqim Devollit, duke ofruar lehtësira dhe bashkëpunim për të nxitur investimet e mëtejshme në Maqedoninë…

Lexo më Shumë

Raportuesi për Maqedoninë në Parlamentin Evropian, Tomas Vajc ka kërkuar shtyrjen e votimit për raportin, duke provokuar reagime në Shkup dhe Sofje. Edhe pse ai qëndron fort pas asaj që shkroi, Vajc vendosi t’u japë hapësirë ​​eurodeputetëve bullgarë të cilët e akuzuan se është ndikuar nga “faktorë të jashtëm”, ​​duke aluduar në takimet me përfaqësuesit maqedonas. Vajc tha se raporti nuk është një mjet për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dypalëshe midis Shkupit dhe Sofjes, por një dokument i Parlamentit Evropian dhe BE-së. Ai theksoi se, megjithëse marrëdhëniet dypalëshe janë të rëndësishme, fokusi është në sundimin e ligjit dhe të drejtat e…

Lexo më Shumë

Anëtarët e Këshillit gjyqësor të Maqedonisë së Veriut kanë votuar Ariton Allën për zëvendëskryetar. Ai u zgjodh disa ditë para skadimit të mandatit të Hanif Zendelit, sepse siç u tha në debatin e seancës së 524-të të Këshillit gjyqësor, vijon periudhë e pushimeve dhe mungesave vjetore të anëtarëve. Kryetari Kambovski theksoi se funksioni i zëvendëskryetarit të Këshillit gjyqësor skadon më 8 qershor dhe votimi është i nevojshëm të bëhet sot. Alla ka qenë propozim i Kambovskit dhe kandidat i vetëm i propozuar. Mandati i zëvendëskryetarit të ri do të jetë i vlefshëm prej më 9 qershor. Këshilli gjyqësor në seancën…

Lexo më Shumë