Author: Jeta almakos

LSDM ka kërkuar hetim të ri nga Prokuroria për certifikatën gjuhësore të Drejtorit të Agjencisë së Sigurisë Nacionale  Bojan Hristovski, pas hetimit të BIRN-it, ka njoftuar zëdhënësja e LSDM-së Bogdanka Kuzeska. Ajo thotë se Hristovski e ka marë certifikatën e gjuhës nga shtëpia, ndërsa në një intervistë mediatike ka thënë se provimin e ka dhënë nëpërmjet studios së gjuhës “Julija” në Plovdiv të Bullgarisë. BOGDANKA KUZESKA, ZËDHËNËSE E LSDM-SË “A gënjeu Hristovski për të mbuluar skandalin? Për më tepër, Hristovski i dha të tre pjesët e provimit, lexim, dëgjim dhe shkrim, në të njëjtën datë, më 22 mars 2022 dhe…

Lexo më Shumë

“Për dy dekada rresht, Bashkimi Demokratik për Integrim ka mbajtur gjuhën shqipe në majë të gjuhës… por kurrë në zemër e aq më pak në zbatim! Përdorimi i shqipes nga kjo parti ka qenë veçse një slogan zgjedhor, një flamur i valëvitur për të marrë vota, por i shkelur në heshtje sapo mbylleshin kutitë e votimit”, reagojnë nga koalicioni VLEN. Siç thonë nga VLEN, sipas Inspektoratit për Përdorimin e Gjuhëve, nga 50 raste të dërguara për ndjekje gjyqësore për mosrespektim të shqipes, 13 janë kundër funksionarëve shqiptarë, shumica dërrmuese prej BDI-së. Dhe kush është personi i parë i paditur më…

Lexo më Shumë

Ministria e Arsimit informon se këtë vit, nëse në disa shkolla kanë aplikuar më shumë nxënës sesa numri i paraparë për regjistrim, ndërsa kanë nota dhe pikë të njëjta, do të organizohet test kualifikues. Regjistrimi i parë i nxënësve u realizua në mënyrë elektronike nga data 14 deri më 17 qershor dhe dorëzimi i dokumentacionit të nevojshëm nga 18 deri më 19 qershor. Listat e renditjes u publikuan më 20 qershor 2025. Testimi kualifikues për afatin e parë të regjistrimit do të organizohet më 23 qershor. Regjistrimi i dytë i nxënësve do të bëhet në mënyrë elektronike më 30 qershor.…

Lexo më Shumë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka folur për mediat lidhur me zhvillimet më të fundit politike në vend, përfshirë dinamikat në Frontin Europian dhe diskutimet rreth të ashtuquajturit Front Kombëtar. Ahmeti u shpreh se për BDI-në do të ishte më e përshtatshme që zgjedhjet parlamentare të mbahen paralelisht me ato lokale. “Për partinë e integristëve më e kapshme do të ishte që bashkë me zgjedhjet lokale të mbahen edhe zgjedhjet parlamentare”, tha ai.

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri i parë dhe njëri nga liderët e koalicionit qeverisës VLEN, Izet Mexhiti, ka komentuar bashkimin e opozitës shqiptare në kuadër të Frontit Evropian, gjatë hapjes solemne të shtabit zgjedhor të VLEN-it. Në një deklaratë të drejtpërdrejtë, Mexhiti theksoi se qëllimi i këtij bashkimi nuk është interesi qytetar apo ai shqiptar, por interesa të ngushta klanore dhe familjare. “Ato nuk janë bë bashkë për qytetarin, nuk janë bë bashkë për shqiptarin. Ato janë bë bashkë për Llotarinë, janë bë bashkë për Soravinë, janë bë bashkë për ta shpëtu Alinë”, u shpreh Mexhiti. Ai shtoi se VLEN do të vazhdojë të…

Lexo më Shumë

“Aleanca për Shqiptarët shpreh shqetësimin e saj për deklaratat e fundit të zyrtarëve të koalicionit VLEN, konkretisht Arben Fetait dhe Izet Mexhitit, të cilët, sipas ASH-së, po keqinformojnë opinionin shqiptar lidhur me projektligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat në institucionet shtetërore”, kështu reaguan nga ASH, duke i quajtur deklaratat e VLEN-it manipulim me opinionin. Sipas ASH-së, deklarimet se projektligji është “gati” dhe pritet vetëm miratimi nga Qeveria, sipas ASH-së, përbëjnë një përpjekje për të mashtruar qytetarët shqiptarë për qëllime elektorale, veçanërisht në prag të zgjedhjeve lokale. “Në të vërtetë, vetë Kryeministri i Arben Fetait, Hristijan Mickoski, ka deklaruar se…

Lexo më Shumë

Alenca për Shqiptarët e Arben Taravarit ka thirrur sonte takim me anëtarët e kryesisë, për të diskutuar mbi aktualitetin politik dhe organizimin për zgjedhjet e tetorit, informon Telegrafi Maqedoni. Blerant Ramadan inga ASH tha se janë në bisedime me partitë opozitare për bashkëpunim në këto zgjedhje, sepse siç e tha ai, ky bashkëpunim do të jetë mbipartiak. “Ne jemi opozitë dhe si të tillë po bisedojmë dhe me partitë e tjera opozitare për të vendosur se si do të dalim në zgjedhje. Negociatat vazhdojnë, bisedojmë vazhdojnë sepse besoj që ky bashkëpunim do të jetë mbipartiak, për rikthimin e dinjitetit të…

Lexo më Shumë

Rina Ajdari nga BDI thotë se mbrëmë partia vendosi që të dalë në zgjedhje lokale si Front Europian, respektivisht edhe si, siç e quajnë nga BDI, Front Kombëtar, përcjell TV21. Ajdari konfirmoi se ka bisedime edhe me Arben Taravarin, por që sipas saj, ende nuk dihet se si janë ndarë komunat mes koalicioneve. “Do të dalim me lista të përbashkëta, çështja e ndarjes së komunave është çështje që diskutohet, në momentin që do të ketë një vendim konkret, unë ebsoj që edhe kryetari Ali Ahmeti edhe zëdhënësat e partisë do të dalin me një konkluzë, me një përfundimi, që do…

Lexo më Shumë

Zv/kryeministri Arben Fetai, ka komentuar zhvillimet e fundit, Brenda Frontit Evropian, dhe lajmet se tani më është arritur marrëveshje edhe me Arben Taravarin për ndarjen e komunave. Fetaiu shkruan se Taravari përfundoi në prehrin e Ali Ahmetit me lista dhe kandidatura të përbashkëta. “Me muaj të tërë torturuan opinionin me kërkesa për lista të ndara për këshilltarë komunalë dhe sondazhe për kryetarë komunash. Refuzuan ofertën bujare të VLEN-it për pesë komuna të sigurta dhe u munduan të sabotojnë koalicionin qeverisës. Por, siç e paralajmëruam, përfunduan aty ku e dinim se tanimë janë ulur, në prehrin e Ali Ahmetit, me lista…

Lexo më Shumë

Zëvendësministrja e Transportit dhe Lidhjeve e Maqedonisë së Veriut, Kaltrina Zekolli-Shaqiri, gjatë takimit të dytë të grupit punues për projektin Tetovë–Prizren në Kosovë, është pritur nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Në këtë takim, Kurti shprehu përkrahje të fuqishme për projektin dhe ndau vizionin e tij për rëndësinë strategjike që ka kjo rrugë lidhëse për të dy vendet. “Sigurimi i detyrës projektuese në kohë rekord është hapi më i madh konkret drejt implementimit të rrugës. Përkrahja e Kryeministrit dhe institucioneve është dëshmi e rëndësisë që ka kjo lidhje për të dy vendet”, deklaroi Zekolli-Shaqiri pas takimit.

Lexo më Shumë

Zëdhënësja e Qeverisë, Venera Azizi, ka reaguar ndaj fushatës së re të Frontit Europian nëpër rrjetet sociale me slloganin “Bashkë”. Në një status të publikuar në rrjetet sociale, Azizi e ka quajtur të rrejshme idenë e unitetit brenda këtij koalicioni opozitar. “As bashkë s’jeni, e as gati s’jeni, e s’keni me u ba kurrë. Edhe po, në tetor vjen ora e llogarisë. Populli me referendum ka me ju çu te shpia, e ka me ju përzanë pa kthim, edhe prej komunave!”, ka shkruar ajo.

Lexo më Shumë

Më në fund ka ardhur vera. Ditët janë më të gjata, temperaturat më të larta dhe me siguri ti tashmë ke planifikuar disa aventura verore. Një fundjavë në Ohër, një destinacion ekzotik apo një aventurë bregdetare – kudo që të shkosh, planifikimi kërkon organizim të mirë dhe pajisje të përshtatshme që do ta bëjnë udhëtimin tënd edhe më të sigurt. Përveç paketimit, rezervimeve dhe planit të udhëtimit, ka disa pajisje praktike që gjithmonë i harrojmë. Prandaj, kemi përgatitur një listë të shkurtër me pajisje urbane që e bëjnë udhëtimin më të rehatshëm, më të lehtë dhe më të mençur. Power…

Lexo më Shumë