Garancia e financuar nga BE-ja për Ballkanin Perëndimor për Qëndrueshmërinë e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme- NVM-ve mbështet financimin me kushte të favorshme kreditimi, duke kontribuar në rritjen e bizneseve të vogla dhe duke nxitur punësimin dhe konkurrueshmërinë. Kjo iniciativë plotëson angazhimin më të gjerë të BE-së ndaj rajonit në kuadër të Programit të Reformës dhe Rritjes për Ballkanin Perëndimor, duke përmirësuar qasjen në financim për NVM-të, një nxitës kyç i rritjes gjithëpërfshirëse dhe krijimit të vendeve të punës. Që nga sot, ky program garancie prej 60 milionë eurosh i financuar nga BE-ja ka zhbllokuar një total prej 886…
Author: Jeta almakos
Takim online me ministrin e Shëndetësisë Azir Aliu mund të caktohet në faqen zyrtare të internetit të Ministrisë së Shëndetësisë. Takimet do të mbahen çdo të premte, duke filluar nga 4 korriku, dhe takimet mund të caktohen duke filluar nga sot, raporton SHENJA. Takimet janë për 15 minuta, midis orës 11:00 dhe 15:00. Ju duhet të lini emrin dhe mbiemrin tuaj, numrin e telefonit dhe temën për diskutim me ministrin. Nuk ka kufij për temat, tha ministri në konferencën e sotme informuese. Aliu thotë se janë të vetëdijshëm për rreziqet që një person mund të rezervojë të gjitha takimet, por…
Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova njoftoi se pati një takim të shkurtër me presidentin e SHBA-së, Donald Trump në margjinat e samitit të NATO-s në Hagë. “Një takim i shkurtër me Presidentin e SHBA-së Donald Trump, një gjest simbolik respekti dhe partneriteti. Ne mbetemi të përkushtuar ndaj aleancës me SHBA-në si partneri ynë kryesor strategjik brenda NATO-s dhe më gjerë”, shkroi Siljanovska Davkova në Facebook. Ajo më parë u takua me Presidentin Çek Petr Pavel dhe kryeministrat e Estonisë dhe Belgjikës, Kristen Michal dhe Bart de Wever.
Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti reagoi ndaj akuzave të kreut të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, i cili vlerësoi se Ligji i ri për përfaqësim të drejtë minon praninë e shqiptarëve në administratë. Mexhiti tha se Sela ishte pjesë e Qeverisë e cila shfuqizoi “Balancuesin”. “Balancuesi u shfuqizua në qeverinë e mëparshme, në të cilën vetë Sela ishte anëtar. Të gjithë ministrat, përfshirë ata shqiptarë, dhanë pëlqimin e tyre për shfuqizimin e tij përmes Strategjisë për Reformën e Administratës Publike. Edhe ministrat shqiptarë ishin në të njëjtën linjë me gjyqtarët maqedonas të Gjykatës Kushtetuese që e refuzuan balancuesin”, tha Mexhiti. Ai theksoi…
Të drejtat e bullgarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut (RMV) nuk mund të jenë objekt pazarllëqesh politike dhe Bullgaria nuk do të pranojë ndryshim të kompromisit evropian të arritur me mund, siguroi Presidenti bullgar Rumen Radev në një letër drejtuar udhëheqësve evropianë që u dërgoi mbrëmë pas seancës së Komitetit të Punëve të Jashtme në Parlamentin Evropian, në të cilën u votua Raporti i Progresit për Maqedoninë. Radev në letër e kritikon Parlamentin Evropian, duke deklaruar se “është shqetësuese që një institucion i respektuar si Parlamenti Evropian deklarohet në kategori me natyrë morale ose konkretisht shkencore, siç janë ‘identiteti’…
Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, ka deklaruar se vendi i tij do të respektojë armëpushimin e shpallur nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, për aq kohë sa edhe Izraeli t’u përmbahet kushteve të tij. Lajmi raportohet nga Agjencia Shtetërore e Lajmeve të Republikës Islamike (IRNA). Gjatë një bisede telefonike me kryeministrin e Malajzisë, Anwar Ibrahim, Pezeshkian u shpreh se “nëse Izraeli nuk e shkel armëpushimin, as Irani nuk do ta shkelë atë”. “Populli iranian ka treguar edhe një herë se, pavarësisht disa problemeve dhe ankesave, do të qëndrojë i bashkuar kundër pushtimit të armikut deri në fund,” deklaroi presidenti iranian.
Pas lajmit për armëpushim pas gati dy javësh sulmesh të ndërsjella midis Iranit dhe Izraelit, grupe të mëdha u mblodhën në “Sheshin e Revolucionit” në kryeqytetin Teheran për të festuar fitoren e tyre, raporton Anadolu. Në demonstratën ku morën pjesë iranianë nga shumë segmente të shoqërisë në “Sheshin e Revolucionit”, aktivistët mbajtën flamuj iranianë dhe shprehën zemërimin e tyre kundër SHBA-së dhe Izraelit. Duke mbajtur postera të udhëheqësit iranian Ajatollah Ali Khamenei, i cili është kërcënuar nga SHBA-ja, iranianët brohoritën slogane të tilla si “Turpi është larg nesh”, “Vdekje Amerikës”, “Vdekje Izraelit” dhe “Asnjë tolerim”. Demonstrata përcolli mesazhe mbështetjeje për…
Propozim ligji i Qeverisë për përfaqësim të drejtë dhe adekuat ka provokuar partitë politike shqiptare që përbëjnë opozitën të cilët menjëherë kanë reaguar kundër të njëjtit. Bashkimi Demokratik për Integrim, parti pjesë e Frontit Europian thotë se ky propozim ligj që synon të zëvendësojë balancuesin ka strukturë të paqartë dhe është jo-produktiv. Sipas integristëve kjo është një përpjekje për të zhbërë një nga shtyllat më të rëndësishme të Marrëveshjes së Ohrit. BASHKIMI DEMOKRATIK PËR INTEGRIM “Ky ligj është zero për shqiptarët, nuk do të ndalemi deri në rikthimin e Balancuesit si mekanizëm i vetëm ligjërisht detyrues për të garantuar barazi…
“Ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat është një ndër kauzat e Aleancës për Shqiptarët, gjerësisht e shpjeguar edhe përpara elektoratit, çka synon dhe ku duhet të arrihet. Variantin që qarkulloi sot dhe teatrin që bëri kryeministri me zëvendësit e tij (vetëm për dekor dhe për ti dhënë rrejshëm legjitimitet shqiptar) nuk është rregullim me ligj i të drejtës kushtetuese për përfaqësim të drejtë dhe adekuat. Është shmangie, është devijim, është këndvështrim i VMRO-së se si duhet të bëhet e pazbatueshme kjo e drejtë. Propozimi në fjalë ka vetëm dy nene që flasin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat dhe…
Kuvendi miratoi ligjin për “One Stop shop” për vendkalimin kufitar në Tabanoc. Deputeti i koalicionit VLEN Bekim Qoku tha se kjo po vjen në prag të hapjes së sezonit të pushimeve verore, ku mërgimtarët po kthehen tek familjet e tyre. Përveç shkurtimit të pritjeve, me këtë projekt, lehtësohet qarkullimi dhe tregtia, por edhe forcohen lidhjen me shqiptarët në Luginën e Preshevës, thanë nga VLEN. “Sot në Kuvend miratuam ligjin e “One stop shop-it”, për vendkalimin kufitar të Tabanocës. Me këtë u dhamë fund kolonave të gjata pritjeve me orë të tëra dhe nervozeve të shumta vetëm për të kaluar kufirin…
Pas shpalljes së armëpushimit mes Izraelit dhe Iranit, tensionet u rindezën brenda pak orësh, pasi Tel Avivi akuzoi Teheranin për shkelje të marrëveshjes, duke pretenduar se dy raketa u lëshuan në drejtim të territorit të tij. Akuzat u mohuan menjëherë nga autoritetet iraniane, të cilat thanë se “nuk është qëlluar asnjë raketë ndaj armikut”. Në përgjigje të kësaj situate, Izraeli paralajmëroi një sulm hakmarrës, në një operacion të mundshëm ushtarak. Kjo lëvizje shkaktoi një reagim të menjëhershëm nga presidenti amerikan Donald Trump, i cili ndërhyri publikisht përmes një postimi në rrjetin e tij social Truth Social. “Izrael, mos hidh ato…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoftuar përfundimin e luftës mes Izraelit dhe Iranit, përmes arritjes së marrëveshjes së armëpushimit të plotë nga të dyja palët. Përmes një postimi në platformën Truth Social, Trump njoftoi se armëpushimi do të hyjë në fuqi brenda gjashtë orëve nga momenti i publikimit të mesazhit dhe do të zgjasë 12 orë, duke shënuar kështu përfundimin e një lufte që ka zgjatur 12 ditë. Trump theksoi në mesazhin e tij: “URIME TË GJITHËVE! Është rënë dakord plotësisht midis Izraelit dhe Iranit që do të ketë një Armëpushim të Plotë dhe Total (përafërsisht brenda…

