“Ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat është një ndër kauzat e Aleancës për Shqiptarët, gjerësisht e shpjeguar edhe përpara elektoratit, çka synon dhe ku duhet të arrihet. Variantin që qarkulloi sot dhe teatrin që bëri kryeministri me zëvendësit e tij (vetëm për dekor dhe për ti dhënë rrejshëm legjitimitet shqiptar) nuk është rregullim me ligj i të drejtës kushtetuese për përfaqësim të drejtë dhe adekuat. Është shmangie, është devijim, është këndvështrim i VMRO-së se si duhet të bëhet e pazbatueshme kjo e drejtë.
Propozimi në fjalë ka vetëm dy nene që flasin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat dhe në të dyja këto nene nuk bëhet gjë tjetër vetëm se rregullohet me ligj keqpërdorimi që i bëhej balancuesit. Ligji të jep të drejtë që përkatësinë etnike ta ndryshosh çdo ditë dhe sa herë të të kujtohet me një deklaratë në noter për nevoja punësimi, njëjtë siç bëhej edhe me balancuesin.
Prandaj: NUK KALON!
P.S. Kjo në këtë formë nuk është kauzë e Aleancës për Shqiptarët, është kauzë e Arbenave që shumë lirë për qëllime pushteti shesin ardhmërinë e të rinjve dhe te rejave, të drejtën për punë dhe jetë në tokën e të parëve” ka reaguar Ziadin Sela.
Data 09.11.2026
Aktuale
- Premtimet e VLEN-it, Bytyqi: Banka shqiptare dhe premtimi për 10 mijë euro nuk janë pjesë e programit qeveritar
- Premtimet e VLEN-it, Bytyqi: Banka shqiptare dhe premtimi për 10 mijë euro nuk janë pjesë e programit qeveritar
- Çfarë ndodhi me Alta Bank? Maksuti: Banka Popullore duhej të verifikonte burimin e kapitalit të saj
- Bytyqi: Hyrja e Alta Bankës në Maqedoninë e Veriut ngre dyshime për kapital koroziv
- Zjarri pranë Bit Pazarit nën kontroll, nuk ka të lënduar
- Shkupi bëhet qendër e shkencës botërore: Konferencë ndërkombëtare falas për autizëm, e organizuar nga Fondacioni dr. Verica Mehandxhiska
- MEPSO ndan 15 bursa për studentë, Latifi: Investojmë në dije sot për një sektor energjetik më të fuqishëm nesër
- Tablo e zymtë ekonomike e familjeve në Tiranën urbane



