Author: Jeta almakos

Gjeorgjievski thotë, për mua, kjo nuk është një çështje politike, por një luftë për të drejtën themelore të çdo personi për të marrë frymë ajër të pastër, dhe për këtë arsye jam i gatshëm të ndërmarr hapa konkretë që mund të sjellin rezultate të dukshme. Hapi i parë dhe më i rëndësishëm është futja e masave për kontroll dhe mbikëqyrje më të madhe mbi industrinë dhe ndotësit. Në të njëjtën kohë, një sistem për matje të rregullta të cilësisë së ajrit do të zhvillohet në disa vende në të gjithë qytetin. Hapi tjetër është transformimi i deponive të mëdha si…

Lexo më Shumë

Një zjarr i madh ka përfshirë zonën e Shkupit, në këtë moment po jemi dëshmitarë të një tmerri që nuk guxon të përsëritet – po shkatërron mjedisin jetësor dhe drejtpërdrejt po e rrezikon shëndetin e qytetarëve të Shkupit! Që nga fillimi, së bashku me kolegët e mi Boban dhe Dejan, jemi në terren dhe po japim gjithçka nga vetja për ta vënë nën kontroll këtë zjarr të tërbuar. Kemi angazhuar kompani shoqërisht të përgjegjshme, të cilat me makineri dhe rërë po ndihmojnë në shuarjen e tij. Me ne janë edhe ekipet e Shërbimit Zjarrfikës të Shkupit dhe të Ministrisë së…

Lexo më Shumë

Kandidati i VLEN-it për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, pasditen e sotme zhvilloi një takim me banorët e Çairit të Vjetër në një nga çajtoret e lagjes, përcjell TV21. Në një atmosferë të ngrohtë e miqësore, ai bashkëbisedoi me qytetarët për gjendjen e shkollave, rrugëve që presin rregullim, hapësirave publike që kanë nevojë për kujdes, si dhe për rolin e bizneseve të vogla në gjallërimin e ekonomisë lokale. Mexhiti tha se nga këto takime forcohet besimi se Çairi i Vjetër dhe i gjithë Çairi mund të bëhen më të rregullt, më të zhvilluar dhe më të mirë për…

Lexo më Shumë

Partia politike E Majta sot i kumtoi emrat e kandidatëve me të cilët në zgjedhjet lokale të caktuara për më 19 tetor do të garojë në tre komuna me shumicë shqiptare – Tetovë, Gostivar dhe Strugë. Në Komunën e Strugës, E Majta do të garojë me deputeten aktuale Jovana Mojsoska, e diplomuar në Fakultetin për Siguri dhe sekretareshë e përgjithshme e partisë. Në Komunën e Tetovës me dr.Katka Bozhinovska, doktor i shkencave juridike pranë Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi” në Shkup. Ndërsa, në Komunën e Gostivarit do të garojë me Darko Grujoskin, IT-specialist dhe operator i informatikës. Nga E Majta…

Lexo më Shumë

Sot, në orën 18:00, në ambientet e Muzeut të Artit Bashkëkohor në Shkup, kandidati për kryetar të Komunës së Çairit nga AKI, Bujar Osmani, në bashkëpunim me arkitektin me famë botërore, Michel Rojkind, prezantuan projektin vizionar “Çair 2040”, raporton SHENJA. Ky plan gjithëpërfshirës synon transformimin rrënjësor të hapësirës urbane të Çairit, përmes zhvillimit të infrastrukturës moderne të transportit, krijimit të shesheve të reja publike, shtimit të hapësirave të gjelbra dhe garantimit të sigurisë më të lartë për qytetarët në hapësirat publike. Sipas Osmanit, për herë të parë Çairi merr një strategji të qartë dhe afatgjatë zhvillimi, e cila vendos në…

Lexo më Shumë

Aleanca për Shqiptarët ka mbajtur mbledhjen e radhës të Kuvendit të partisë, me ç’rast ka votuar formalisht hyrjen në koalicionin ”Aaleanca Kombëtare për Integrim”. Votuan kandidatët për kryetar komune dhe u miratuan listat për këshilltarë komunal. Për këto vendime partiake ka njoftuar vetë kryetari i partisë Arben Taravari, ai tha se në zgjedhjet lokale do të fitojnë bindshëm. ”Janë kandadatë fantastikë, me cilësi të larta profesionale. Nga 70 komunat sa janë, Aleanca për Shqiptarët do të dalë fituese që në ruandin e parë me kandidatët për kryetar”, tha Taravari.

Lexo më Shumë

Digjet fabrika për mbeturina elektronike në Trubarevë! Tym i dendur dhe detonime – intervenohet edhe me helikopterë Tymi i zi i dendur mbuloi pasditen e sotme kryeqytetin, duke shkaktuar shqetësim dhe panik tek qytetarët. Autoritetet njoftuan se është përfshirë nga flakët një fabrikë për mbeturina elektronike  në fshatin Trubarevë të Shkupit. Pamje dramatike dhe të frikshme nga terreni, dëgjohen edhe detonime. Ekziston rreziku që zjarri të përfshijë edhe objektet përreth. Në shuarje janë angazhuar dy helikopterë dhe një aerotraktor. Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angelov, tha se bëhet fjalë për një zjarr serioz dhe të vështirë për…

Lexo më Shumë

Ambasadorja e SHBA-së Angela Ageler ka paralajmëruar zgjerim në luftën e korrupsionit, lidhjeve tregtare dhe bashkëpunim në mbrotje me Maqedoninë e Veriut. Ajo në kremtimin e 30-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike në mes RMV-së dhe SHBA-së programet dhe shkëmbimet akademike amerikane po fuqizojnë brezin e ardhshëm të sipërmarrësve dhe udhëheqësve qytetarë, ndërsa investimet amerikane në RMV kanë sjellë vende pune, inovacion dhe mundësi. ANGELA AGELER AMBASADORE E SHBA-SË “3 dekada më parë, SHBA-të dhe RMV-ja formalizuan një partneritet të bazuar në besim dhe respekt të përbashkët për vlerat demokratike. Që atëherë, së bashku i kemi treguar botës se çfarë mund të…

Lexo më Shumë

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti i pyetur lidhur me zjarrin në deponinë Drislla tha se përgjegjës për këtë ndodhi janë BDI, LEVICA dhe Danella Arsovska. Ai tha se inspektorati është në terren dhe se po ndërmerren masa për rastin në fjalë. IZET MEXHITI, MINISTËR I MJEDISIT JETËSOR DHE PLANIFIKIMIT HAPSINOR “Nga papërgjegjësia në të cilën e udhëheqin ndërmarrjen publike Drislla BDI, LEVICA dhe Danella ndodh kjo. Qendra për menaxhim me kriza dhe e gjithë qeveria është në funksion për shuajren e zjarrit dhe marjen e masave sa më shpejtë të evitohet kjo katastrofë inspektorati po bënë inspektimin…

Lexo më Shumë

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut ishin mes 12 vendeve që abstenuan në votimin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, e cila miratoi me shumicë dërrmuese një rezolutë që mbështet Deklaratën e New Yorkut për zgjidhjen me dy shtete të konfliktit izraelito-palestinez, transmeton Anadolu. Rezoluta, e titulluar zyrtarisht “Mbështetje e Deklaratës së New Yorkut mbi Zgjidhjen Paqësore të Çështjes së Palestinës dhe Zbatimin e Zgjidhjes me Dy Shtete”, u miratua me 142 vota pro, 10 kundër dhe 12 abstenime. E paraqitur nga Franca dhe Arabia Saudite, deklarata ishte bashkënënshkruar tashmë nga 17 shtete anëtare gjatë një konference ndërkombëtare të…

Lexo më Shumë

Situata humanitare dhe mjekësore në Gaza ka arritur pikën më të keqe që mund ta imagjinojmë, me pacientë kudo dhe pa ilaçe të duhura për t’i trajtuar ata, tha një menaxher i aktiviteteve mjekësore i organizatës Mjekët pa Kufij (MSF) në Rripin e Gazës. “Situata e përgjithshme në Rripin e Gazës është shumë e keqe. Situata shëndetësore në Rripin e Gazës është katastrofike”, tha për Anadolu Ahmad Abu Warda, menaxher i aktiviteteve mjekësore në spitalin “Nasser” në Khan Yunis. Ai shpjegoi se spitalet në Gaza, të cilat janë ende pjesërisht funksionale, po përpiqen të përballen me numrin e lartë të…

Lexo më Shumë

“Një foto, sa një mijë fjalë, dhe pas saj – gra që vendosin”. Me këtë mesazh të fuqishëm, zëdhënësja e Qeverisë së RMV-së, Venera Azizi, ka theksuar rolin vendimtar të grave shqiptare në politikën vendore. Ajo thekson se falë koalicionit VLEN, gratë shqiptare sot nuk janë vetëm pjesëmarrëse në procese politike, por vendimmarrëse aktive në ekzekutiv dhe legjislativ. Në institucionet kryesore të vendit janë 10 gra profesioniste nga fusha të ndryshme – profesoresha, mjeke, juriste, pedagoge dhe politologe – të cilat përfaqësojnë një kthesë historike. “Fuqizimi i gruas nuk është më premtim, por realitet. Sepse ia VLEN!”, thekson Azizi, duke…

Lexo më Shumë