Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, ka njoftuar se sot ka pritur në takim Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Florian Qehaja, i cili e ka uruar për fitoren në zgjedhje.
“Sot pata kënaqësinë të mirëpres Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut, z. Florian Qehaja, i cili erdhi për të më uruar për fitoren.
Kjo vizitë ka një domethënie të veçantë, jo vetëm si urim personal, por si shenjë e lidhjes së fortë mes dy vendeve tona, mes dy popujve tanë që ndajnë të njëjtën gjuhë, ndjenjë dhe ideal.
Faleminderit z. Qehaja për urimet dhe respektin.
Miqësia, bashkëpunimi dhe afërsia mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut janë dhe do të mbeten themel i së ardhmes sonë të përbashkët”, ka shkruar Mexhiti.
Data 15.10.2026
Aktuale
- Vazhdojnë protestat e studentëve në Francë, 1.260 arrestime në rajonin e Parisit
- Misteret e Gjykatës Speciale: Çfarë fshihet pas heshtjes së Dick Martyt?
- 26 të lënduar në protestë, dy efektivë policie dhe dy protestues nën kujdesin mjekësor, një polic i është nënshtruar operacionit
- Regjistrohet tërmet në rrethinën e Ohrit
- Regjistrohet tërmet në rrethinën e Ohrit
- Dy vajza të zhdukura në Prishtinë: Një situatë alarmante
- Nga mungesa te teprica në arkitekturë!
- Akuzat e forta të Alban Krasniqit ndaj Daut Haradinajt: Mercenarizmi dhe krimi ordiner në fokus



