Ka përfunduar procesi i votimit në Maqedoninë e Veriut.
Kutitë e votimit u hapën në ora 07:00 të mëngjesit ndërsa u mbyllën në orën 19:00. Sipas KSHZ-së, nuk janë vërejtur shkelje serioze të procesit përpos disa vërejtjeve gjatë procesit.
Këto janë zgjedhjet e teta lokale që nga pavarësia e shtetit dhe të katërtat në të cilat zgjidhen kryetarët e komunave dhe këshillat komunalë në 80 komuna dhe në Qytetin e Shkupit. Është votuar 3.474 vendvotime për 309 kandidatë për kryetarë komunash dhe për 576 lista kandidatësh për anëtarë të këshillave komunalë, ose gjithsej për 10.490 kandidatë.
Në zgjedhje kanë marrë pjesë 22 parti, 19 koalicione dhe 119 grupe qytetarësh, gjegjësisht kandidatura të pavarura. Më shumë kandidatë për kryetar komune ka në Qytetin e Shkupit – 16. Të drejtë vote në zgjedhjet lokale kanë 1.832.415 qytetarë, nga të cilët 1.717.803 në vend, ndërsa pjesa tjetër prej 112.000 janë të regjistruar në Listën e veçantë zgjedhore të personave që janë shpërngulur nga shteti.
Data 15.08.2026
Aktuale
- QMK: Zjarri mbi fshatin Bojanë pjesërisht nën kontroll, nesër pritet ndërhyrje nga ajri
- ChatGPT alarmon policinë, arrestohet babai që dyshohet se planifikonte vrasjen e djalit
- “Me fisnikën tem”, Naser Qeli ‘shkrihet’ në krahët e bashkëshortës, Aidës
- Mbyllet dita e 76-të e revoltës! Diaspora zbret sërish nesër në shesh, shqiptarët të vendosur: Rama, jepe dorëheqjen!
- Hoxhallarë nga RMV, Kosova dhe Presheva vizitë në Universitetin Ndërkombëtar të Shkencave Islame dhe Teknologjisë në Turqi
- Huthit pretendojnë sulm me dron ndaj fabrikës së Saudi Aramcos në Nexhran
- Të martën dezinsektim tokësor kundër larvave të mushkonjave në rajonin e Shkupit
- Engjëllusha publikon fotografinë e parë nga dhoma e djalit të saj



