Kryesia e Aleancës për Shqiptarët në mbledhjen e zhvilluar mbrëmë, vendosi për organizimin e Konferencës së Asamblesë së Gruas më 6 tetor 2024, në Shkup. “Asambleja e Gruas është organi i radhës që do të riorganizohet në kuadër të Aleancës për Shqiptarët, duke forcuar më tej rolin e grave në politikë dhe rritjen e përfaqësimit të tyre në vendimmarrje. Asambleja synon të sjellë një energji të re dhe ide inovative për avancimin e çështjeve gjinore dhe sociale brenda partisë. Një vendim tjetër i rëndësishëm i kryesisë i marrë në mbledhjen e mbrëmshme përfshin organizimin e Kuvendeve të Degëve të Aleancës…
Author: Jeta almakos
Ne nuk do të lejojmë që një kazino tjetër të mbijë në Strugë dhe të ndalojë lojërat e fatit në afërsi të shtëpive dhe shkollave tona, porositën banorët e Strugës nga protesta e sotme, kundër hapjes së një kazinoje tjetër të re në kompleksin e ndërtesave në hyrje të qytetit. Ata thonë se kanë parashtruar kërkesë për pezullimin e punimeve pranë institucioneve kompetente në komunë dhe ministritë përkatëse “Këtu në këtë kompleks apartamentesh na hapet kazino..Nuk duhet të flas se cilat janë përfitimet, e cilat janë gjërat e këqija nga kjo kazino. Të gjithë kemi fëmijë, nipër. Ne kemi bërë…
VLEN përshëndet vendimin e qeverisë për vendosjen e marzhës për “shportën e vjeshtës”, respektivisht ngrirjen në 10% të marzhës së përfitimit për 73 produkte. Koalicioni paralajmëron se kufizimi i marzhës për produkte të caktuara do të vazhdojë edhe në periudhat e festave fetare si për Ramazan, Pashkë dhe Krishtlindje me çmime të kufizuara për lehtësimin e qytetarëve. VLEN “Sipas statistikave të fundit, kostot e jetesës po rriten, por ne nuk e lejojmë që qytetarët tanë të lihen në margjinat. Ne jemi këtu për të vepruar! Vlerësimet tregojnë se me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, kostot për ushqim dhe pije…
Frika e kësaj udhëheqësie të kriminalizuar të BDI-së nga ndjekja penale i detyron ata t’i japin vetes autogola, vlerëson Koalicioni VLEN. Sipas tyre, nuk ka manipulim më të madh sesa kur klika e BDI-së e akuzon VLEN-in për vendimet e Gjykatës Kushtetuese, përbërja e së cilës është zgjedhur me propozim dhe pajtim të Ali Ahmetit. VLEN “Për më tepër, iniciativa e Komisionit për Antikorrupsion për kontestimin e punësimeve mbi bazë të balancuesit, pra sipas përkatësisë etnike, është parashtruar në kohën kur Nuri Bajrami, baxhanaku i Talat Xhaferit, ishte anëtar i këtij komisioni. As Artan Grubi, si ish-ministër për Sistem Politik…
New York Times i ka kushtuar një artikull mundësisë së krijimit të një shteti të stilit të Vatikanit në Shqipëri. Sipas NYT kryeministri Edi Rama dëshiron t’u japë anëtarëve të Bektashinjve enklavën e tyre të stilit të Vatikanit si një mënyrë për të promovuar tolerancën fetare. Kleriku mysliman që përgatitet të udhëheqë atë që, nëse gjithçka shkon siç është planifikuar, do të bëhet shteti më i vogël në botë, ka plane të zbehta për vendin e ri të vogël. Shteti i tij mysliman në Tiranë do të jetë një enklavë sovrane e stilit të Vatikanit që do të kontrollojë territorin…
Koordinatorja e posaçme e OKB-së për Libanin, Jeanine Hennis-Plasschaert, ngriti shqetësimin lidhur me përshkallëzimin e fundit në rajon pas sulmeve ajrore izraelite në Bejrut, raporton Anadolu. “Sulmi i kësaj pasdite në një zonë me popullsi të dendur në periferitë jugore të Bejrutit është një tjetër përshkallëzim alarmues”, tha Jeanine Hennis-Plasschaert në X. Deklarata e saj vjen pas sulmit ajror izraelit në periferinë jugore të Bejrutit, ku u vranë 12 persona dhe u plagosën 66 të tjerë. “Ne jemi dëshmitarë të një cikli jashtëzakonisht të rrezikshëm dhune me pasoja shkatërruese. Kjo duhet të ndalet tani. Një rrugëdalje diplomatike është ende e…
Nga Njesiti i Zjarrfikësve të Tetovës thonë se deri në orën 20:15 kanë intervenuar duke pompuar ujë nga 13 shtëpi në Reçicë të Vogël ku janë përmbytur oborret, bodrumet dhe katet përdhesë të objekteve. “Shtëpi të përmbytura, garazhe, oborre dhe rrugë janë dëmet nga stuhia që ka përfshirë sonte Tetovën”, njofton Qendra për Menaxhimin e Krizave. Si pasojë e stuhisë, e cila është përcjellë me reshje shiu, breshër dhe bubullima, një pjesë e rrugëve janë përmbytur, veçanërisht afër kazermës në hyrje të Tetovës. “Në rrugën përballë kazermës, garazhet dhe oborret janë të përmbytura, ndërsa pronarët po vendosin barriera të përshtatshme…
Ministria e Financave dhe Bursa e Maqedonisë në periudhën e ardhshme në mënyrë aktive do të punojnë në zhvillimin e tregut sekondar për tregtimin e letrave me vlerë për rritjen e numrit të pjesëmarrësve dhe gjetjes së interesit të tyre në këtë drejtim. Këtë e bëri të ditur ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska në Konferencën vjetore të 23-të të Bursës së Maqedonisë, e cila po mbahet sot në Ohër. “Bursa është vend ku takohen investitorët, vend ku qarkullon kapitali, me ç’rast është shumë e rëndësishme që të krijohen kushte për hyrjen e sa më shumë pjesëmarrësve. Bursa është vend ku…
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski tha se kamerat e reja të sigurisë që po vendosen nëpër rrugët e disa prej qyteteve të Maqedonisë së Veriut, do të regjistrojnë tre lloje të shkeljeve në komunikacion. “Këto kamera do të duhet të vërtetojnë konkretisht kundërvajtjet e bëra në pjesën e tre segmenteve. I pari është parkimi i gabueshëm, flas në qytetet ku do të vendosen, e dyta është kalimi në të kuqe dhe segmenti i tretë është shpejtësia që nuk është e lejueshme”, tha Toshkovski. I pyetur se kur do të vihet në funksion ky sistem i kamerave, Toshkovski nuk…
Kryeministri Hristijan Mickoski nuk do ta shkarkojë zëvendëskryeministri Aleksandar Nikolloskin. Kjo ishte kërkesa e politikanëve bullgar si shenjë e kërkim faljes pas deklaratave të Nikolloskit, i cili ashpër i kritikoi politikanët në Sofje, posaçërisht presidentin Rumen Radev. “Më vjen keq që në mungesë të vizionit serioz, projekteve, strategjisë dhe politikës, dëshirojnë që tema kryesore në Bullgari të jetë Maqedonia dhe çështja maqedonase, por kjo është zgjedhja e tyre, jo e jona. U dëshiroj fushatë të suksesshme dhe më në fund për herë të shtatë të zgjedhin Qeveri politike të qëndrueshme me të cilën ne si Qeveri maqedonase do të mund…
Në përgjigje për TV21, kryetari i komunës së Butelit, Darko Kostovski tha se tanimë është hapur konkursi për kuadër mësimdhënës në shkollën fillore në Vizbeg. Kostovski thotë se secili që është i interesuar dhe mendon se i plotëson kushtet, mund të aplikojë. Konkursi zgjatë tre ditë, respektivisht deri të martën. “Problemi është zgjidhur. Sot është shpallur thirrje publike. Pajtueshmëritë nga Ministria e Arsimit dhe Ministria e Financave kanë arritur gjatë ditës së djeshme. Shpallja do të zgjatë tre ditë pune që do të thotë se deri në mesin e javës së ardhshme tërësisht do të jetë e ekipuar shkolla, edhe…
BDI përmes një komunikate ka reaguar sërish rreth vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të ngrirë mekanizmin për barazi në punësime “balancuesit”. Nga BDI thonë se “VLEN po i mbyll sytë dhe po e lejon rrënimin e të arriturave më të rëndësishme të shqiptarëve për dy dekada me radhë”. BDI “Vlerësojmë se ky vendim shkel drejtpërdrejt dispozitat kyçe të Kushtetutës sonë dhe rrezikon themelet e shoqërisë sonë shumetnike të ndërtuar me shumë vështirësi. Ky vendim cënon përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve nëpër institucionet shtetërore, respektivisht s’ka më punësime për shqiptarët”. BDI apelon për rishqyrtim urgjent të këtij vendimi, me qëllim të…