Vendoset tabelë ndërtimi në rrethrrotullimin pranë qendrës tregtare “East Gate Mall”, si përgatitje për rivendosjen e statujës së figurës kontroverse Andon Lazov Janev – Qose. Për këtë kanë reaguar nga koalicioni VLEN. Feride Haxhiu gjatë konferencës së sotme për shtyp i drejtohet Blerim Bexhetit të Frontit Euroipian duke thënë se ai po vepron në kundërshtim të plotë me interesat e shqiptarëve. Siç tha ajo, Bexheti po vepron në bashkëpunim me kryetaren më të dështuar të Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, dhe këshilltarët e lëvizjes anti-perëndimore LEVICA. Ajo thekson se përderisa qytetarët ankohen për rrugë të prishura dhe menaxhim të dështuar…
Author: Jeta almakos
Kryetari i LSDM-së dhe deputeti në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe, së bashku me koordinatorin e grupit parlamentar të LSDM-së Oliver Spasovski dhe deputetin Fatmir Bytyqi, zhvilluan takim me kryetaren e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë Elisa Spiropali, e cila ndodhet për vizitë zyrtare në vend. Në takim, siç informojnë nga LSDM-ja, është biseduar për marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, si dhe për politikat e ardhshme në drejtim të përshpejtimit të procesit eurointegrues të dy vendeve. Filipçe dhe Spiropali, ranë dakord se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria patjetër të vazhdojnë së…
Kemi potencial që të bëhemi lider ekonomik në rajon me ekonomi konkurruese dhe sistem për luftë pa kompromise kundër korrupsionit, tha kryeministri Hristijan Mickoski në seancën e Këshillit nacional për zhvillim. Ai tha se duhet të ballafaqohemi me korrupsionin në vend dhe të bëhemi shtet që do të bëhet anëtar i BE-së. E thirri opozitën që të marrë pjesë në strategjinë për progres të shtetit. “Kemi potencial të bëhemi lider ekonomik në rajon, me infrastrukturë moderne, me ekonomi konkurruese dhe inovacione që i përkrahin të rinjtë dhe ndërmarrësit. Ne do të vazhdojmë me reforma që do ta përmirësojnë klimën e…
Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti në SHBA realizoi intervistë me Halil Mulën, korrespondentin e RTV21 në SHBA. Duke folur për bashkëpunimin e qeverisë së re me Kosovën dhe Shqipërinë, Mexhiti njoftoi se në tetor, do të ketë takim mes kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe kryeministri Hristijan Mickoski. “E kemi lënë pra që në muajin tetor të bëhet një takim ndërmjet dy kryeministrave, kryeministrit të Shqipërisë dhe kryeministrit të Maqedonisë, apo dy qeverive, edhe këtu për ta thelluar bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve, Maqedonisë dhe Shqipërisë. Prioritet i VLEN-it janë bashkëpunimet me këto dy shtete tona amë dhe po ashtu integrimi i vendit…
Drejtori i shërbimit për punët e përgjithshme dhe të përbashkëta, Ivica Tomovski në Daily Click në TV21 tha se ka pasur tentativë për keqpërdorim dhe keqpërdorim të avionit të qeverisë. Në njërin rast ai përmendi ish ministrin Bojan Mariçiq, ndërsa në rastin e dytë me ish-kreun e Kuvendit, Talat Xhaferi. “Ka një tentativë për keqpërdorim dhe një keqpërdorim klasik të avionit. Si për shembull, Bojan Mariçiq kur kërkoi që avioni të fluturonte nga Shkupi në Nish, ndërsa është më shpejtë dhe më ekonomike të shkosh në Nish me veturë. Dhe për fat kërkesa u refuzua nga shërbimi. Dhe rasti i…
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka takuar Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, zonjën Elisa Spiropali sot në Shkup. “Me zonjën Spiropali diskutuam për çështjet që kanë të bëjnë me anëtarësimin e dy vendeve tona në Bashkimin Evropian, rrugë të cilën e kemi bërë së bashku dhe para vetes kemi shumë sfida. Zonjës Spiropali i kam shprehur shqetësimet e mia në lidhje me marrëdhëniet ndëretnike brenda Maqedonisë së Veriut si dhe shkeljen e legjitimitetit që buron nga vullneti i popullit i shprehur në mënyrë demokratike përmes votës së lirë. Gjithashtu, kemi biseduar për nevojën për Veting me…
VMRO – DPMNE këmbëngul që të zhbllokohet procedura për ligjin e “branitellave”. Deputetja e kësaj partie, Maria Miteve u ka bërë thirrje sot deputetëve të LSDM-së, të cilët janë anëtarë të Komisionit të Punës dhe Politikës Sociale të nënshkruan kërkesën që kryetarja e komisionit, Ilire Dauti nga Fronti Evropian, të vendosë ligjin në rend dite. “Deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit Maqedonia jote, anëtarë të Komisionit për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini, i kanë bërë thirrje deputetëve të LSD-së nga i njëjti komision që ta nënshkruajnë kërkesën drejtuar Ilire Dautit për thirrjen e seancës së Komisionit me pikën e rendit të…
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka thënë se janë në pritje të Maqedonisë së Veriut për fillimin e punimeve për ndërtimin e autostradës Prishtinë-Tetovë. Ky investim sipas tij është në interes të të dyja shteteve, pasi zhvillon turizmin dimëror. Aliu ka thënë se detyrat që i takojnë si Qeveri i kanë përfunduar, sa i përket daljes nga autostrada “Ibrahim Rugova”. “Rruga Prizren-Tetovë, pasi që kemi realizuar marrëveshjet mes dy qeverive dhe është nënshkruar prej dy kryeministrave asaj kohe, kemi filluar atëherë me fazat tjera, gjë që është dashur që të ratifikohen këto marrëveshje nëpër Kuvend të…
Biljana Ivanovska, Ish kryetare e komisionit antiorrupsioni, në kohën e së cilës u inicua kushtetueshmëria e “balancuesit”, mbështet vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të zgjeruar dhe hapur lëndë për masën që sillte përfaqësim të drejtë në administratë. Ajo thotë se një sistem ku merita do jetë e para dhe duke hequr etninë si specifikë, mund të sjellë një administratë më të mirë. Znj. Ivanovska është kundër edhe ligjit që paralajmërohet që duhet të zëvendësojë “balancuesin” sepse sipas saj ligji s’do sjellë asgjë të re. Nga ana tjetër ajo tha se nuk ndjen faj për reagimet e mëdha politike që shkaktoi…
Mijëra izraelitë dolën sërish në rrugë në Tel Aviv të shtunën mbrëma për të denoncuar dështimin për të arritur një marrëveshje midis qeverisë izraelite dhe Hamasit që do të lejonte lirimin e dhjetëra pengjeve të mbetura në Rripin e Gazës. Protestat javore janë bërë gjithnjë e më kritike ndaj qeverisë së kryeministrit Benjamin Netanyahu pasi u njoftua në fillim të këtij muaji se trupat e gjashtë pengjeve ishin gjetur në Rripin jugor të Gazës. Kryeministri Netanyahu siguroi se anëtarët e lëvizjes palestineze i ekzekutuan ata me “një plumb në qafë”. Ai akuzoi udhëheqjen e Hamasit për refuzimin e kushteve për…
Al Jazeera ka cituar mbrojtjen civile të Gazës të ketë thënë se shtatë persona janë vrarë nga bombardimet izraelite të shkollës Kafr Qasim në qytetin perëndimor të Gazës, e cila ka strehuar qindra njerëz të zhvendosur. Zëdhënësi i agjencisë së mbrojtjes civile, Mahmud Bassal raportoi “shtatë martirë dhe një numër të plagosurish, përfshirë raste të rënda, si rezultat i bombardimeve izraelite të shkollës Kafr Qasim” në kampin e refugjatëve. Kjo pason raportet për një sulm të djeshëm në shkollën al-Falah në lagjen al-Zeitoun të qytetit të Gazës, në të cilin 21 persona, përfshirë 13 fëmijë, u vranë, sipas Wafa, agjencia…
Kryeministri rus, Mihail Mishustin, ka përpiluar listën e vendeve që sipas Moskës, imponojnë qëndrime destruktive që janë në kundërshtim me vlerat morale dhe shpirtërore ruse – thuhet në një njoftim të asgjencisë shtetërore ruse – TASS. Lista përshinë 47 vende, të cilët nga Rusia janë vlerësuar si “armiqësore”. Në mesin e tyre gjendet edhe Maqedonia e Veriut e Shqipëria, si dhe të gjithë anëtaret e NATO-s, me përjashtim të Turqisë. Gjithashtu në këtë listë janë edhe të gjitha vendet e Bashkimit Evropian, përveç Hungarisë dhe Sllovakisë. Dokumenti ishte nënshkruar nga kryeministri rus më 20 shtator, kurse është publikuar konform Dekretit…