Author: Jeta almakos

Sot prezantojmë Buxhetin për Qytetin e Shkupit për vitin 2026, por duhet të flasim hapur edhe për realitetin që kemi trashëguar, një nga raportet tremujore  më katastrofike në historinë e qytetit, që nga koha e Petre Shilegovit dhe Danela Arsovskës. Për nëntë muaj janë realizuar të ardhura prej 2.856.417.717 denarë, që do të thotë një mesatare prej vetëm 317.379.746 denarë në muaj. Në vitet e mëparshme gjendja ka qenë e ngjashme, e shpesh edhe më e keqe. Për krahasim, për vetëm 40 ditë kemi realizuar të ardhura prej 659.493.349 denarësh, pothuajse dy herë më shumë se çdo rezultat mujor në…

Lexo më Shumë

Në 10-vjeçarin e fundit, Maqedonia e Veriut po përballet me rënie të numrit të popullsisë, por jo në të gjitha komunitetet. Shqiptarët shënojnë shifra pozitive sa i përket lindjeve dhe vdekjeve, ndërsa maqedonasit kanë regjistruar një shtim natyror negativ prej rreth 4.100 personash më pak. Specialistët theksojnë se duhet të ndryshohen politikat dhe se çiftet e reja duhet të kenë mbështetje për krijimin e familjeve. Në nivel shtetëror janë regjistruar 16.061 lindje dhe 20.201 vdekje, duke rezultuar me një shtim natyror negativ. Megjithatë, ndarja sipas përkatësisë etnike zbulon një diferencë të thellë mes komuniteteve kryesore. Popullsia maqedonase: 6.841 lindje, 14.760…

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh indinjatën dhe shqetësimin e thellë ndaj veprimit skandaloz dhe politikisht të papranueshëm të ministrit Ivan Stoilkoviq, i cili ka larguar nga puna shtatë punonjës shqiptarë në Ministrinë për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, institucion themelor për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe për garantimin e barazisë ndëretnike në vend. Ky vendim përbën një goditje të drejtpërdrejtë ndaj parimeve të barazisë, bashkëjetesës dhe përfaqësimit të drejtë, dhe nuk mund të justifikohet me arsyetime të pavërteta dhe fyese për opinionin publik, siç është pretendimi për një të ashtuquajtur “masë disiplinore”. Në kushte kur punonjësve u mohohen elementet më bazike…

Lexo më Shumë

Koalicioni VLEN ka denoncuar një shpenzim të dyshimtë financiar në komunën e Gostivarit, duke e cilësuar si një nga abuzimet më të mëdha të parasë publike në vend. Sipas koalicionit, një sallë e Këshillit Komunal, e cila sipas tyre mund të ndërtohej me maksimum 50 mijë euro, është ndërtuar me rreth 750 mijë euro. Koalicioni VLEN thekson se dokumenti që provon shifrën ekziston dhe është nënshkruar nga kryetari i komunës, Arben Taravari. Në kumtesë thuhet se kjo praktikë përfaqëson luks për pushtetin dhe varfëri për qytetarët, si dhe mungesë të llogaridhënies. Koalicioni u bën thirrje qytetarëve të Gostivarit të reagojnë…

Lexo më Shumë

Një rast i dhunës në familje është raportuar në qytetin e Gjakovës, ku një grua dyshohet se është keqtrajtuar fizikisht nga partneri i saj. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 23 dhjetor 2025, rreth orës 23:30, ndërsa është raportuar më 24 dhjetor 2025. Viktima, femër kosovare, dyshohet se është keqtrajtuar fizikisht nga i dyshuari, mashkull shtetas i Maqedonisë së Veriut. Policia ka bërë të ditur se viktima ka refuzuar tretmanin mjekësor si dhe strehimin e ofruar nga institucionet përkatëse. Ndërkohë, i dyshuari nuk është arrestuar dhe ndodhet në kërkim policor. Lidhur me rastin, policia ka iniciuar…

Lexo më Shumë

Në Gjykatën Themelore Penale të Shkupit sot pritet të mbahet një seancë e re lidhur me zjarrin tragjik që goditi diskotekën “Puls” në Koçan, ku humbën jetën 63 persona dhe mbi 200 të tjerë u plagosën. Në rend dite janë fjalët hyrëse të mbrojtjes së Aleksandar Nacevit, i konsideruar nga prokuroria si pronar joformal i agjencisë së sigurimit “Rubikon”, si dhe të personave juridikë “MMMM Kafe” SHPKNL Koçan dhe “Rubikon Security Solutions”. Në seancën e mëparshme, prokurori Borçe Janev theksoi se gjykimi shkon përtej një procesi ndëshkimi, duke e cilësuar si një hap drejt përballjes publike me përgjegjësinë institucionale. “Zjarri…

Lexo më Shumë

Në emrin tim personal dhe në emër të Qeverisë, i uroj të gjithë qytetarët që festojnë Lindjen e Krishtit – Krishtlindjet sipas kalendarit Gregorian për festën me urime të sinqerta për mirëqenie, paqe shpirtërore dhe shëndet të mirë,thuhet në postimin në Facebook të kryeministrit Hristijan Mickoski. “Le t’u shtrijmë dorën fqinjëve dhe bashkëqytetarëve tanë, pavarësisht dallimeve, atyre që kanë nevojë për ndihmën tonë, kategorive më të prekshme dhe të gjithë atyre që përballen me sfida. Krishtlindjet janë festa e dhënies dhe ndarjes së dashurisë dhe mirëkuptimit të ndërsjellë. Tradita jonë si vend dhe shoqëri na ka mësuar gjatë shekujve se…

Lexo më Shumë

Në emisionin “Debat në Shenja”, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, u pyet nëse BDI sot ndodhet në fazën më të vështirë nga themelimi i saj, u përgjigj duke thënë se “BDI ndodhet në një situatë që kur s’ka qenë më i fort se sa sot”. “Lëvizje parti, thuani si të doni BDI-në, edhe pse nuk do të më takonte mua, se dikush do të mendoj se bëj vlerësim për një subjekt që unë i takoj, BDI, është aset kombëtar, BDI është vlerë kombëtare, dhe duhet të ruhet jo vetëm nga anëtarësia e BDI-së, por nga çdo shqiptarë”, tha Ahmeti.

Lexo më Shumë

I pyetur se cili ishte mesazhi i qytetarëve në zgjedhjet lokale, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, tha se votuesit në rrethinë e parë e dhanë porosinë, AKI-ja fitoi zgjedhjet. “Tani në rrethinë e dytë, u apliku një inxhiniering i tmerrshëm, uroj që kjo të mos ndodh kurrë në pazaret të pista dhe kjo duhet të jetë shqetësim për çdo këndë sepse bën devalvim të votës, të përcaktimit me të drejtë njëri nga presidentët amerikan thotë: me një plumb vret armikun tënd që e ke përpara, me votë vret ardhmërinë e fëmijëve, kështu që do të jemi të kujdesshëm dhe të…

Lexo më Shumë

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti duke përmendur të arriturat e BDI-së, tha se edhe agjenda e gjelbër të cilën kohë më parë ata si parti e promovuan është projekt kombëtar i cili nuk u takon vetëm atyre si shqiptar, por u takon të gjithëve. Sa i përket zyrtarizimit të gjuhës shqipe, Ahmeti tha se gjuha shqipe është zyrtare. “Gjuha shqipe është zyrtare. U protestua sepse u përgatit material nga gjykata kushtetuese 75 faqe për ta ndryshu ligjin e gjuhës shqipe, për atë u përgatit protesta. Mos prek aty ku nuk preket, sepse po e preke ligjin e gjuhës nuk i…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar sot shpartallimin e një rrjeti kriminal të përfshirë në trafikimin dhe shfrytëzimin seksual të një të miture në Tetovë. Pesë persona janë vënë në pranga pas një hetimi nga Njësia për Luftimin e Trafikimit me Njerëz. Sipas policisë, i dyshuari kryesor, F.M 25, vjeç kishte mashtruar viktimën 15-vjeçare duke e futur në një lidhje të rreme, për ta detyruar më pas përmes shantazhit të konsumonte drogë dhe të shfrytëzohej seksualisht nga persona të tjerë për përfitime parash. Ndër të arrestuarit është edhe një person i ngarkuar për “sigurinë” e viktimës, i cili akuzohet…

Lexo më Shumë

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgievski ka kryer inspektim në vazhdimin e aktiviteteve ndërtimore në rrugën “Lublanska”, me çka pas një periudhe të gjatë ndalese, është riaktivizuar projekti për vënien në funksion të urës në Komunën e Karposhit. Ky është një hap i rëndësishëm drejt zgjidhjes së një prej sfidave të gjata infrastrukturore dhe vendosjes së një lidhjeje kyçe trafiku me interes për të gjithë Shkupin, njoftuan sot nga Kabineti i Qytetit të Shkupit. Më në fund, pas një periudhe të gjatë ndalese, vazhdon ndërtimi i rrugës “Lublanska”, e cila do ta vërë në funksion urën në Karposh. Besimi…

Lexo më Shumë