Sekretari i Përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të ditës së djeshme të Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski. Ai i cilëson ato si dëshmi të një qasjeje joprofesionale dhe tendencioze, e cila, sipas tij, rrezikon seriozisht parimet themelore të Marrëveshjes së Ohrit dhe karakterin multietnik të shtetit. Ademi vlerëson se Kryetari i Gjykatës Kushtetuese po e shndërron jo vetëm veten, por edhe institucionin që drejton, në një organ parapolitik majorizues, në funksion të zhbërjes graduale të Marrëveshjes së Ohrit. ARBËR ADEMI, SEKRETARI PËRGJITHSHËM I BDI-SË “Të thuhet se ‘as nuk japim, as…
Author: Jeta almakos
Ndonëse dikasteri që drejton Ivan Stoilkoviq mban një emër pompoz, Ministria e Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve Ndërmjet Bashkësive, realiteti që buron prej saj tingëllon krejt tjetër. Në vend që të jetë një urë mirëkuptimi, fjalët “bashkëjetesë” dhe “barazi” mbeten vetëm dekor institucional, pasi precepetohet se më shumë shërben për përçarje sesa për bashkim. Situata në këtë ministri ka ngjallur reagime në opinion, sidomos tek të punsuarit të etninetit shqiptar, pasi 76 prej tyre nuk kanë kushte minimale për ta kryer punën e tyre, madje nuk u është siguruar as zyrë për punë, as llap-top, as tavolina dhe as karrige. E,…
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela, deklaroi se vendimi për pjesëmarrjen e mundshme të partisë në Qeveri, do të merret nga Kuvendi i ASH-së, përcjell Gazeta “lajm” dhe “lajm tv”. Sipas zotit Sela, nëse kjo çështje përfshihet në rendin e ditës së Kuvendit, nuk ka zgjidhje tjetër përveçse të diskutohet. “Kuvendi ka të drejtë të marrë vendim. Prioriteti ynë është konsolidimi i partisë, prandaj do të shkojmë në kongres, ndërsa temat e tjera natyrisht se mund të diskutohen. Unë nuk e di se cili do të ishte propozimi i çdo anëtari të Kuvendit në momentin që do të…
Kandidati i VLEN-it për kryetar të Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, sonte në emisionin “Debat në SHENJA” ka ngritur akuza të rënda ndaj kundërkandidatit të tij, duke e akuzuar për, siç tha ai, “krim” në lidhje me furnizimin e karrigeve për institucionet komunale. Bejta deklaroi se ka qenë i pranishëm në momentin e nënshkrimit të Kodit për zgjedhje të lira dhe demokratike, ndërsa akuzoi se një karrige për kryesuesin e Këshillit Komunal, e cila sipas tij kushton rreth 30 euro, është faturuar me një vlerë mbi 10 mijë euro. “Kjo që ka ndodhur nuk është korrupsion, por krim. Krim është.…
Kandidati i AKI-t për kryetar të Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, ishte sonte i ftuar në emisionin “Debat në SHENJA”, ku foli për projektet kryesore të realizuara dhe ato që pritet të realizohen gjatë mandatit të tij në krye të komunës. Limani theksoi se Komuna e Gostivarit ka zbatuar një numër të madh projektesh, duke u ndalur veçanërisht te ato që, sipas tij, do ta transformojnë dukshëm qytetin. “Janë shumë projekte të realizuara, por do të veçoja disa nga më kryesoret që do të ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin urban të Gostivarit. Një nga projektet më të rëndësishme është ndërtimi i…
Bashkimi Demokratik për Integrim ka njoftuar sot se lideri i partisë, Ali Ahmeti, ka emëruar tre kryetarë të rinj të degëve të partisë, si pjesë e procesit të vazhdueshëm të riorganizimit dhe fuqizimit të strukturave në terren. Emërimet e reja përfshijnë Butrint Selën si kryetar i Degës së BDI-së në Dibër, Muharrem Asanin për degën e Butelit dhe Arkin Jahijin për degën e Bërvenicës. Sipas njoftimit të partisë, kjo përbën pakon e dytë të kryetarëve të degëve të emëruar brenda një jave, pas vendimeve për degët e Tetovës, Gostivarit, Strugës, Kumanovës dhe Çairit. BDI thekson se qëllimi i këtyre emërimeve…
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit i Maqedonisë së Veriut, Aleksandar Nikolloski, ka zhvilluar sot takim pune me Ambasadorin e Turqisë në Shkup, Fatih Ulusoy, me të cilin është diskutuar thellimi i bashkëpunimit ekonomik dhe zhvillimi i projekteve infrastrukturore, transmeton Anadolu. Siç thuhet në një njoftim të Ministrisë së Transportit, gjatë takimit janë konfirmuar marrëdhëniet e mira bilaterale mes dy vendeve, të cilat tradicionalisht janë miqësore dhe të rëndësishme për të dy popujt. Pjesë e bisedës ka qenë politika investuese e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, me fokus në projektet infrastrukturore të planifikuara dhe bashkëpunimin në sektorin e transportit. Nikolloski ka…
Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës përmes një njoftimi për media ka ndarë lajmin se për të shtunën më 27dhjetor në Shkup di të mbledh kuvendin e pestë të partisë pas vendimit për largim nga koalicioni me AKI-në. Nga ana tjetër kryertari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti gjatë një emisioni një ditë më parë paralajmëroi bashkimin e ASH-së me VLEN-in dhe përfshirjen e saj në qeveri. Kuvendi i së shtunës nuk dihet nëse do të diskutohet edhe kalimi i ASH-së në VLEN dhe përfshirja e saj në qeverisjen e vendit. Ndërkohë Ziadin Sela edhe më tej vazhdon të pret…
MEPSO njofton se ka përfunduar me sukses procedura përzgjedhëse për ndërtimin e interkonektorit 400 kV Manastir-Elbasan, duke zgjedhur konsorciumin ndërkombëtar të udhëhequr nga DALEKOVOD d.d. nga Kroacia si ofertuesin më të favorshëm me vlerë 19,6 milionë euro. Në njoftimin e saj, MEPSO thekson se “me këtë hap, kompania zyrtarisht rifillon projektin që do të krijojë lidhjen kyçe energjetike midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë.” Punimet do të realizohen brenda 900 ditëve, duke përfunduar Korridorin Energjitik Rajonal 8 dhe përmirësuar ndjeshëm tensionin në pjesën jugperëndimore të vendit. MEPSO garanton zbatim transparent dhe efikas të projektit, duke përdorur…
TV21 e ka parë draft-planin se si parashihet që Koalicioni VLEN të shndërrohet në një parti të vetme politike me emrin Unioni Demokratik Shqiptar VLEN, e cila do të regjistrohet si organizatë politike në Regjistrin Qendror të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Sipas dokumentit, ky emër tashmë ekziston si opsion juridik dhe parashihet ose themelimi i një partie të re me këtë emër, ose ndryshimi i emrit të njërës prej partive ekzistuese në VLEN. Sipas orientimit politik, VLEN do të pozicionohet në qendrën e djathtë, ndërsa ideologjikisht do të bazohet në parimet konservatore, me theks në kombin, familjen tradicionale dhe…
Në prag të zgjedhjeve të përsëritura lokale të 11 janarit, kandidati i koalicionit VLEN për Komunën e Gostivarit, Nevzat Bejta ka vazhduar me akuza ndaj kundërkandidatit Valbon Limani dhe oponentëve politik. Edhe sot Bejta ka zbuluar një dokument që sipas tij dëshmon keqpërdorim të rëndë të buxhetit të Komunës së Gostivarit. Sipas Bejtës, mjetet publike janë shpenzuar për mbushjen e gropave në rrugë, ndërkohë që në terren nuk ka pasur punime reale dhe askund nuk duken retultatet. Sipas ti, këto dokumente tregojnë që shpenzimet janë bërë, paratë janë harxhuar, por gjendja faktike në rrugë flet ndryshe. Shton se kjo është…
Shitësit te “Tregu i grave” në Tetovë kanë pranuar një njoftim nga Myftinia e Tetovës se brenda një jave duhet ta lirojnë këtë vend. Kjo i ka revoltuar, pasi thonë se kanë 30 vjet që shesin këtu dhe me këtë punë mbajnë familjet. Përveç kësaj, afati i dhënë është shumë i shkurtër, pasi kanë investuar në mallin që shesin e tani do t’u ngelet. Kërkojnë nga myftinia që të gjejnë një zgjidhje ose t’u caktohet ndonjë vend tjetër. “Kërkojmë nga Bashkësia Fetare Islame, sepse dje na erdhën si në dasmë, që urgjentisht, që javën që vjen, të lirohet tregu i…

