Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski thotë se si qeveri janë “pro” rritjes së pagës minimale në vend. “Si qeveri, jemi pro rritjes së pagës minimale sepse do të kemi të ardhura më të mëdha brenda buxhetit. Ne jemi një punëdhënës me 100 mijë punonjës, dhe shteti ka 705 mijë punonjës. Ata 600 mijë do të vijnë tek ne. Nëse shikojmë me egoizëm, atëherë mund të themi se duhet të rritet nga nesër, por ne themi se jemi një qeveri që ndërmjetëson midis punëdhënësve dhe punëtorëve. Çdo marrëveshje që ata arrijnë, ne si qeveri do ta mbështesim”, tha kryeministri Hristijan Mickoski…
Author: Jeta almakos
Pak para vitit të ri, ZirafaMall.mk nis me kampanjën e saj tëVitit të Ri, duke u dhënë blerësve edhe më shumë arsye për tëblerë online në mënyrë të zgjuar dhe me kosto efektive. Fushatau krijua me një qëllim: të fillojmë vitin e ri me oferta tëshkëlqyera, produkte me cilësi të lartë dhe kursime që ndihenvërtet. Si pjesë e fushatës së Vitit të Ri, blerësit mund të shijojnë zbritjetë konsiderueshme në mijëra produkte nga kategori të ndryshme: elektronikë, gaming pajisje, modë, kozmetikë, produkteshtëpiake dhe shumë më tepër! Qoftë një përmirësimteknologjik, një dhuratë për të dashurit apo diçka që e kenidëshiruar për…
Mësuesit e shkollave fillore dhe të mesme do të marrin rritje page nga marsi i vitit të ardhshëm, njoftoi Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska. Sipas njoftimeve të saj, rritja do të jetë midis 7.5 dhe 10 përqind, varësisht nga llogaritjet përfundimtare. Ministrja theksoi se kjo është një masë kyçe për motivimin e edukatorëve, e përforcuar më tej nga konkurrenca në karrierë. “Ajo që nuk ka qenë e mundur të bëhet deri më tani, ne e kemi bërë. Jam krenare për suksesin që kemi arritur, i cili u vu re në raportin e Komisionit Evropian”, tha Janevska në konferencën…
Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ashpër ndaj, siç e cilëson, propagandës së radhës së VLEN-it, duke e akuzuar këtë subjekt për manipulim të statistikave dhe përpjekje për të krijuar një realitet të rremë rreth përfaqësimit të shqiptarëve në institucionet shtetërore. Sipas BDI-së, të dhënat zyrtare të Avokatit të Popullit e konfirmojnë qartë se rritja e përfaqësimit të shqiptarëve në administratën shtetërore ka ndodhur deri në tetor të vitit 2024, pra në periudhën kur ishte ende në fuqi mekanizmi i balancuesit. Çdo shifër pozitive e përfshirë në raportin për vitin 2024, thekson BDI, është rezultat i drejtpërdrejtë i këtij mekanizmi…
Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka përgëzuar qytetarët e Republikës së Kosovës për procesin zgjedhor, duke vlerësuar maturinë dhe pjekurinë e lartë demokratike të treguar gjatë votimit. Sipas Ahmetit, zgjedhjet u zhvilluan në mënyrë të lirë, të ndershme dhe plotësisht demokratike, në përputhje me standardet evropiane, çka – siç thekson ai – konfirmon forcën e institucioneve dhe vullnetin e lirë të qytetarëve të Kosovës. Ai ka uruar Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryeministrin Albin Kurti për fitoren e shënuar, duke nënvizuar se Kosova ka nevojë për stabilitet, zhvillim dhe një vizion të qartë shtetëror në shërbim të qytetarëve të…
Pas dëshmisë së ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Toma Avramski, se ish-kryeministri po ndërton një ndërtesë 42-katëshe në Dubai, e njëjta gjë u konfirmua nga Venko Filipçe dhe LSDM, akuzojnë sot nga VMRO-DPMNE. “Si LSD ashtu edhe Filipçe konfirmuan se Zaev po ndërton një ndërtesë në Dubai, nga ku të dy kanë viza të arta, por thonë se Filipce nuk është partner në këtë projekt ndërtimi shumëmilionësh. Ajo që duket si dilemë, dhe për të cilën Filipçe ende nuk jep përgjigje, është se si dhe mbi çfarë baze e mori vizën e artë për në Dubai? Për njëfarë kohe, ai pretendonte…
Kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti ka përgëzuar Albin Kurtin për rezultatin e zgjedhjeve ndonëse ende nuk ka përfunduar procesi i numërimit të votave, përcjell Tv21. Mexhiti tha se ky rezultat është lajm i mirë që vjen nga Kosova, ndërkohë shtoi se, është kënaqësi të shoh fitoren e re të Albin Kurtit. “Një sihariq i mirë vie nga Kosova. Edhe një fitore e Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje. I dashuri Albin, është kënaqësi e madhe të shoh fitoren tuaj të re, edhe më të madhe se në zgjedhjet e kaluara. Zgjedhjet demokratike të zhvilluara sot, e rikonfirmojnë që Kosova…
Policia njofton se një 52-vjeçar, shtetas i Kosovës me qëndrim të përkohshëm në Haraçinë, ka shkaktuar një aksident të rëndë trafiku në Shkup, duke u përplasur me disa automjete të parkuara, kontejnerë, një semafor dhe automjete në lëvizje. Sipas njoftimit zyrtar, më 26.12.2025 rreth orës 12:30, në SPB Shkup është raportuar se në rrugën “Grigor Prliçev”, një automjet pasagjerësh “Seat” me targa të Shkupit, i drejtuar nga S.R. (52) nga Kosova, me qëndrim të përkohshëm në fshatin Haraçinë, është përplasur me tre automjete të parkuara – “Citroën”, “Chevrolet” dhe “Peugeot”, të gjitha me targa të Shkupit, si dhe me tre…
Kur janë numëruar mbi 61 për qind e vendvotimeve, Lëvizja Vetëvendosje ka kaluar 50 përqindëshin e votave. Aktualisht, ka 50.24 për qind apo 257.390 vota. Partia Demokratike e Kosovës ka 20 për qind apo 102.460 votave. Lidhja Demokratike e Kosovës ka 14.16 për qind apo 72.566 vota. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka 6.57 për qind apo 33.659.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon me numërimin e votave nga vendvotimet ku deri më tani janë procesuar 90,89% e të gjitha votave apo 2,324 vendvotime nga 2,557 sa janë gjithsejtë. Si rrjedhojë numërimi është përmbyllur në katër komuna: Gjakovë, Dragash, Junik dhe Mamushë. Në Gjakovë LVV është e para me 53,88% apo 22 mijë e 491 vota. Edhe në Dragash LVV është e para me 37,94% apo 4 mijë e 682 vota. Kujtojmë se këto dy komuna në nivel lokal drejtohen nga AAK dhe LDK të cilat në zgjedhjet e sotme janë renditur të dytat.
Banorë të lagjes Lisiçe e Re në Shkupjanë zgjuar sot me një situatë shqetësuese, pasi gomat e 32 automjeteve u gjetën të shpura pa asnjë arsye të dukshme. Sipas qytetarëve, veturat kanë qenë të parkuara rregullisht në parkingun para ndërtesave të tyre, ndërsa dëmtimet janë konstatuar gjatë orëve të mëngjesit. Rasti ka shkaktuar revoltë dhe shqetësim te banorët, të cilët kërkojnë zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve. Ende nuk ka informacione zyrtare nga policia nëse është hapur procedurë hetimore.
Kandidati për kryetar të komunës së Gostivarit, Valbon Limani, së bashku me Kryesuesin e Këshillit Komunal, Valdet Xhaferi, realizuan një takim të hapur me bashkëvendësit e Ravenit, ku u zhvillua një diskutim rreth nevojave dhe prioriteteve të kësaj zone. Banorët e Ravenit shprehën mendimet, sugjerimet dhe shqetësimet e tyre. Takimi u zhvillua në një frymë bashkëpunimi, ku dialogu i hapur u vlerësua si bazë për vendimmarrje të drejtë dhe projekte konkrete në interes të qytetarëve. Kandidati Valbon Limani falënderoi banorët e Ravenit për pjesëmarrjen, mbështetjen dhe besimin e treguar, duke theksuar se vetëm së bashku, me qytetarët, mund të ndërtohet…

