Author: Jeta almakos

Kuvendi sot pasdite, në kuadër të seancës së 70-të, verifikoi mandatet e tre deputetëve të rinj: Aleksandra Nikollovska, Martin Stojanovski dhe Mito Andonov. Stojanovski zë vendin e Igor Nikollovskit, i cili më herët kishte njoftuar Komisioni Shtetëror të Zgjedhjeve se nuk e pranon mandatin. Tre deputetët e rinj do të zëvendësojnë Beti Stamenkoska-Trajkoska, Jane Micevski dhe Dejan Prodanoski, të cilët u zgjodhën kryetarë të komunave të Kisella Vodës, Sopishtës dhe Prilepit.

Lexo më Shumë

Rritja e rrogës minimale dhe rritja e inflacionit ka përplasur pushtetin dhe opozitën në Kuvend. Deputetja e Lidhjes Social Demokrate, Jovana Trençevska, ka akuzuar Qeverinë dhe Ministrin Durmishi për mungesë të strategjisë dhe për faktin se me ardhjen e Qeverisë VMRO-VLEN  është harruar premtimi për rrogë minimale prej 500 euro që ishte kërkesë e vazhdueshme e opozitës. Trençevska ka thënë se Maqedonia e Veriut është vendi i fundit në rajon sa i përket rrogës minimale. JOVANA TRENÇEVSKA – DEPUTETE E LSDM-SË  Qeveria propozon rritje edhe atë duke pritur deri në mars të 2026-tës ndoshta për 2 mijë denarë mundet edhe…

Lexo më Shumë

Atë që kemi premtuar, tani po e ndjejnë qytetarët në vepra. E fundit është thirrja publike për aplikimin e studentëve për marrjen e vauçerëve, ku 55 mijë studentë nga Republika e Maqedonisë së Veriut do të pajisen me pajisje elektronike në vlerë prej 15 mijë e 300 denarë. Gjithçka që duhet të bëjnë studentët është të kyçen në sistemin e e-shërbimeve në ueb faqen uslugi.gov.mk dhe të bëjnë aplikimin dhe pas kryerjes së aplikimit do t’ju dalë një informim që e kanë marrë vauçerin me vlerë. Ajo që ne dëshirojmë të bëjmë si apel si VLEN dhe si Qeveri është…

Lexo më Shumë

Prokuroria në Shkup ka ngritur aktakuzë ndaj një 23-vjeçari nga Vollkova për kryerje të akteve të tjera seksuale ndaj një vajze pesëvjeçare, vepër e parashikuar nga neni 188 i Kodit Penal. Ngjarjet dyshohet të kenë ndodhur mes majit dhe korrikut të këtij viti, në shtëpinë e të pandehurit, i cili e ka kërcënuar viktimën të mos tregojë. Prokuroria ka kërkuar gjithashtu vazhdimin e masës së paraburgimit. “Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka ngritur aktakuzë kundër një 23-vjeçari nga Vollkova, pasi janë siguruar prova se ai ka kryer akte të tjera seksuale me një vajzë nën moshën 15 vjeç, në përputhje…

Lexo më Shumë

Dy persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur këtë mëngjes në Lisiçe të Epërme të Shkupit, në rrugën që çon drejt lagjes Pintia. Sipas fotografive të publikuara në rrjetet sociale, shihet një automjet i përmbysur, i cili më herët ishte përplasur me një kamion. Sipas informacioneve të para, në vendngjarje ka mbërritur menjëherë Ndihma e Shpejtë, e cila ka konstatuar lëndime të lehta tek dy persona.

Lexo më Shumë

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi sot nga foltorja e Parlamentit tha se Maqedonia është para Shqipërisë, Bullhgarisë dhe Serbisë për sa i përket pagës minimale. Sipas tij, opozita bën propozime populiste sa i përket pagës minimale, pa bërë përllogaritjet në bazë të zhvillimit ekonomik, standardit jetësorë etj. “Sipas eurostatit paga minimale në Europë nga vendi në vend ndryshon, ndërsa ne si vend jemi në mes. Dua t’ju informojë që paga minimale më e ulët se tek ne është në Shqipëri, Bullgari e Serbi. Dhe ju përmendet që po, Shqipëria ka thënë se do e rrisë pagën minimale, ndërkaq…

Lexo më Shumë

Qendra për Menaxhimin e Krizave në një njoftim për media thotë se për shkak të reshjeve intensive të shiut në pjesë të Maqedonisë Perëndimore, veçanërisht në rajonin e Pollogut dhe Komunën e Tetovës, janë vërejtur probleme me përthithjen e kanalizimeve atmosferike dhe fekale në pjesët urbane të qytetit. Kjo ka çuar në grumbullim dhe krijim të sipërfaqeve me ujë nën nënkalimet dhe mbikalimet. “Apelojmë për kujdes të shtuar gjatë lëvizjes nëpër rrugë dhe shmangie të qarkullimit drejt pjesëve të lartpërmendura të infrastrukturës rrugore.Ekipet kompetente janë në terren dhe po punojnë aktivisht për tejkalimin e gjendjes”, thonë nga QMK.

Lexo më Shumë

Në emisionin “Debat në Shenja” kryetari i ASH-së Ziadin Sela tha se fitues në këto zgjedhje ishte vetëm VMRO, derisa tha se e shfrytëzon këtë moment për ta uruar, duke nënkuptuar se nuk është VLEN koalicioni që ka fituar në kampin shqiptar, raporton SHENJA. “Unë çdo herë kam pasur përballë pushtetin, sidomos në zgjedhjet lokale. Tani mirë se erdhën në realitet, këta që e kaluan tani. Zgjedhjet assesi nuk mund të quhen demokratike. Në këto zgjedhje fituese është vetëm VMRO-ja dhe shfrytëzoj rastin ta uroj fituesin. Unë nuk e kam krijuar këtë situatë. Unë jam viktimë politike”, tha Sela.

Lexo më Shumë

Tërmet me intensitet prej tre ballë sipas Shkallës Makroseizmike Evropiane sot ishte ndjerë në pjesën verilindore të vendit, informojnë nga Opservatori Sizmologjik në kuadër të Fakultetit Matematiko – Natyror në Shkup. “Rrjeti Telemetrik Sizmologjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot në orën 15:48 regjistroi tërmet me epiqendër në zonën kufitare në afërsi të Blagoevgradit, rreth 124 kilometra në juglindje të Shkupit, me magnitudë lokale prej ML 3.2”, njoftojnë nga Observatori Sizmologjik. Sipas të dhënave fillestare, tërmeti ishte ndjerë në pjesët verilindore të vendit, veçanërisht në Dellçevë dhe Vinicë si dhe në vendbanimet përreth, me intensitet prej tre ballë sipas…

Lexo më Shumë

Një stuhi e fortë me erëra të fuqishme jugore ka goditur rajonin e Shkupit, duke shkaktuar probleme serioze në trafikun ajror, njofton TV21. Sipas njoftimit të Qendrës për Menaxhim me Kriza, për shkak të erës së fuqishme, dy avionë janë detyruar të devijojnë dhe të ulen në aeroportin e Prishtinës, ndërsa dy të tjerë po vazhdojnë të qarkullojnë në ajër në pritje të udhëzimeve për ulje. “Për shkak të erës së fortë jugore, e cila e ka përfshirë rajonin e Shkupit, dy avionë janë devijuar për ulje drejt aeroportit të Prishtinës, ndërsa dy të tjerë ende po qarkullojnë dhe po…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski paralajmëroi sot ndryshime të thella kadrovike në administratë dhe ndërmarrjet publike pas fillimit të mandatit të tij të tretë. “Definitivisht do të ketë ndryshime nga eshaloni i parë e deri te i fundit, kudo ku ka vërejtje në punën e individëve, sepse asnjë sistem nuk mund të mbështetet në vullnetin e mirë të një personi, por duhet të ndërtohet sistem që është në funksion të qytetarëve“, deklaroi Dimitrievski. Ndryshimet në pozitat udhëheqëse priten edhe për shkak të marrëveshjes me partnerët e koalicionit VMRO-DPMNE, DPSM dhe VLEN. Sipas informacioneve jozyrtare për Kumanovonews, NP “Pastrim…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski ka njoftuar se sot i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale, përcjell TV21. Ministri thotë se operacioni ka kaluar me sukses dhe se vijon periudha e rikuperimit. “Të nderuar qytetarë, sot në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” në Shkup iu nënshtrova një ndërhyrjeje kirurgjikale të suksesshme dhe ndjehem i qëndrueshëm. Aktualisht jam nën mbikëqyrjen e mjekëve, pas çka do të vijojë një periudhë e shkurtër rikuperimi. Ju siguroj se Ministria e Punëve të Brendshme vazhdon të funksionojë pa ndërprerje dhe në mënyrë efektive sipas procedurave të përcaktuara. I gjithë ekipi profesionalisht po kryen detyrat, dhe…

Lexo më Shumë