Author: Jeta almakos

Në pyetje e TV21 nëse qeveria planifikon të ndajë mjete për furnizim me vetura elektrike, kryeministri Hristijan Mickoski tha se kjo pritet të realizohet me buxhetin e ri. Siç thotë, të gjitha institucionet janë të obliguara të bëjnë regjistrim të veturave. “Duam të bëjmë që të kemi qasje ndryshe përmes leasing-ut operativ, që të ulim shpenzimet për mirëmbajtjen e tyre dhe në këtë mënyrë të ofrojmë një flotë të re automjetesh, mes të cilave sigurisht do të ketë edhe automjete të tilla elektrike, hibride etj. Automjete me të cilat sigurisht nuk do të ketë emetim të grimcave të këqija, siç…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE si një nga partitë më të mëdha në pushtet këmbëngul se koalicioni qeveritar është stabil. Këtë e theksoi zëdhënësja e kësaj partie, Marija Miteva, përcjell INA. “Që koalicioni qeveritar është stabil tregon edhe fakti që në Kuvend kemi pothuajse shumicë prej 2/3. Qeveria është fokusuar në projekte dhe masa që nënkuptojnë jetë më të mirë për qytetarët. Raportet janë në drejtim të një dialogu stabil politik për zhvillim dhe transformim ekonomik”, nënvizoi Miteva. Debatet e nxehta midis partnerëve të koalicionit u nxitën nga një deklaratë e deputetit të VLEN, Halil Snopçe, i cili theksoi se nëse në Kuvend kalon…

Lexo më Shumë

Rritja e vazhdueshme e shportës minimale dhe në anën tjetër ulja e pagës mesatare janë shqetusese për qytetarët, pasi kjo nënkupton se punëtori varfërohet dhe fuqia blerëse ulet. Kështu ka deklaruar për Televizionin Shenja, profesori universitar, Nasir Selimi, i cili thekson se në këtë mënyrë standardi jetësor rritet mjaftueshëm. Sipas tij, mos-harmonizimin mes pagës mesatare dhe shportës minale, më së shumti e pësojnë qytetarët. NASIR SELIMI, PROFESOR UNIVERSITAR “Absulutishtë qytetarët në këtë rastë e pësojnë më së shumti, për shkak të se siç thash edhe pak më parë, këto kanë fuqi blerëse më të vogël, që nënkupton edhe varfërimin e…

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore Publike ka ngritur aktakuzë kundër ish-drejtoreshës organizative të Institucionit Shëndetësor Publik – Klinika Universitare për Toksikologji Besia Iljazi për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar. Ajo, sipas njoftimit të Prokurorisë, ka tejkaluar kompetencat e saj zyrtare me qëllim që t’u mundësojë përfitim pasuror të kundërligjshëm për 17 persona, duke dëmtuar buxhetin e shtetit pothuajse 11 mijë euro. Prokuroria Themelore Publike “Duke vepruar në kundërshtim me Ligjin për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktin e Interesit, Kodin Zgjedhor dhe Ligjin për Kujdesin Shëndetësor, ajo në maj të këtij viti ka lidhur kontrata pune me personat për punësimin e tyre në…

Lexo më Shumë

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, të enjten dhe të premten do të jetë mysafir i kryeministrit Hristijan Mickoski në Ohër. Kredia nga Hungaria, bashkëpunimi dypalësh, operatori mobil hungarez 4iG (ForAiGji), si dhe mbështetja hungareze për procesin e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut pritet të jenë në fokus të bisedimeve mes kryeministrave të të dyja vendeve. Delegacioni nga Qeveria hungareze do të udhëhiqet nga kryeministri i Hungarisë, ndërsa janë paralajmëruar edhe takime të ministrave të Maqedonisë së Veriut me kolegët nga delegacioni hungarez. Siç është paralajmëruar nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut, takimi zyrtar kokë më kokë është paraparë të premten.…

Lexo më Shumë

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, sot mori pjesë në konferencën me temë “Nga Sllovenia në Maqedoninë e Veriut: Sinergjia e arsimit dhe biznesit në Maqedoninë e Veriut”, organizuar nga Ambasada e Republikës së Sllovenisë, Organizata e Studentëve nga Maqedonia dhe Shoqëria e Biznesmenëve nga Sllovenia dhe Maqedonia. Siç njoftojnë nga ministria, qëllimi i kësaj konference ishte që të mblidhen studentë të rinj, përfaqësues të institucioneve dhe biznesmenë në një vend, të dëgjohen sfidat me të cilat po përballemi si vend dhe të punojmë së bashku në gjetjen e zgjidhjeve që do të përmirësojnë pasqyrën demografike të…

Lexo më Shumë

Ish-kryeministri i RMV-së dhe deputet aktual në Kuvend, Dimitar Kovaçevski, në paraqitjen e tij të parë në media pas zgjedhjeve të majit, ka thënë se partia e tij nuk mund të bënte koalicion me paritë shqiptare, pasi në gjithë këtë ka ndërhyrë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Kovaçevski tha se Kurti ka qenë çelësi i formimit të koalicionit “VLEN” dhe dërgimin e BDI-së në opozitë. “Kurti është prezent në politikën në Maqedoni dhe këtë nuk mund ta mohojë askush. Ai ka përfaqësuesin e partisë së tij deputet në Kuvendin e RMV-së. LSDM nuk ka mundur të bëjë koalicion të madh…

Lexo më Shumë

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Lulzim Aliu theksoi për INA se është tërhequr listat me propozimet për në komisionet sektoriale të Ministrisë së Arsimit. “Behet fjalë për nominime në komisionet sektoriale të propozuara nga MASh, por që në ndërkohë pas konsultimeve me kabinetin e minstres janë tërhequr për t’i analizuar dhe për të dhënë propozime të cilat do të jenë më gjithëpërfshirëse, duke mbajtur llogari edhe për aspektin e përgatitjes profesionale dhe përfaqësimit të drejtë”, deklaroi zëvendësministri Aliu. Ndërkohë, sot nga disa funksionarë të BDI-së është publikuar sot një dokument i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës ku shihen propozime nëpër…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski tha se rritja e pagave në arsim pritet të ketë vitin e ardhshëm. “Epo do të ketë, është e paraparë në kuadër të Buxhetit, ne kemi një version pune të cilin po e finalizojmë. Këtë javë duhet ta përfundojmë në fillim të javës së ardhshme dhe pres që javën e ardhshme që në seancën e qeverisë të paraqitet draft-versioni i buxhetit për vitin e ardhshëm. Më pas, si zakonisht, sipas rendit dhe procedurave, ai do të dalë para deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë. Kështu që rritja e pagave është e paraparë si brenda…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve dhe Tregtisë së Jashtme e Maqedonisë së Veriut ka dalë me apel publik deri te shtetasit e Maqedonisë së Veriut të cilët ndodhen në Izrael, transmeton TV21. Iu bëjnë thirrje që të ndjekin portalin nacional për raste urgjente – Home Front Command www.oref.org.il i specializuar për mbrojtje civile, i cili ka dalë me rekomandime të reja deri te popullsis: të respektojnë udhëzimet tjera nga institucionet kompetente në Izrael. Ministria më tej në aple thotë se në dispozicion janë edhe dy numrat e kontaktit SOS – 075/273-732 dhe 075/268-736, si dhe edhe numri i kujdestarisë në Ambasadën në Tel Aviv +972-54-926-7378.

Lexo më Shumë

Burgjet vazhdojnë të jenë pjesë e buletinit të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Pasi dje u regjistrua një rast tragjik në Burgun e Shuto Orizares, sot bëhet e ditur se një përleshje fizike ka ndodhur mes të burgosurve në Burgun e Idrizovës, transmeton TV21. “Më datë 23.09.2024 në ora 23.27 në SPB Shkup, nga Burgu Idrizovë është denoncuar se i dënuari M.A.(31) është sulmuar fizikisht nga i dënuari 40-vjeçar, ku më pas e ka përdhënuar. Pas zbardhjes së rastit do të vijojë kallëzim penal”, qëndron në njoftimin e MPB-së.

Lexo më Shumë