Author: Jeta almakos

Presidenti i Federatës së futbollit të Maqedonisë së Veriut, Muhamed Sejdini është sulmuar nga persona të panjohur pasditën e kësaj të premte. Gjatë daljes nga stacioni policor ku denoncoi incidetin, Sejdini tha se tre persona i janë afruar dhe e kanë sulmuar teksa ka qenë duke dalë nga një lokal. “Për momentin unë nuk mund ta dij se kush e ka kryer sulmin. Isha në restorantin ballkanika dhe në momentin që dola nga parkingu më sulmuan tre persona. Falë Zotit kalova lehtë. Shpresoj që organet e MPB-së dhe gjithë insitucionet relevante do ti marrin masat për zbardhjen e këtij rasti”,…

Lexo më Shumë

Marrëveshja evropiane me Republikën e Maqedonisë është e qartë. Bullgaria nuk ka nevojë për ndërmjetës në këtë proces. Kështu deklaroi ministri i Punëve të Jashtme në Qeverinë Teknike të Bullgarisë, Ivan Kondov për BGNES, duke komentuar ndërmjetësimin e ofruar nga kryeministri hungarez Viktor Orban për tejkalimin e problemeve mes Sofjes dhe Shkupit. Orban sot pas takimit me kryeministrin e Maqedonisë, Hristijan Mickoski në Ohër, deklaroi se Hungaria është e gatshme të shfrytëzojë presidencën me BE-në dhe të ndërmjetësojë në çështjen me Bullgarinë. Nëse palët janë të gatshme të pranojnë Hungarinë si ndërmjetëse, do ta shohim. Është punë e tyre, por…

Lexo më Shumë

Zëvendës Kryeministri për Qeverisje të mirë dhe sundim të mirë, Arben Fetai në lidhjen direkte për “Intervista” në MCN TV të Repubulikës së Shqipërisë në pyetjen se cila është arsyeja e bllokimit të Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt Bashkimit Evropjan nga ana e Bullgarisë? Pasi BE –ja ka vendosur që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të vijojnë rrugën e ndarë nga njëra tjetra. Fetai tha se teksa flasim ne si Qeveri e Maqedonisë së Veriut nuk kemi ende konfirmim vendimi zyrtarë nga ana e Bashkimit Evropian andej dhe nuk mund të jap qëndrim të prerë në këtë drejtim. Neve…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, gjatë vizitës së punës në SHBA, në kuadër të sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, së bashku me diplomatin amerikan, Riçard Grenell ishte mysafir në televizionin amerikan “Newsmax”. Siç kumtojnë nga Ministria, në fokus të bisedimeve ishte vendosur konteksti aktual gjeopolitik dhe perspektiva e Maqedonisë së Veriut drejt ngjarjeve botërore. Në atë drejtim, ministri Mucunski e potencoi rëndësinë për investim të së paku 2% nga BPV-ja në mbrojtje, parim të cilin e respekton vendi ynë, sepse kjo nuk është metodë proaktive, por mjete të…

Lexo më Shumë

Një dyzet e shtatë vjeçar nga Kumanova ka ndërruar jetë pasi ka rënë para stadiumit të KF “Bashkimi”, ku ka goditur kokën në tokë – Më 26.09.2024, në ora 19:50, në SVR Shkup është raportuar se në kompleksin klinik “Nënë Tereza” në Shkup ka ndërruar jetë M.D.(47) nga Kumanova, njofton MPB. Siç sqaron policia, më 22.09.2024 përballë stadiumit të KF “Bashkimi” në rrugën “Bratstvo Edinstvo” në Kumanovë, MD. ka rënë dhe ka goditur kokën në tokë, pas së cilës vëllai i tij dhe policët e kanë dërguar për ndihmë në spitalin e Kumanovës. Pasi u ndihmua, M.D. i njëjti është…

Lexo më Shumë

Para pak çastesh është sulmuar kryetari i FFM-së, Muamed Sejdini. Siç mëson portali TS Sejdini është sulmuar nga disa persona me maska në Restorant Ballkanika në Shkup. Ende nuk ka ndonjë njfotim nga MPB dhe nuk dihen arsyet e sulmit të Muamed Sejdinit. Muamed Sejdini për momentin ndodhet në MPB – Shkup për të dhënë deklartë në lidhje me rastin./TS/

Lexo më Shumë

Ushtria izraelite sot në mbrëmje kreu një sulm ajror të rëndë dhe të paprecedentë në zonën periferike jugore të Bejrutit, duke pretenduar se ka sulmuar selinë kryesore të grupit libanez Hezbollah. Sipas korrespondentit të Anadolus në terren, avionët luftarakë izraelitë kryen rreth dhjetë sulme ajrore në zonë, e cila është bastion i Hezbollahut, me një sasi të madhe tymi që ngrihej mbi zonë. Menjëherë pas sulmeve ajrore, zëdhënësi i ushtrisë izraelite Daniel Hagari tha se sulmi kishte në shënjestër shtabin kryesor të Hezbollahut, për të cilin ai pretendoi se ishte ndërtuar nën ndërtesa civile. Sipas Kanalit 12 izraelit, ushtria izraelite…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti sot ka takuar ambasadoren e Kroacisë në Shkup, E.S. Nives Tiganj. Mexhiti shprehu mirënjohjen për mbështetjen pa kursim që Kroacia i jep vendit tonë në proceset integruese evropiane, duke theksuar se Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Qeveria janë të përkushtuara për përmbushjen e agjendës reformuese për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe kjo është e përcaktuar në mënyrë të qartë në politikat dhe ligjet e qeverisë dhe në drejtim të favorizimit të rritjes, investimeve dhe punësimit. Në takim u theksua se Ministria e Mjedisit Jetësor…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski ka njoftuar se ka realizuar takim me ambasadorin e Rusisë në Maqedoninë e Veriut, Segrej Aleksandroviç Bazdnikin, përcjell TV21. “Në takim është biseduar për më shumë tema aktuale me theks në mësimin e gjuhës ruse në shkollat fillore dhe të mesme në Kumanovë”, tha mes tjerash Dimitrievski gjatë njoftimin.

Lexo më Shumë

Presidentja e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova gjatë qëndrimit të saj zyrtar në SHBA në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së  ka realizuar takim me  përfaqësuesin e lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, por para pak minutave ka shpërndarë një fotografi në profilin e saj në facebbok me presidentin Biden. “Përshëndetje të përzemërta si shenjë mirëkuptimi dhe mbështetjeje reciproke. Unë shpreha admirim për fjalimet frymëzuese të Presidentit Biden dhe gruas së tij Jill në pritjen për krerët e shteteve”, ka shkruajtur presidentja Siljanovska.

Lexo më Shumë

Pas informacioneve zyrtare lidhur me rrahjen e mbrëmshme, respektivisht sulmin fizik ndaj tre të miturve shqiptarë në Qendër të Shkupit duke përdorur edhe sende të forta, Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësimin serioz, aq më tepër kur u informuam se sulmi ndaj të miturve ka ndodhur për motive etnike. BDI vlerëson se ky incident, jo i paprecedent fatkeqësisht, vjen si rezultat i dështimeve të përditshme të Qeverisë për të kultivuar marrëdhënie të mira ndëretnike, gjegjësisht si pasojë e hapjes së shumë çështjeve ndëretnike, si dhe vet nxitja e fjalorit provokues ndaj çështjeve etnike. “VLEN bashkë me partnerët e tyre VMRO-ZNAM,…

Lexo më Shumë

Vendimi i Bashkimit Evropian për ndarjen e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt BE-së nga presidenti i Bullgarisë Rumen Radev është cilësuar si “pasojë logjike” nga veprimet e qeverisë së RMV-së, transmeton Portalb.mk. Sipas Radevit, qeveria në Shkup po shkon në drejtim të kundërt të integrimeve evropiane. “Shpresoj që sidomos pas lajmit se Tirana dhe Shkupi do të ndahen, të nxjerrin konkluzionet e nevojshme dhe të shkojnë në drejtimin e duhur”, tha Radev. Kryeministri i RMV-së Hristijan Mickoski pas ndarjes së Shqipërisë nga RMV-ja në rrugën eurointegruese tha se nuk duhet të humben shpresat. “Megjithëse shumë herë jemi të…

Lexo më Shumë